• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Presidenti Begaj pritet me ceremoni shtetërore në Podgoricë, takim kokë më kokë me homologun malazez! Nga integrimi i Shqipërisë në BE te Kosova, zbardhen diskutimet mes tyre

02/10/2025
in Aktuale, Slider
Presidenti Begaj pritet me ceremoni shtetërore në Podgoricë, takim kokë më kokë me homologun malazez! Nga integrimi i Shqipërisë në BE te Kosova, zbardhen diskutimet mes tyre
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Malin e Zi, u prit sot me nderime të larta shtetërore në Podgoricë nga homologu i tij, Jakov Milatović. Krerët e dy shteteve zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas me praninë e delegacioneve përkatëse. Biseda u fokusua në dialogun dhe marrëdhëniet dypalëshe, rrugëtimin e përbashkët Euroatlantik, situatën në rajon, sfidat e përballjes me faktorë të tretë, si edhe për shqiptarët në Malin e Zi dhe minoritetin malazez në Shqipëri.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Malit të Zi si dy shteteve fqinje dhe anëtare në NATO që po negociojnë intensivisht me Bashkimin Evropian, ndërsa një rëndësi e veçantë iu kushtua forcimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Në një konferencë të përbashkët shtypi më Presidentin Milatović, Presidenti Begaj bëri të ditur nismat e përbashkëta: “Ne sot dakordësuam të inkurajojmë qeveritë e vendeve tona për më shumë projekte të përbashkëta, veçanërisht në zonat ndërkufitare. Në këto zona, potenciali njerëzor, mundësitë ekonomike dhe trashëgimia unike kulturore mund të eksplorohen dhe të shfrytëzohen më mirë. Bashkë me mikun tim, Presidentin Milatović, mendojmë se do të ishte me shumë rëndësi planifikimi i vizitave të përbashkëta në këto zona.

Është shumë e rëndësishme të kemi marrëdhënie shumë të mira politike, por akoma më e rëndësishme është të kemi bashkëpunim ekonomik për të rritur  mirëqenien e popujve tanë. Është shumë me rëndësi për vendet tona, është me rëndësi për rajonin dhe për vetë Bashkimin Evropian”.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Presidenti Begaj vlerësoi sektorin e turizmit si pjesë të rëndësishme të këtij bashkëpunimi, duke theksuar nevojën e rritjes së bashkëpunimit të mirëkoordinuar dypalësh për t’i dhënë në këtë mënyrë shtysë zhvillimit të zonave ndërkufitare.

Duke iu referuar bashkëpunimit ndërmjet zonës së Plavë-Gucisë dhe Vermoshit, Presidenti Begaj u shpreh se duhet ecur më tej me projekte të tilla pozitive që sjellin mirëqenie për popujt dhe mundësi për të rinjtë: “Por, ka ende potencial të pashfrytëzuar, që duhet të përfshijnë edhe zona të tjera ndërkufitare në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë, gjithashtu. Ndërlidhja rrugore dhe projekte të përbashkëta turistike favorizojnë zhvillimin e këtyre zonave dhe do të stimulojnë të rinjtë të mos i braktisin ato. Ndërtimi i urës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin është një projekt me ndikim mjaft të madh në ndërlidhjen kufitare dhe në zhvillimin e turizmit. Ai do të mundësojë krijimin e një boshti ekonomik, turistik dhe social që lidh Shkodrën, Lezhën dhe Ulqinin”.

Një bashkëpunim i tillë duhet të përfshijë të gjitha vendet e rajonit, – vlerësoi Presidenti i Republikës, i cili theksoi se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë konstruktiv, dinamik dhe proaktiv, me orientimin e qartë, pavarësisht sfidave: “Perspektiva Euroatlantike është e vetmja perspektivë që do të garantojë paqen, stabilitetin, sigurinë, pajtimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.  Çdo qasje tjetër do të bënte që mosmarrëveshjet dypalëshe, nacionalizmat folklorike dhe ndikimet e faktorëve të tretë të fitonin më shumë terren.  Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan edhe faktori shqiptar, – theksoi Presidenti i Republikës, i cili rikonfirmoi përkushtimin për të qenë pjesë e plotë e Bashkimit Evropian: “Kemi realizuar deri tani 2 takime ndërqeveritare dhe hapjen e disa kapitujve, duke shpresuar që brenda vitit 2025 të hapen  gjithë kapitujt e negocimit me Bashkimin Evropian.

Po kështu, shpresojmë dhe besojmë që Shqipëria, brenda harkut kohor të kësaj dekade, të meritojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Pavarësisht se anëtarësimi kërkon kohën e vet, për ne me shumë rëndësi ka procesi, proces i cili po transformon shoqërinë tonë, qeverisjen, ekonominë dhe sjell përfitime direkte për të gjithë qytetarët tanë”.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Presidenti Begaj i shprehu homologut Milatović mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi ndaj Kosovës në përpjekjet e saj për integrimin rajonal dhe ndërkombëtar.

“Kosova duhet të vazhdojë me shumë energji dhe dinamizëm procesin e konfirmimit e saj të plotë ndërkombëtar, të integrimit në organizatat rajonale e ndërkombëtare, të avancimit të kërkesës së saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të bashkëpunimit institucional me NATO-n, me synim anëtarësimin e saj për të qenë anëtare e NATO-s, dhe të forcimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, – u shpreh Presidenti i Republikës, i cili i bëri thirrje liderëve politikë të Prishtinës të krijojnë sa më shpejt qeverinë e re për përmbushjen e këtyre objektivave. Kreu i Shtetit përgëzoi qytetarët e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të qeta dhe të rregullta.

Related

Tags: BegajMilatovictakim
Previous Post

Koçiu në një fasoneri në Tiranë: Ekzaminime falas për kancerin e gjirit, kontrolle pa referim çdo muaj në çdo qytet

Next Post

Këlliçi: Arrestimi i Veliajt, triumf i protestave të PD para Bashkisë së Tiranës

Lajme të ngjashme

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

by redaktor2
06/04/2025
0

Rezidencat qeveritare do të transformohen jo vetëm për sa i përket standardeve të godinave, por edhe funksionit të tyre, duke...

“Vrasja u bë për nder të…”- Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut: Kur do iknim s’na u ndez makina

“Vrasja u bë për nder të…”- Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut: Kur do iknim s’na u ndez makina

by redaktor2
06/04/2025
0

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Albi Bashaliut nga grupi...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

E dërguara e SHBA në zyrën e ministrit të Brendshëm, Hoxha: Mirënjohje për mbështetjen e SHBA në luftën kundër kriminalitetit

E dërguara e SHBA në zyrën e ministrit të Brendshëm, Hoxha: Mirënjohje për mbështetjen e SHBA në luftën kundër kriminalitetit

by redaktor2
06/04/2025
0

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror?
  • “Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja
  • Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner
  • “Vrasja u bë për nder të…”- Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhi…
  • Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook
  • E dërguara e SHBA në zyrën e ministrit të Brendshëm, Hoxha: Mirënjohje për mbështetjen e SHBA në luf…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.