• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Skandali me procesin e zgjedhjes së Drejtorit të RTSH, japin dorëheqjen 2 anëtarë të Këshillit Drejtues

02/06/2025
in Aktuale, Slider
Skandali me procesin e zgjedhjes së Drejtorit të RTSH, japin dorëheqjen 2 anëtarë të Këshillit Drejtues
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pas skandalit me procesin për zgjedhjen e Drejtorit të ri të RTSH, kanë dhënë dorëheqjen ditën e sotme 2 anëtarë të Këshillit Drejtues. BalkanWeb mëson se anëtarët e dorëhequr janë Gëzim Podgorica, njëherazi nënkryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar dhe Genc Përmeti.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

I kontaktuar, vetë Podgorica ka konfirmuar dorëheqjen. “Po e kam dhënë dorëheqjen une dhe Genc Permeti”, është përgjigjur ai.

Pas 2 dorëheqjeve të njëpasnjëshme, Këshilli Drejtues i RTSH ngel me 9 anëtarë, nga 11 që ka në total.

Ky vendim i tyre vjen vetëm pak ditë pasi dëshmuan në komisionin parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, lidhur me paligjshmëritë dhe mungesën e transparencës në procesin për zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH. Shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues u justifikuan me faktin se nuk kishin njohuri për ligjin.

Aktualisht, procesi për zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së është pezulluar, pas thirrjes së të dy palëve të politikës. Në garë për drejtorin e ri të RTSH ishin gjithsej 10 kandidatë.

Pesë prej tyre u përjashtuan fillimisht nga Këshilli Drejtues për mungesë dokumentacioni, më konkretisht: Laureta Roshi, Florina Paskali, Flamur Buçpapaj, Harilla Koçi dhe Enrik Mehmeti.

Ndërkohë, në një mbledhje pa transparencë dhe në shkelje të ligjit, Këshilli Drejtues skualifikoi nga gara me “votim të fshehtë” dhe tre kandidatët e tjerë Eni Vasilin, Kliton Ramën dhe Ermal Hoxhën, duke kaluar në fazën e dëgjimit për të shpalosur platformat vetëm të Aurora Polos dhe Jetmir Shpuzës.

Këshilli Drejtues është akuzuar se po manipulon procesin dhe po shkel ligjin për të zgjedhur në krye të RTSH-së, Aurora Polon, edhe pse ajo nuk plotëson kriterin bazë për shkak se është inxhiniere në profesion dhe jo gazetare.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

1-Leka Bungo- Kryetar
2-Gëzim Podgorica- zv.kryetar
3-Genc Përmeti- anëtar
4-Mevlan Shanaj- anëtar
5-Ilir Keko- anëtar
6-Ardita Reçi- anëtar
7-Milena Selimi- anëtar
8-Engjëll Ndocaj- anëtar
9-Edmond Tullumani- anëtar
10-Dionis Papadhimitri- anëtar
11-Albert Minga- anëtar

Kandidatët në garë për drejtor të RTSH, dhe votimi i 27 janarit 2025

1- Harilla Koçi – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
2- Jetmir Shpuza 7 vota pro, 2 vota kundër;
3- Enrik Mehmeti – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
4- Floriana Paskali – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
5- Eni Vasili 4 vota pro, 5 vota kundër;
6- Ermal Hoxha 3 vota pro, 6 vota kundër
7- Aurora Polo 7 vota pro, 2 vota kundër
8- Kliton Rama – 4 vota pro, 5 vota kundër
9- Flamur Buçрарај – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
10- Laureta Roshi – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit

Akuza për parregullsi të garës edhe nga Leka Bungo, kreu i Këshillit Drejtues të RTSH
Kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin Parlamentar të Medias foli për paligjshmëri të Këshillit në procesin ku u skualifikuan nga gara emra të njohur dhe e vijuan konkurrimin zv.drejtoresha në detyrë Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.

“Paligjshmëria në procesin zgjedhor për drejtorin e ri të RTSH është koshiente. Të gjithë anëtarët e Këshillit drejtues e dinë, ua kam thënë se zgjedhja e Aurora Polos nuk plotëson kriterin kryesor për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm RTSH. Aurora Polo as nuk duhej të zgjidhej zv/drejtoreshë e përgjithshme. Nuk ka as diplomën e profilit të caktuar. Aurora Polo ka mbarur për inxhinieri, nuk ka punuar në media dhe ka konflikt interesi”, tha Bungo.

Related

Tags: Keshilli DrejtuesRTSH
Previous Post

Denaj: Me garancinë sovrane rrisim mundësinë e financimit për sektorin e bujqësisë 

Next Post

Gazment Bardhi merr pjesë në ceremoninë e Lutjeve në Uashington: Me Trump bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë! Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-SHBA

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
  • PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.