• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Denaj: Me garancinë sovrane rrisim mundësinë e financimit për sektorin e bujqësisë 

02/06/2025
in Ekonomi, Slider
Denaj: Me garancinë sovrane rrisim mundësinë e financimit për sektorin e bujqësisë 
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj,  me prani edhe të Kryeministrit, Edi Rama, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko,  dhe Ministrit të  Financave,  Petrit Malaj, mori  pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi  rritjen e mundësive për aksesin në financë për sektorin e  bujqësisë. 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë këtij takimi me pjesëmarrjen e  drejtuesve të bankave e përfaqësuesve të organizatave të biznesit të angazhuar në sektorin bujqësor, u prezantua skema e re e Garancisë Sovrane, një nismë që synon të lehtësojë aksesin në financa për fermerët dhe bizneset bujqësore.

Përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se, ky është një proces që ka nisur disa kohë më parë dhe sot kurorëzohet në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste me vendimin e Bankës së Shqipërisë për të hapur një linjë të re inovative financimi prej 250 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus tek bujqësia dhe marrëveshjen e nënshkruar mes Bankës Qendrore dhe bankave të nivelit të dytë, për ta jetësuar këtë linjë financimi në funksion të projekteve, të investimeve në sektorin e bujqësisë në radhë të parë.

Ministrja Anila Denaj në fjalën e saj theksoi rëndësinë e sektorit të bujqësisë, i cili angazhon mbi 33% të forcës punëtore rurale dhe ka një ndikim të ndjeshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit. Ajo vuri në dukje se, pavarësisht arritjeve domethënëse në vitet e fundit, sfidat kryesore mbeten fragmentizimi i pronësisë dhe mungesa e aksesit në financa.

“Bujqësia shqiptare ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Eksportet tona janë rritur me mbi 10% çdo vit, duke arritur në 471 mijë ton dhe një vlerë prej mbi 53 milionë euro në fund të vitit 2024. Vetëm në vitin e fundit kemi një rritje në sasi me gati 21% krahasuar me vitin 2023, kryesisht në vendet e BE-së, duke synuar jo vetëm tregje elitare, por përtej këtyre tregjeve edhe numrin e konsiderueshëm rreth 30 tregje ku produktet tona shqiptare tregtohen”,  u shpreh ministrja Denaj.

Ajo theksoi se ky instrument financiar do të mbulojë deri në 70% të principalit të kredive të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare, duke ulur ndjeshëm rrezikun për huadhënësit dhe duke lehtësuar marrjen e kredive për fermerët dhe bizneset bujqësore. Sipas saj, kjo skemë nuk do të kufizohet vetëm në mbështetjen e prodhimit bujqësor tradicional, por do të inkurajojë edhe investimet në mekanizim, teknologji inovative, agroturizëm të certifikuar dhe akuakulturë, duke diversifikuar kështu burimet e të ardhurave dhe duke krijuar vende të reja pune në zonat rurale.

Ministrja nuk la pa përmendur edhe rëndësinë që kanë investimet në rritjen e kapaciteteve të ruajtjes dhe përpunimit të produkteve bujqësore, të cilat jo vetëm rrisin vlerën e produkteve shqiptare, por garantojnë edhe sigurinë ushqimore, një faktor kyç në rritjen e konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare.

Kjo tryezë diskutimi shënon fillimin e një faze të re bashkëpunimi ndërmjet qeverisë, sektorit bankar dhe sipërmarrësve bujqësorë, duke hapur rrugën për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe të integruar të bujqësisë shqiptare në vitet që vijnë.

-Fjala e plotë e Ministres Anila Denaj

I nderuar Kryeministër,

I nderuar Guvernator, Z. Sejko,    

Ministër i Financave, Z. Petrit Malaj,

Të nderuar Drejtues të Bankave dhe përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Bankave,

Përfaqësues të organizatave të Biznesit të angazhuar në sektorin bujqësor,

Shumë faleminderit që ndodheni këtu për të folur për një hap cilësor në zhvillimin e një sektori shumë të rëndësishëm që angazhon më shumë se 33% të forcës tonë rurale të ndjeshme në PBB.

