• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro mbështetje për Veliajn: Ju tregoj Erionin që unë njoh, njeriun e punës që transformoi Tiranën

02/13/2025
in Politikë, Slider
Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro mbështetje për Veliajn: Ju tregoj Erionin që unë njoh, njeriun e punës që transformoi Tiranën
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter
https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kryebashkiakun Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një lider transformues që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kryeqytetit. Në një deklaratë të gjatë, ai thekson rëndësinë e prezumimit të pafajësisë dhe shpreh bindjen se akuzat e ngritura ndaj Veliajt do të sqarohen në rrugë ligjore.
Më poshtë, deklarata e plotë e Afrim Qëndros:

Për Erionin që unë njoh!

Erion Veliajn e çmoj për punën e mirë transformuese që ka bërë në Tiranë përgjatë një dekade, për lidershipin në drejtimin e skuadrës së PS Tiranë dhe sukseset tona të përbashkëta elektorale edhe përtej kësaj bashkie, në të gjithë Qarkun ku ka vepruar si drejtues politik.

Besoj realisht se akuzat e dyshuara mbi të nuk janë të vërteta dhe kjo sigurisht do të provohet në gjykatë. Teksa jam i bindur se Erioni do t’i shkojë deri në fund të vërtetës së tij, duhet të mos e harrojmë për asnjë moment se prezumimi i pafajësisë as që nuk duhet të vihet në diskutim.

Gjyqet publike dhe telendisjet para turmave duhet të jenë një vegim i së shkuarës sonë të largët e të errët. Ato nuk kanë më vend në shekullin ku po jetojmë dhe në Europën demokratike ku duam të shkojmë.

Erion Veliaj është një figurë qendrore publike, një politikan i votuar prej qindra e mijëra zgjedhësve të Tiranës. Për asnjë moment nuk rezulton ti jetë shmangur asnjë procedure të ndjekur prej organeve të drejtësisë dhe ka bashkëpunuar plotësisht me to. Rrjedhimisht, vijimi i hetimeve ndaj tij do duhet të ishte bërë në gjendje të lirë, duke ja mundësuar të respektojë kontratën dhe detyrimin që ka për tu shërbyer qytetarëve të kryeqytetit.

Nuk i shkruaj këto radhë për të atakuar drejtësinë në punën e asaj. Gjithçka ne bëmë për ta shkëputur drejtësinë nga ndikimi i politikës është një histori suksesi. Gjithësesi, ne që e çliruam drejtësinë nga kthetrat e politikës duam dhe kemi të drejtë të pretendojmë standarde të panegociueshme demokratike.

Edhe rasti ndaj qytetarit të parë të Tiranës dhe njeriut të dytë më të votuar në Shqipëri, është një prej atyre kur ne i pretendojmë pashmangshmërisht këto standarde demokratike, për një proces të drejtë e krejt jashtë pasionit të politikës së ditës.

Teksa Kryetari i Bashkisë së Tiranës ndodhet në këto kushte, është detyrim i secilit prej nesh që të angazhohemi maksimalisht që punët në këtë institucion të vazhdojnë normalisht dhe asnjë qytetari të mos i mungojnë shërbimet publike.

View this post on Instagram

A post shared by Afrim Qëndro (@afrimqendro)

Related

Tags: Afrim QendroErion Veliaj
Previous Post

Zgjedhjet e 11 Majit! Dumani takohet me Celibashin: Bashkëpunim SPAK-KQZ për denoncimin, hetimin dhe luftën ndaj krimeve zgjedhore

Next Post

U kapën me kokainë me vlerë 100 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.