• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Plani Kombëtar i Veprimit, Manastirliu: Fletorja Digjitale, informacion në kohë reale për prindërit

02/17/2025
in Slider, Sociale
Plani Kombëtar i Veprimit, Manastirliu: Fletorja Digjitale, informacion në kohë reale për prindërit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim të gjerë me mësues, psikologë, punonjës socialë, oficerë sigurie, përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Prindërve dhe të shoqërisë civile, ka prezantuar Fletoren e Komunikimit Digjital, një instrument tepër i rëndësishëm që do t’i shërbejë përmirësimit të komunikimit, forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes shkollës dhe prindërve, e cila aksesohet nga mësuesit, punonjësit e shërbimit psikosocial, nga oficerët e sigurisë dhe nga prindërit për informimin në kohë reale, përmes SMIP dhe e-Albania.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Fletorja e Komunikimit Digjital është pjesë e Planit Kombëtar të Veprimit që ka nisur të zbatohet në të gjitha shkollat dhe që ka për qëllim fuqizimin e mekanizmave të sigurisë në shkolla për të garantuar një ambient gjithëpërfshirës, të shëndetshëm dhe të sigurt për fëmijët tanë në çdo institucion arsimor.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se Plani Kombëtar i Veprimit është hartuar së bashku me komunitetin e mësuesve, prindërve, shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë duke theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm mes aktorëve kyç në shkolla.
“Planin Kombëtar të Veprimit e hartuam së bashku me komunitetin e mësuesve, të prindërve, të shoqërisë civile dhe të partnerëve ndërkombëtarë.
Kemi ndërtuar tashmë brenda sistemit SMIP një dritare të veçantë që është Fletorja e Komunikimit Digjital, një hap përpara sa i përket informacionit të sigurt, informacionit në kohë reale, jo vetëm nga mësuesi, por edhe nga punonjësi social, psikologu, oficeri i sigurisë në shkolla, që përmes një sistemi të informacionit të digjitalizuar, që tashmë çdo prind e ka përmes e-Albania dhe përmes aplikacionit SMIP, të mundet që të marrë informacion edhe për sjelljen e fëmijës, edhe për talentet, edhe për prirjet, por edhe për problematika që mund të shfaqen në çdo moment dhe për të cilat prindi duhet të jetë i informuar”, tha ministrja Manastirliu.

Duke folur mbi forcimin e mekanizmave të sigurisë në shkollat tona, Ministrja Manastirliu tha se do të rritet numri i oficerëve të sigurisë, psikologëve dhe punonjësve socialë në shkolla:
“Oficeri i sigurisë do të ketë një instrument më shumë për të komunikuar me prindin në kohë reale në rastin e konstatimit të një incidenti apo problematike në shkollë. Punonjësit socialë dhe psikologët do të monitorojnë çdo sjellje që mund të sjellë pasoja në të ardhmen, duke ndërtuar një sistem të raportimit dhe vlerësimit periodik përmes SMIP. Duke filluar nga viti i ardhshëm akademik do të kemi më shumë se 100 oficerë sigurie që i shtohen shkollave tona, duke garantuar që edhe në shkollat me mbi 900 nxënës të kemi 2 oficerë sigurie. Po ashtu, do të rrisim numrin e punonjësve socialë dhe psikologëve për të ofruar mbështetje psiko-emocionale në kohë reale. Ndërkohë, po bashkëpunojmë me Ministrinë e Brendshme për vendosjen e kamerave inteligjente në shkolla, si një mekanizëm më shumë për sigurinë e nxënësve.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit.

Ministrja Manastirliu u ndal edhe te rrjeti kombëtar për mbrojtjen dhe sigurinë online që është një rrjet i cili do të prekë dhe do mbulojë të gjitha shkollat e vendit përmes ambasadorëve të sigurisë online, përmes të gjithë platformës së trajnimeve të mësuesit për edukimin digjital por edhe përmes një roli të ri në shkolla që është specialisti i edukimit digjital, i cili orienton nxënësit por edhe mësuesit se ku të aksesojnë online dhe cilat do të jenë faqet online të cilat vërtet japin informacione të vlefshme dhe të sigurta. “Ky rol në shkollë jemi të bindur që do të orientojë shumë edhe mënyrën sesi ne i qasemi të gjithë platformave digjitale por edhe mënyrës së re te edukimit në shkolla.”, shtoi Ministrja Manstirliu.

Në fund ajo vuri theksin te rëndësia përdorimit të Fletores së Komunikimit Digjital:
“Ju ftoj që ta përdorni sepse e para është e sigurt, e dyta është e gjurmueshme, dhe e treta orienton veprimet e mëtejshme për çdo rast të evidentuar. Në fund të ditës, kjo rrit besimin aq të nevojshëm të prindërve te shkolla dhe siguria e nxënësve.”
Ministria e Arsimit dhe Sportit po vijon punën për zbatimin e plotë të Planit Kombëtar të Veprimit dhe forcimin e sigurisë në institucionet arsimore në të gjithë vendin.

Related

Tags: ManasterliuPlani Kombëtar i Veprimit
Previous Post

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha përsërit thirrjen për forcat politike: Të bashkohemi në një front! Pavarësisht konsideratave ndaj meje, mos harroni se…

Next Post

Abuzimet me fondet e SASPAC/ SPAK dërgon për gjykim ish-ministrin, Ilir Beqaj dhe 5 të pandehurit e tjerë! Ja akuzat e ngritura ndaj tyre

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.