Biznesi në sektorin e bujqësisë ka arritur në vitet e fundit rezultate domethënëse. Më lejoni të bëj një ekspoze të tyre shumë shkurt për t’ju incentivuar më shumë në vendimmarrjet në vijim:

  • Eksportet janë rritur mesatarisht me 10.55% në sasi dhe 11.09% në vlerë në 10 vitet e fundit, duke arritur nivelin e 471,817 ton (471 000 ton) dhe vlerën prej 53,287 milionë lekësh( 53,000 milionë Euro) në fund të 2024. Vetëm në vitin e fundit kemi një rritje në sasi me gati 21% krahasuar me vitin 2023, kryesisht në vendet e BE-së, duke synuar jo vetëm tregje elitare, por përtej këtyre tregjeve edhe numrin e konsiderueshëm rreth 30 tregje ku produktet tona shqiptare tregtohen.
  • Rritja me dyfish e sipërfaqes së kultivuar në serra, duke arritur në 2,200 ha, por duke u nisur nga 1,000 ha në 2015. Ky është një hov shumë cilësor  përgjatë zinxhirit të prodhimit, i cili nuk mund të ndërpritet për vijueshmërinë në vitet e ardhshme.
  • Përmirësim i infrastrukturës ruajtëse, magazinuese dhe përpunuese, duke mundësuar jo vetëm një standard më të lartë në sigurinë ushqimore të produktit, por edhe vendosur kohën e përshtatshme të daljes në treg.
  • Rritja e automatizimit dhe implementimi i investimeve inovative, duke ulur koston e prodhimit dhe mitiguar riskun e fuqisë punëtore kur ajo shfaqet.
  • Rritja e strukturave akomoduese në agroturizëm, duke nxitur jo vetëm punësim të të rinjve dhe grave në zonat rurale, por edhe rivitalizim të tokës bujqësore. Sot, një agroturizëm sot angazhon 22 familje dhe 11 ha tokë në funksion të një aktiviteti vjetor në rritje.  

Kjo sigurisht, falë punës së palodhur të të gjithë të angazhuarve në sektor, por edhe mbështetjes së qeverisë me subvencione dhe grante, si dhe mbështetjes nga programet IPARD të Bashkimit Evropian dhe asistenca teknike e ofruar nga shumë donatorë të angazhuar në sektor çdo ditë.

Megjithatë, zhvillimi bujqësor sot ka ende përballet me disa problematika dy prej të cilave më të theksuara:

  • Si në aspekt të fragmentizimit dhe formalizimit në zinxhir vlere.
  • Ashtu edhe në mundësi më të mëdha në mbështetje me aksesin në financa.

Mungesa e likuiditeteve dhe kolateralit është një problem i njohur, që ka limituar rritjene sektorit bankar në akreditim dhe  zgjerim të mbështetjes së bizneseve në këtë sektor  dhe mendojmë që instrumenti më i fundit i lancuar nga guvernatori është një mundësi shumë e mirë për të nxitur më tej këtë akreditim, por e shoqëruar edhe me një skemë të garancisë sovrane që po  punojmë së bashku me Ministrinë e Financave dhe që brenda këtij viti do t’a kemi në diskutim edhe me bankat e nivelit të dytë.

Garancia Sovrane që propozojmë dhe diskutojmë me ju, të nderuar përfaqësues të bankave, mendohet se do të mbulojë 70% të principalit të kredive, të cilat janë në dispozicion të bankave dhe institucioneve financiare.

Ky fond i garancisë parashikohet të fokusohet posaçërisht në 5 fusha kryesore të zhvillimit të sektorit bujqësor:

  • Sigurimin në vijueshmëri të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, duke mbështetur ndërtimin e më shumë sipërfaqeve me sera dhe stabilimente të prodhimit të mishit dhe infrastrukturë akuakulture;
  • Investime që nxisin mekanizimin dhe inovacionin;
  • Investime që nxisin prodhimin agroushqimor;
  • Investime në infrastrukturë agroturistike të certifikuara.

Investimet në sektorin e bujqësisë kanë treguar rentabilitet dhe qëndrueshmëri përgjatë viteve të fundit.


