• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Koçiu në korpusin e ri të laboratorëve të ISHP-së: Nuk ka vend për panik nga meningjiti, situata nën kontroll.

02/14/2025
in Aktuale, Slider
Koçiu në korpusin e ri të laboratorëve të ISHP-së: Nuk ka vend për panik nga meningjiti, situata nën kontroll.
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini ka inspektuar sot punimet që vijojnë për ndërtimin e korpusit modern të Laboratorëve të Referencës Kombëtare pranë ISHP-së, një investim i buxhetit të shtetit që përmirëson parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, rrit sigurinë shëndetësore kombëtare dhe forcon kërkimin shkencor në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Gjatë vizitës në kantierin e punimeve në ISHP, ministrja Koçiu si dhe shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino folën për situatën nga meningjiti në vend nisur nga rasti i fundit i paraqitur në Spitalin e Durrësit.
Koçiu nënvizoi se nuk ka vend për panik edhe pse prindërit me të drejtë shqetësohen pasi autoritetet shëndetësore kanë marrë të gjitha masat që nga shfaqja e rastit në një shkollë në Durrës ku brenda 24 orëve janë kryer të gjitha, diagnoza, mjekimi, fillimi i gjurmimit, hetimit dhe fillimi i trajtimit të kontakteve.
Edhe mjekja Bino deklaroi se nga viti 2009 fëmijët janë vaksinuar për këtë sëmundje. “Ne kemi kryer profilaksi me antibiotikë për 99 persona, për pjesëtarët e ngushtë për të parandaluar nga ndonjë mbartës familjar përhapjen e mëtejshme. Kemi bërë dhe kontakte mesatare që janë klasa, mësuesit, punonjësit shëndetësor dhe për të gjithë këta është kryer profilaksia. Mundësia për t’u infektuar në klasa te kontaktet shkollore fillore është 1 në 13 mijë raste. Pra ne kemi shkuar shumë larg, deri në shkollat e mesme që shkon nga 1 person në 35 000 raste që mund të shfaqet. Pra për të patur një siguri maksimale e kemi zgjeruar profilaksinë e kontakteve në një shkallë shumë të madhe. Kështu që nuk ka nevojë për panik”, theksoi Bino.
Ajo apeloi që në çdo rast të ndiqen këshillat e mjekëve ndërsa me rëndësi është edhe dizifektimi i shkollave.
“Shkollat duhet të pastrohen çdo ditë, jo me fushata. Shkollat pastrohen me të gjitha mjetet që ne pastrojmë në shtëpitë tona. Bankat, tualetet dhe çdo gjë tjetër. Pra ne kryejmë parandalimin për të parandaluar këtë kontaktin e ngushtë në një kontakt tjetër të mos infektojë dhe të bëhet mbartës nga ky person.. Nga ana tjetër ne kemi propozuar vaksinën ndaj meningokokut dhe dua të theksoj që vaksina nuk është mjeti kryesor kur kemi një rast. Mjeti kryesor është profilaksia me antibiotikë pasi në kontaktet e ngushta, edhe nëse janë të vaksinuar ne japim profilaksinë me antibiotikë, për të qenë sa më të sigurt”, u shpreh shefja e Epidemiologjisë në ISHP.
“ Prandaj duhet vizita menjëherë tek mjeku i familjes për çdo shenjë dhe të mos neglizhohen simptomat”, nënvizoi ministrja Koçiu.
Sa i përket ndërtimit të laboratorëve të rinj të ISHP-së, Koçiu tha se ky objekt do të sigurojë akomodimin e shtatë laboratorëve të rëndësishëm.
“Pandemia COVID na tregoi që është e domosdoshme të forcojmë akoma më shumë kapacitetet laboratorike të ISHP-së dhe jo pa qëllim, filluam ndërtimin e laboratorëve të rinj në një ambient komplet të ndërtuar nga e para. Është një godinë në fakt 4 kate mbi tokë dhe një kat nën tokë e cila është e mundësuar falë investimit të buxhetit të shtetit me një vlerë afro 5 milionë euro, një godinë 3 cila do të sigurojë kushte bashkëkohore për të gjithë ekzaminimet laboratorike që do të zhvillohen këtu”, theksoi Ministrja e Shëndetësisë.
Ajo tha se “do të vijojmë të investojmë në pajisje laboratorike, për të rritur kapacitetet diagnostikuese këtu në këto laboratorë, por sigurisht edhe për të përmirësuar të gjithë proceset e punës që kryhen në laborator. Për të gjitha ato patologji të cilat janë me rrezikshmëri të lartë, garantohet kushte sigurie maksimale me qëllim që të kryhen edhe ekzaminimet e nevojshme”.
“Laboratorët që po ndërtohen këtu janë sipas parametrave dhe standardeve të laboratorëve europianë duke ruajtur të gjitha protokollet me të cilat do të duhet që të zbatojnë laboratorë të tillë. Ky mund të jetë si një binjakëzim edhe me laboratorët e tjerë si motra europianë, për vlerësime dhe studime që mund të shërbejnë edhe në rajon. Këtu janë të vendosura edhe laboratorë të tjerë të rëndësishëm, të ujit, cilësisë së ajrit, të cilësisë së ushqimeve për të mbrojtur dhe garantuar sigurinë e shëndetit të popullatës”, vijoi Koçiu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se “me rritjen e kapaciteteve këtu mundësojmë që të kryhen diku tek 35 mijë ekzaminime laboratorike në situate të qeta, por që sigurisht edhe në situata epidemiologjike, të kemi kapacitete dyfishuara të ekzaminimeve që kryhen në këto laboratore. Por edhe duke qenë një laborator kombëtar reference, patjetër që ngrihet në një nivel tjetër edhe sa i përket ekselencës dhe kërkimeve shkencore që kryhen këtu”.
Korpusi i laboratorëve të referencës kombëtare të Institutit të Shëndetit Publik po ndërtohet në një sipërfaqe prej 2900 m2 ku dhe i cili do ketë nivelin më të lartë të biosigurisë sipas standardeve të BE-së ku trajtimi i agjentëve biologjikë me rrezik të lartë, bëhet në nivele më të larta mbrojtje për shëndetin e specialistëve, krahasuar me nivelin që aktualisht ka. Laboratorët do të pajisen edhe me aparatura të teknologjisë së fundit dhe me kushte bashkëkohore pune për ekspertët dhe stafin e ISHP-së duke garantuar përgjigje sa më efektive, në kohë dhe të sigurta për shëndetin publik. Gjithashtu, me mbështetjen e buxhetit të shtetit do të rikonstruktohet edhe godina qendrore e ISHP-së.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: inspektonISHPLaboratoriMinistrja Kociupunimet
Previous Post

Shqipëria emeton Eurobondin 650 milionë euro me afat maturimi 10-vjeçar

Next Post

Kërcënuan dhe dhunuan fizikisht punonjësin e policisë jashtë shërbimit, arrestohen dy vëllezër

Lajme të ngjashme

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.