• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

FSHB reagon pas akuzave të Teutës: Sulme dashakeqe

02/07/2025
in Slider, Sport
FSHB reagon pas akuzave të Teutës: Sulme dashakeqe
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në lidhje me pretendimet e vazhdueshme dhe tekanjoze të Shoqatës Teuta Basket mbi zhvillimet e fundit në Kupën e Republikës, FSHB, sqaron opinionin publik durrsak dhe komunitetin e basketbollit mbi pretendimet e Arqile Gorres, i cili vepron kundër interesave të sportistëve dhe sportdashësve durrsakë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4
  1. Organizimi i ndeshjes dhe respektimi i rregullores

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka vepruar dhe vepron në përputhje me rregulloret e miratuara, të cilat janë pranuar edhe nga Teuta Basket si shoqatë anëtare e FSHB-së. Vendimi për zhvillimin e ndeshjes në Elbasan është marrë në bazë të kritereve organizative dhe teknike, duke pasur si qëllim garantimin e një gare të ndershme dhe të barabartë për të gjitha ekipet pjesëmarrëse. Ekipi i Teutës ishte pjesë e këtij vendimi dhe ishte i gatshëm të luante në Pallatin e Sportit në Elbasan.

  1. Ndryshimi i vendndodhjes së ndeshjes

Për arsye teknike, u bë e pamundur zhvillimi i ndeshjeve në Elbasan dhe federata vendosi që ndeshjet të zhvillohen në Pallatin e Sportit “Goga” në Durrës, në kushte më të mira, por me një kosto më të lartë për federatën. Kjo u bë për të garantuar vijimin e garës dhe për të mos dëmtuar ekipet.
Në të kaluarën, z. Gorrea ishte ankuar për kushte të papërshtatshme në këtë pallat, ndërsa këtë herë gjeti një justifikim tjetër për të mos marrë pjesë, duke kërkuar që ndeshja të shtyhej pa asnjë bazë të rregullt.

  1. Refuzimi i pjesëmarrjes dhe pasojat

Nëse një ekip nuk pranon të luajë sipas rregullave të përcaktuara, atëherë nuk mund të ketë përjashtime të veçanta. Shoqata Teuta Basket, me vendimin e saj për të mos marrë pjesë, shkeli dëshirën e sportistëve për të luajtur, të sportdashësve durrsakë për të parë ekipin e tyre dhe, si pasojë, do të përballet me masat përkatëse disiplinore për tërheqjen nga Kupa e Republikës.

  1. Akuzat e pabazuara dhe prapavija e sulmeve ndaj FSHB-së

Akuzat e Shoqatës Teuta Basket ndaj federatës janë të pabazuara dhe nuk kanë asnjë argument valid. Këto janë pjesë e një platforme të mirëorganizuar nga z. Gorrea, i cili ka zhvilluar takime të fshehta me subjekte të ndryshme për të sulmuar federatën dhe drejtuesit e saj.
FSHB rikujton sukseset e arritura si:
• 5 medalje me ekipet kombëtare U16, U18 dhe U20 vetëm vitin e kaluar.
• Liga UNIKE, nga e cila Teuta Basket u tërhoq, duke u kritikuar nga opinioni sportiv në Durrës.
• Liga SIGAL për U20, për djem dhe vajza.
• Organizimi i kampionateve ndërkombëtare në Shqipëri, që rrisin imazhin dhe nivelin e basketbollit vendas.

  1. Financimi dhe mbështetja ndaj klubeve

FSHB është e vetëdijshme për sfidat financiare që përballet basketbolli shqiptar dhe ka lobuar vazhdimisht për rritjen e mbështetjes financiare për klubet. Ndërkohë, Shoqata Teuta Basket merr më shumë fonde nga Bashkia Durrës sesa federata për gjithë Shqipërinë dhe i përdor këto fonde pa asnjë përgjegjësi. Nëse një ekip refuzon të marrë pjesë në aktivitetet e federatës, atëherë duhet të ketë pasoja edhe në mbështetjen financiare që i jepet nga institucionet publike.

  1. Respekti për basketbollin dhe sportdashësit

FSHB respekton historinë e çdo klubi dhe kontributin e çdo individi në zhvillimin e basketbollit shqiptar. Megjithatë, mbështetja e së shkuarës nuk mund të përdoret si justifikim për veprime që dëmtojnë frymën sportive dhe garën e ndershme.

  1. Basketbolli do të ecë përpara

Pavarësisht pengesave dhe sulmeve të pabazuara, FSHB do të vazhdojë të punojë për zhvillimin e basketbollit shqiptar. Në vijim, do të organizohen dy ndeshje të rëndësishme për ekipet kombëtare dhe gjashtë kampionate të moshave, ndërkohë që Shqipëria do të presë edhe kampionate evropiane. FSHB do të vijojë në rrugën e zhvillimit të basketbollit shqiptar me përkushtim dhe profesionalizëm.

Gjithashtu, vërejmë se sulmet ndaj FSHB-së ndodhin çdo vit përpara fazës së play-off-it, dhe i bëjmë thirrje opinionit publik që të reflektojë në mënyrë konstruktive mbi këtë situatë.

Basketbolli është mbi gjithçka – le të fitojë sporti!

Related

Tags: FSHBreagim
Previous Post

Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” kryetares së Lëvizjes Demokratike të Bjellorusisë, Svitlana Tsikhanouskaya: “Tirana e hapur për studentët bjellorusë, që duan të studiojnë këtu”

Next Post

Deputetët gjerman në selinë e PD, takohen me Berishën! Kryedemokrati: I informova mbi krizën demokratike në vend!

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.