• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shqipëria emeton Eurobondin 10-vjeçar, Rama: Ky ishte emetimi më i suksesshëm! Të gjithë kanë besim te ekonomia jonë!

02/14/2025
in Politikë, Slider
Shqipëria emeton Eurobondin 10-vjeçar, Rama: Ky ishte emetimi më i suksesshëm! Të gjithë kanë besim te ekonomia jonë!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një video në Facebook, përmes së cilës ndan lajmin e emetimit të Eurobondit 10-vjeçar për Shqipërinë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Rama thotë se ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë sa i përket interesit të lartë të investitorëve të huaj dhe normën e ulët të interesit.

Në fund të postimit Rama thotë se kjo tregon se të gjithë po i besojnë ekonomisë dhe financës së Shqipërisë.

Për Kryeministrin Rama, kjo tregon pozicionimin e ri të Shqipërisë dhe respektin për të në tregjet ndërkombëtare.

Edi Rama: Përshëndetje jam shumë i gëzuar se sapo u mbyll me sukses procesi Eurobondit 10-vjeçar, sapo morëm dritën jeshile se mund ta ndajmë këtë me opinionin publik. Ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë sa i përket 3 gjërave

Së pari interesit të investitorëve të huaj, ofruan 4.3 herë më shumë se sa nevoja jonë. Madje gjatë ditës oferta vajti në 5.7 herë më shumë se sa nevoja jonë. Gjë që bëri të ulim normën e interesit për të larguar një pjesë të investitorëve. Ky mbulim më i larti i regjistruar në vendet e Europës qendrore dhe lindore që nga tetori 2024

Së dyti numri më i lartë i investitorëve me 159 të tillë të interesuarit.

Së treti normë interesi më të ulët për Shqipërinë se sa për vendet si Serbia dhe Rumania për obligacionet 10 vjeçare.

Në thelb ka vetëm një fjalë që i thotë të gjitha besim të Shqipëri, te ekonomia dhe te financat e Shqipërisë. Po i besojnë të gjithë përditë e më shumë. E di që këneta politiko mediatike mbase s’do e japë fare, se po ju mban lidhur pas iluzioneve të bufit të kënetës, që në 11 maj do mbetet në një vaki shembullore elektorale. Por këta lajm s’mund ta ndaja me ju përpara se në konferencën e Sigurisë në Mynih, dhe për tu kthyer sepse na pret një betejë ekzemplare dhe fitore spektakolare .

Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro.

Ky Eurobond u emetua me një kupon 4.75% dhe me një normë interesi (yield) 5%. Instrumenti ka një jetëgjatësi 10-vjeçare dhe do të maturohet në Shkurt 2035.

Suksesi i këtij emetimi i referohet disa aspekteve të rëndësishme dhe në radhë të parë kërkesës shumë të lartë të investitorëve, duke bërë të mundur një ulje të konsiderueshme të normës së interesit (yeild-it) përgjatë tregtimit me 50 pikë bazë, nga norma fillestare prej 5.5%.

Për vendin tonë, specifikisht mund të vlerësohet marzhi më i ulët se në çdo dalje në eurobond më parë, që përbën një element të rëndësishëm të normës së interesit, apo siç quhet në terminologjinë e tregjeve financiare “spread-i”.

Related

Tags: Edi RamaEurobondi
Previous Post

GJKKO rrëzon kërkesën e Altin Kodrës, i dënuari me 22 vite burg për vrasje mbetet në regjimin 41-bis

Next Post

Pas injorimit të vazhdueshëm të Gjesit në shtëpi, Egli shpërthen në lot: Dua të iki

Lajme të ngjashme

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

by redaktor2
05/12/2025
0

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823...

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

by redaktor2
05/12/2025
0

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë. Rezultatet sipas partive:PS 3214 vota,PD- ASHM 1003 vota,

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

by redaktor2
05/11/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e PS-së në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në...

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.