Falë edhe asistencës dhe kërkesës në rritje për cilësi dhe përshtatshmëri me kriteret e BE-së. Aktualisht, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është duke ndjekur 3 kapitujt 11, 12, dhe 13 dhe tregje shumë të rëndësishme që lidhen drejtëpërdrejtë me sigurinë ushqimore, atë të shëndetit të bimëve dhe kafshëve dhe të kontrollit zyrtar. Pikërisht, janë këto hapa domethënës të përafrimit të legjislacionit, i cili sigurisht në momentin e transpozimit të ligjit nga bizneset do të kërkojë posaçërisht një vëmendje më të madhe në investime në aktivitete fikse dhe një mbështetje më të madhe me akses në financë.

Zhvillimi natyral ekonomik, i presionuar aktualisht si nga kërkesa në rritje për eksport, por edhe nga konsumi i brendshëm në rritje, si rezultat i rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë çdo vit Shqipërinë, ka nevojë për mbështetje reale të zhvillimit dhe krijimin e kushteve të favorshme për të nxitur investimet cilësore dhe të ofrojë një zhvillim bujqësor të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm.

Në fund të fjalës time dua thjesht të falenderoj për këtë mundësi diskutimi dhe bashkërendimi, po njëkohësisht hapim një dritare mundësie për të gjithë bizneset në këtë sektor për të patur tek bankat e nivelit të dytë, sikurse edhe tek qeveria dhe te të gjithë aktorët një mundësi të artë për t’a zhvilluar dhe për t’a patur këtë moment zhvillimi një hap cilësor drejt Shqipërisë 2030, Shqipërisë drejt Integrimit Europian.

Related

Tags: financimiMinistrja Denajsektori bujqesor
Previous Post

Tirana do të presë Kongresin Botëror të Ligjit, Rama: Trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë Reformës në Drejtësi

Next Post

Skandali me procesin e zgjedhjes së Drejtorit të RTSH, japin dorëheqjen 2 anëtarë të Këshillit Drejtues

Lajme të ngjashme

Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulejman Pitarka” në lagjen 18

Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulejman Pitarka” në lagjen 18

by redaktor2
05/30/2025
0

Me vizionin për një Durrës më modern dhe më të aksesueshëm për të gjithë qytetarët, deputeti Arkend Balla, i zgjedhuri...

Noizy nesër koncert në kryeqytet me DJ të famshëm nga e gjithë bota, Anuela Ristani: “Mirëpresim në Tiranë një nga eventet më të mëdha të vitit”

Noizy nesër koncert në kryeqytet me DJ të famshëm nga e gjithë bota, Anuela Ristani: “Mirëpresim në Tiranë një nga eventet më të mëdha të vitit”

by redaktor2
05/30/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të përjetojë nesër një ndër eventet më të mëdha muzikore dhe artistike në vend. Një natë, ku...

Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë

Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë

by redaktor2
05/29/2025
0

Arkend Balla, deputeti më i ri i Partisë Socialiste në Durrës i cili rezulton edhe më i votuari në zgjedhjet...

E vrarë nga ish-i dashuri i saj, babai i Ilaria Sulës: Jetojmë mes shtëpisë dhe varrezave, deri në frymën time të fundit do të përpiqem të gjej drejtësi

E vrarë nga ish-i dashuri i saj, babai i Ilaria Sulës: Jetojmë mes shtëpisë dhe varrezave, deri në frymën time të fundit do të përpiqem të gjej drejtësi

by redaktor2
05/29/2025
0

Babai i Ilaria Sulës, vajzës së re që u godit me thikë nga ish-i i saj dhe u hodh në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulej…
  • Noizy nesër koncert në kryeqytet me DJ të famshëm nga e gjithë bota, Anuela Ristani: “Mirëpres…
  • Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë
  • Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku me deklaratën: Ishte zgjedhje e imja, e quaj…
  • E vrarë nga ish-i dashuri i saj, babai i Ilaria Sulës: Jetojmë mes shtëpisë dhe varrezave, deri në f…
  • Për ata që tallen me Zegjinenë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.