• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Garancia Rinore” në Tiranë, edhe për Fëmijët në Konflikt me Ligjin

02/05/2025
in Te tjera
Garancia Rinore” në Tiranë, edhe për Fëmijët në Konflikt me Ligjin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Garancia Rinore”, programi më i madh i mbështetjes për të rinjtë në Shqipëri, i financuar nga Bashkimi Europian, implementuar nga Zyra e Punës Tiranë, përfshin edhe kategorinë e të miturve në konflikt me ligjin.
Nënshkrimi i marrëveshjes mes Zyrës së Punës Tiranë dhe Qendrës për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) synon një angazhim konkret për t’u ofruar të miturve që kanë pasur probleme me ligjin një shans të dytë, duke i ndihmuar të largohen nga sjelljet kundraligjshme dhe të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt përmes arsimit, formimit profesional dhe punësimit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Çfarë Mundësish Ofron “Garancia Rinore”?

Të rinjtë që bëhen pjesë e këtij programi do të përfitojnë një sërë mundësish që synojnë zhvillimin e tyre personal dhe profesional, duke përfshirë:
• Referimin drejt institucioneve arsimore, si shkolla të mesme të përgjithshme, profesionale apo universitete, për të vazhduar ose rifilluar arsimin.
• Zhvillimin e praktikave profesionale, duke u angazhuar në përvoja konkrete pune që i ndihmojnë të zhvillojnë aftësi praktike.
• Mundësi punësimi, në bashkëpunim me sektorin privat dhe publik, për të krijuar akses në tregun e punës.
• Kurset profesionale, që i ndihmojnë të rinjtë të mësojnë aftësi të reja dhe të specializohen në fusha të ndryshme.
• Programet e formimit nëpërmjet punës, që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të nevojshme për tregun e punës.
• Programet e punësimit dhe të nxënit në vendin e punës, për të lehtësuar kalimin nga arsimi në punësim aktiv.
• Vetëpunësimi, duke ofruar mbështetje për të rinjtë që dëshirojnë të nisin biznesin e tyre.

Të miturit që kanë lënë pas një dënim penal shpesh përballen me sfida të mëdha për sa i përket arsimit dhe punësimit, ndërsa stigmatizimi i bën edhe më të vështira përpjekjet e tyre për t’u integruar në shoqëri. “Garancia Rinore” ofron mbështetjen e nevojshme për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë këto pengesa dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

Ky program është një dëshmi e qartë se me mbështetjen e duhur, çdo i ri mund të ketë mundësinë për të ndryshuar jetën e tij dhe për të kontribuar pozitivisht në shoqëri.

Sepse çdo i ri meriton një shans të dytë!

Related

Previous Post

Pse Shqipëria ka nevojë për një Politikë të Jashtme 2.0

Next Post

Nis samiti i kryebashkiakëve “Pact of Free Cities” në Tiranë, Veliaj: “Angazhohemi për të qenë transformues dhe inovatorë; Krijojmë ura të reja bashkëpunimi mes qyteteve”

Lajme të ngjashme

Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%

Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%

by redaktor2
05/12/2025
0

HAS- Procesi i numërimit në bashkinë Has ka përfunduar. Mësohet se Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 3547 ose 52.57...

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, prandaj nxitën konflikt. Në Tiranë synojmë 20 mandate

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, prandaj nxitën konflikt. Në Tiranë synojmë 20 mandate

by redaktor2
05/12/2025
0

Elisa Spiropali, e cila mban detyrën e drejtueses politike të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, tha se beson se...

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.