• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Dita e Internetit të Sigurt –Tafa: “Siguria kibernetike nuk njeh kufij, nevojitet bashkëpunim i ngushtë”

02/11/2025
in Aktuale, Slider
Dita e Internetit të Sigurt –Tafa: “Siguria kibernetike nuk njeh kufij, nevojitet bashkëpunim i ngushtë”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Me rastin e Ditës së Internetit të Sigurt dhe në kuadër të kryesimit të Tiranës për Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, organizoi një takim rajonal mbi sigurinë kibernetike. Ky event mblodhi përfaqësues nga 13 vende pjesëmarrëse të SEECP-së dhe organizata ndërkombëtare, duke vënë në qendër të diskutimit sfidat kibernetike dhe forcimin e bashkëpunimit për një hapësirë digjitale më të sigurt.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Drejtori i AKSK, z. Igli Tafa, theksoi se siguria kibernetike nuk është më një çështje që mund të trajtohet individualisht nga secili shtet, por një sfidë që kërkon koordinim të ngushtë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Ai vuri në dukje se sulmet ndaj një vendi mund të kenë pasoja zinxhir për të gjithë ekosistemin digjital rajonal. “Për këtë arsye, ndarja e informacionit mbi kërcënimet, ngritja e mekanizmave të përbashkët dhe investimi në sigurinë kibernetike nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri,” u shpreh ai.

Znj. Antonela Dhimolea, Koordinatore Kombëtare për SEECP, vuri theksin tek harmonizimi i politikave të sigurisë kibernetike me ato të BE-së dhe NATO-s si një hap kyç për adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë digjitale.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), z. Arslan Umut Ergezer, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndarjes së eksperiencave për të përmirësuar sigurinë digjitale dhe rritur besimin e qytetarëve në institucionet publike. “Kërcënimet janë reale, por po ashtu janë edhe zgjidhjet. Duke forcuar bashkëpunimin dhe ndarjen e njohurive, mund të ndërtojmë një rajon më të sigurt dhe të qëndrueshëm,” u shpreh ai.

Gjatë tryezës së diskutimit, pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe strategjitë mbi ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse, shkëmbimin e informacionit mbi kërcënimet dhe forcimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve shtetërore, sektorit privat dhe akademisë.

Takimi u përmbyll me një angazhim të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimin e përpjekjeve me standardet globale të sigurisë kibernetike, duke mbështetur integrimin e vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së në kuadrin e sigurisë evropiane dhe ndërkombëtare.

Related

Tags: AKSKbashkepunimMEPJ
Previous Post

Pas ndarjes nga Ledri, a është Sara e gatshme për një njohje të re?

Next Post

Monika Lubonja në krah të Veliajt: Ke vënë një gur të madh në zemrat e gjithë atyre që ke ndihmuar dhe për punën e bërë

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.