• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Veliaj nuk do shkarkohet”, Rama: Garantë të palëkundur të drejtësisë, nxisim transparencë për të dalë tek e vërteta

02/11/2025
in Politikë, Slider
“Veliaj nuk do shkarkohet”, Rama: Garantë të palëkundur të drejtësisë, nxisim transparencë për të dalë tek e vërteta
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama pohon se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua të hënën me urdhër të SPAK nuk do të shkarkohet nga detyra.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai thekson se Partia Socialiste dhe qeveria janë garantë të palëkundur të drejtësisë, ndërsa në reagimin e tij citon një shkrim të BIRN, që sipas Ramës, kjo medieje e ka nxjerrë nga “konteksti brutalisht përgjigjen e zyrës së shtypit të kryeministrisë”.

Reagimi i Ramës: 

Kjo frëngji është e një grupi që quhet Birn, i cili pretendon se lufton për të vërtetën dhe ndërkohë nxjerr nga konteksti brutalisht përgjigjen e zyrës së shtypit të kryeministrisë! Dhe tani ky titull i pavërtetë bëhet avaz kudo, e pastaj do thuhet se ai ka thënë që … Kjo më lart është bota çmendurake ku jetojmë. Ndërsa kjo më poshtë është deklarata e zyrës së shtypit në përgjigje të pyetjes së Birn se a do të shkarkohet Erjon Veliaj:  Mesa duket nuk e keni ndjekur adresimin qe kryeministri i beri arrestimit te kryetarit te bashkise se Tiranes, ku jemi ne kushte teresisht te ndryshme nga te gjitha rastet e meparshme. E para, sepse nuk kemi nje çeshtje konkrete korrupsioni per te cilen ka nje aktakuze, po jemi perpara nje romani voluminoz mbi germimet e kryera ne jeten e tij dhe bashkeshortes se tij. Pra, ne thelb jemi perballe nje rasti qe krijon dyshimin e arsyeshem te nje hetimi jashte shinave kushtetuese dhe nje ndalimi ne shkelje te standarteve demokratike. Por eshte ende shume heret per te dale ne perfundime, prandaj rezervojme te drejten per te marre kohe. E dyta, qendrimi pesevjecar i Partise Socialiste dhe kryeministrit per te mos bere asnje koment ne asnje rast specifik, ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna te kryetarit te bashkise se kryeqytetit, per ta mbyllur pa gjyq ne nje qeli dhe duke kycur ne shtepi edhe bashkeshorten, nene e nje djali gjashtevjecar. Ky fakt tejet problematik per gjithe kryeqytetin, jo thjesht per kryebashkiakun si pale ne proces po edhe per ne si garante te Reformes ne Drejtesi dhe njekohesisht te kontratave me qytetaret ne nivel qendror e vendor, aq me teper per metropolin e Shqiperise, kerkon nje reflektim shume serioz. Dhe e fundit, ne do t’ju ishim shume mirenjohes juve dhe cilesdo media qe ne vend se te beje thjesht leximin e romanit policor te akt-akuzes, te hedhe drite per provat qe e mbeshtesin ose jo fillin e atyre afro 400 faqeve. Si perfundim, pergjigja eshte qe jo vetem kryetari i Bashkise se Tiranes nuk do te shkarkohet nga detyra, po nga ndalimi i tij ka lindur per ne detyra qe te vazhdojme te jemi garante te palekundur te drejtesise, duke nxitur sa me shume transparence per te dale tek e verteta. Ciladoqofte ajo.

Related

Tags: Edi RamaShkarkimiVeliaj
Previous Post

Laboratori i Kontrollit të AKBPM-së merr certifikatën e akreditimit ndërkombëtar ISO/ Koçiu: Garantojmë cilësinë e barnave që hyjnë në tregun shqiptar

Next Post

Dekolteja e hapur, ish-p*rnostarja Mia Khalifa ngre temperaturat

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.