• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj dhe arkitekti Bjarke Ingles inspektojnë punimet për Teatrin e Ri: “Përfunduam infrastrukturën nëntokë, nis puna për ndërtimin e godinës në sipërfaqe”

02/06/2025
in Aktuale, Slider
Veliaj dhe arkitekti Bjarke Ingles inspektojnë punimet për Teatrin e Ri: “Përfunduam infrastrukturën nëntokë, nis puna për ndërtimin e godinës në sipërfaqe”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Puna për Teatrin e Ri po ecën me ritme të mira dhe pritet që brenda këtij viti të përfundojë ngritja e godinës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektimin e radhës në kantier e zhvilloi me projektuesin e Teatrit të Ri, arkitektin e BIG, Bjarke Ingles, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Bratislavës, Matus Vallo, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Samitit “Pakti i Qyteteve të Lira”, një nismë e nisur në vitin 2019 mes kryeqyteteve të Europës Qendrore, që këtë vit po mbahet në Tiranë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë se infrastruktura e nëntokës e Teatrit të Ri ka përfunduar dhe se shumë shpejt nis puna në sipërfaqe. “Kemi mbaruar punimet nëntokë dhe kemi dalë mbi sipërfaqe. Jemi gati të hedhim beton dhe të shohim madhështinë e teatrit të ri. Mund të themi se ia ka vlejtur çdo betejë, çdo debat, çdo dikutim, të gjitha ato cic-micet tona ballkanike. Ndihem mirë që në vitin kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut”, po ndërtohet Teatri i Ri, një vepër që do t’i mbetet qytetit në përjetësi. Do të kemi edhe një hapësirë për të ruajtur nostalgjinë e teatrit të vjetër, por ndërkohë po bëjmë një ndërtesë për 100 vitet e ardhshme. Një ndërtesë ku nuk do të duhet të vijmë me peshqir gjatë verës, as me batanije gjatë dimrit, por një ndërtesë për të gjithë artdashësit dhe sigurisht, një ndërtesë të denjë për artistët”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi rëndësinë e infrastrukturës nëntokë të Teatrit të Ri, kur tha se nuk ka përfunduar vetëm parkimi, por e gjithë logjistika, skenografia dhe mjetet e nevojshme që i duhen një skene teatrore.

Arkitekti Bjarke Ingels tha se transformimi që ka pësuar qyteti i Tiranës është i pabesueshëm. “Për herë të parë në Tiranë kam ardhur në vitin 2010 dhe transformimi që ka ndodhur është i pabesueshëm. Më në fund, pas gjithë kësaj pune, kemi dalë mbi nivelin e tokës dhe mund të shihni konturet e ndërtesës, si një lloj fishekzjarre e madhe prej letre, e rrudhur në mes, e cila krijon një hapësirë publike, pothuajse si një skulpturë që qëndron në një shesh publik. Brenda një viti, ne duhet të kemi të gjithë strukturën e ndërtesës dhe pastaj do të fillojmë të detajojmë punimet e brendshme”, tha ai.

Ndërsa, kryebashkiaku i Bratislavës, Matus Vallo tha se mezi pret që një ndërtesë e tillë të ndërtohet edhe në vendin e tij. “Dua të përgëzoj qytetin e Tiranës, sigurisht, e cila ka një ndërtesë të ndërtuar nga Bjarke. Bratislava është ende duke pritur ende për një ndërtesë të tillë. E pashë projektin, unë jam vetë arkitekt, e di sigurisht çfarë do të thotë BIG ose arkitektura e Bjarke Ingels dhe dua të them se është e mahnitshme”, përfundoi Vallo.

Teatri i Ri Kombëtar në Tiranë do të jetë një nga ndërtesat më të bukura në rajon. Ky teatër do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, por edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Evropë.

Related

Tags: arkitekti Bjarke InglesteatriVeliaj
Previous Post

Ministri Malaj merr pjesë në takimin për rritjen e aksesit në financë të sektorit bujqësor

Next Post

Vrasja e ish-efektivit Roland Rexhepi 16 vite më parë, Prokuroria e Elbasanit mbyll hetimet dhe çon për gjykim Donald Hoxhën

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.