• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Akuzat e Veliajt për statusin i “dënuar”, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: Kryebashkiaku është i padënuar, ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie

02/14/2025
in Aktuale, Politikë
Akuzat e Veliajt për statusin i “dënuar”, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: Kryebashkiaku është i padënuar, ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pasi në dosjen hetimore të Erion Veliajt, kryebashkiaku cilësohet si person i dënuar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Drejtoria e Burgjeve sqaron se pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, Veliaj rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.

Gjithashtu sqaron se në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar se Erion Veliaj nuk është i dënuar. Në përgjigje të kërkesës së SPAK,  në një njoftim për mediat, institucioni i Burgjeve ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979.

Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.

Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Reagimi i SPAK

Në lidhje me pretendimet e shtetasit nën hetim E.V sa i takon gjendjes së tij gjyqësore, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron se:

Në kërkesën për “Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal”, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shtetasin nën hetim E.V, me numër protokolli 2402, dt. 24.01.2025, Prokuroria e Posaçme nuk i është referuar për asnjë moment gjendjes së tij gjyqësore.

Si pjesë e akteve të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme është edhe një certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore me nr. prot. 5488 datë 23.01.2025, e gjeneruar nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, ku organi procedues ka akses. Kjo certifikatë, në brendësi të saj përmban informacionin se shtetasi E.V, i biri i L. dhe Sh. lindur më 17.12.1979 në Tiranë, rezulton “I dënuar”.

Në lidhje me këtë certifikatë, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në lidhje me veprat penale si edhe vendimet gjyqësore, të cilat lidhen me certifikatën elektronike që është gjeneruar.

Me shkresën nr. 2215/1 datë 12.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka sqaruar mes të tjerave se:

…çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast. Shtetasi E. L. V. ka 3 vendime pafajësie.

Në çdo rast, as në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Gjykatës se Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por as nga kjo e fundit, nuk është përdorur si rrethanë gjendja gjyqësore e shtetasit nën hetim E.V, për të caktuar ndaj këtij të fundit, masën shtrënguese të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Reagimi i Erion Veliajt (13 shkurt)

Kurdisja e një paçavureje 1

Nuk mund të rri pa folur edhe për një skandal të rëndë që zbulova dje në sallën e gjyqit, e shkruajtur e zezë mbi të bardhë, që në faqen e parë të paçavures së hartuar me zell të madh nga prokurori Ols Dado.

U informova se në të gjitha gjirizet mediatike të PD-së na ishte publikuar se në dosjen time prokurori kishte shkruajtur: “Erion Veliaj është “i dënuar”, me shënimin “sipas Çertifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësore Nr. 5488 Prot., datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”.”

Kur e mësova, ky detaj më tronditi edhe mua personalisht, ashtu siç mund të ketë tronditur jo pak njerez të tjerë sepse dëshmia ime e penalitetit është e pastër.

Dje në sallën e gjyqit, vetëm pasi unë deklarova që jam i padënuar dhe, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur me votë 3 herë radhazi nga qytetarët e mi, kam plotësuar formularin e dekriminalizimit, prokurori Ols Dado u detyrua ta verifikonte këtë me një telefonatë, (pasi siç duket, në mendjen e tij tashmë rezultoj një person i dënuar), dhe u përpoq ta kalonte këtë skandal, duke thënë se është thjesht një ‘lapsus’, që e paskan bërë shkruesit e dosjes time.

Pra, që në faqen e parë të akuzës të ngritur kundër meje na qenka bërë gabimisht një lapsus frojdjan kaq i rëndë, e njëkohësisht kaq qesharak, nga prokurori hartues i dosjes.

Po si mundet të bëhet një lapsus në një dosje hetimore? Si mund të luhet me jetë njerëzish duke e kaluar me fjalët “ishte lapsus”?

Ky ‘lapsus’, vetëm lapsus nuk është! Është një hije e madhe dyshimi mbi të gjithë atë që është gatuar kundër meje dhe bashkëshortes sime.

Tani është i qartë serioziteti me të cilin janë zhvilluar hetimet kundër familjes dhe personit tim: më e pakta, në dosjen time ka gabime trashanike, si kjo e faqes së parë, e të cilat do t’i publikoj një e nga një për publikun dhe qytetarët e Tiranës; por, rezervoj edhe dyshimet e mia mbi dëshirën e nxituar të prokurorit Ols Dado për të më shpallur fajtor ende pa nisur procesi i gjykimit.

477782507_1168386217989877_9077912155862998057_n

Related

Tags: Drejtoria e BurgjevereagimVeliaj
Previous Post

Disiplina jep vendimet/ Plasin dënimet për derbin e kryeqytetit, pezullime për protagonistët e Partizani-Tirana

Next Post

“Sot tërhiqem nga çdo fjalë”/ Zebërvoki komenton raportin e Eglit dhe Gjestit

Lajme të ngjashme

Asfalti elektoral në Belsh, rrëfimi i kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezërit Hysa”  i bënë vetë

Asfalti elektoral në Belsh, rrëfimi i kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezërit Hysa”  i bënë vetë

by redaktor2
06/02/2025
0

Hetimet e zhvilluara nga prokuroria e Elbasanit, për rastin e shtrimit të asfaltit elektoral në Belsh, kanë nxjerrë faktin se...

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

by redaktor2
06/02/2025
0

Që prej fillimit të vitit duket se ka një rivalitet të fortë (!) në lidhje me tenderët milionësh të AKSHI-t...

Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulejman Pitarka” në lagjen 18

Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulejman Pitarka” në lagjen 18

by redaktor2
05/30/2025
0

Me vizionin për një Durrës më modern dhe më të aksesueshëm për të gjithë qytetarët, deputeti Arkend Balla, i zgjedhuri...

Noizy nesër koncert në kryeqytet me DJ të famshëm nga e gjithë bota, Anuela Ristani: “Mirëpresim në Tiranë një nga eventet më të mëdha të vitit”

Noizy nesër koncert në kryeqytet me DJ të famshëm nga e gjithë bota, Anuela Ristani: “Mirëpresim në Tiranë një nga eventet më të mëdha të vitit”

by redaktor2
05/30/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të përjetojë nesër një ndër eventet më të mëdha muzikore dhe artistike në vend. Një natë, ku...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Asfalti elektoral në Belsh, rrëfimi i kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezër…
  • Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq…
  • Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulej…
  • Noizy nesër koncert në kryeqytet me DJ të famshëm nga e gjithë bota, Anuela Ristani: “Mirëpres…
  • Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë
  • Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku me deklaratën: Ishte zgjedhje e imja, e quaj…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.