• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

‘S’ke moral jep dorëheqjen’, Rama i përgjigjet komentuesit: PS i hapi rrugën goditjeve në nivele të larta! Populli këtë priste! Më 11 maj fitojmë për herë të dhjetë

02/17/2025
in Aktuale
‘S’ke moral jep dorëheqjen’, Rama i përgjigjet komentuesit: PS i hapi rrugën goditjeve në nivele të larta! Populli këtë priste! Më 11 maj fitojmë për herë të dhjetë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama vijoi sot me rubrikën ‘Sy më sy’ në facebook. Rama iu përgjigj një komentuesi i cili shkruante se të gjitha janë hajdutë dhe se kryeministri duhet të japë dorëheqjen, pasi nuk ka moral prej atyre që janë në burg.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

‘Populli kur erdhe ti kishe besim… po dolët të gjithë hajdutë… thua nuk kam përgjegjësi kush vjedh,,, është njësoj si ai trajneri që skuadra vetëm humb dhe të të thoj nuk mbaj përgjegjësi… dhe mos të kesh vjedh ti prapë s’ka më moral jep dorëheqjen.’

Rama përsërit edhe një herë se reforma në drejtësi është vullnet i Partisë Socialiste. Sipas tij, PS ka pasur vullnetin për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Më tej, Rama theksoi ata që thonë se PS i ka të gjithë hajdutë i përkasin korit që blegërin nëpër media apo politikë.

Rama në ‘Sy më sy’:

Le t’i marrim pak me radhë i dashur Fredi, e para populli besimin e tregon me votë dhe qëkur erdha unë deri me sot, ma ka dhënë besimin 9 herë. Të siguroj që ma jap përsëri në 11 Maj, për të dhjetën herë dhe me rezultatin më të mirë nga të 10-ta herët.

Pse e kam unë këtë bindje? E kam këtë bindje pikërisht sepse populli nuk mendon si ti, që unë duhet të jap dorëheqjen pse udhëhoqa pavarësimin e drejtësisë dhe i hapa rrugën goditjeve në nivele te larta, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë viti 1912 e deri kur me partinë socialiste udhëhoqëm e realizuam reformën në drejtësi. Sepse populli priste pikërisht këtë nga reforma ne drejtësi, fundin e pa ndëshkueshmerisë, të një drejtësie ku ligji kishte fuqi vetëm mbi më të dobëtit.

Me dolën te gjithë hajdutë? Eh jo, këtu janë disa gjëra që duhet vërtetë t’i sqarojmë. E para në tre mandate unë kam pasur nja 60 ministra dhe deri më tani dy ministra të mandatit të parë janë dënuar, njeri mbahet ne paraburgim edhe pse mund të ndiqej në gjendje të lirë, po nuk është dënuar dhe një tjetër, ish-zvkm ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë.

Nga një anë këto janë pasqyrë e vullnetit tonë të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë të bëjë punën e saj të pavarur, e ji i bindur se pa këtë vullnet kjo nuk ndodhte kurrë. Nga ana tjetër, me ligj e me zakonin e vjetër shqiptar hajdut quhet dikush qe dënohet me prova, jo dikush qe dënohet dhe lincohet me gurë në Pazar pa prova. E njëjta logjike vlen edhe për nja 250 kryetarë bashkie dhe deputetë gjatë këtyre viteve. Disa te dënuar po, e vërtete, por te thuash të dolën ë gjithë hajdutë është thjeshtë ti bashkoheshi korit të blegërish si kopeja politiko – mediatike.

Tani vijmë tek përgjegjësia. Mësoje nga unë se jeta është e gjatë dhe mund të të duhet. Edhe në një familje, lëre pastaj ne një organizate, kompani, parti a shtet të terë, përgjegjesia e shkeljes se ligjit nuk është kolektive, po është individuale.

Ndërsa moralisht familja, organizata, partia apo vetë qeveria, mbajnë përgjegjësi për si reagojnë ndaj rastit kur dikush nga njerëzit e tyre shkelin ligjin. Deri para se të bëhej Reforma në Drejtësi, reagimi ishte marrja ne mbrojtje dhe pengimi me çdo mjet i drejtësisë. Ata qe duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh, përballë nesh, me përbetimin publik se në 11 maj po u dhatë votën do reagojnë duke e shkrire fare Spakun.

Ndërsa ne mbetemi te palëkundur në mbështetje të drejtësisë se re dhe reagimi ynë është drejtësia të bëjë punën e vet në pavarësi të plotë dhe në nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi, për rastin konkret, por tanimë duhet ngremë zërin për standardet demokratike të proceseve. Sepse pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit për herë te parë në histori, ndërsa drejtësia evropiane që duam për Shqipërinë 2030 është një drejtësi, ku pavarësia nuk kthehet në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e te drejtave të çdo individi. Pavarësi, profesionalizem dhe garanci kushtetuese e ligjore për çdokënd qe hetohet e gjykohet, po kurrësesi nuk duhet te poshtërohet në pazar e te merret peng pa gjyq.

Historia na i mëson te gjitha, mjafton te duam te mësojmë.

Related

Previous Post

Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin ‘Nënë Tereza’

Next Post

Blerina Gjylameti: Nuk mund t’i ndërpritet Veliajt kontrata me qytetarët, është shkelur prezumimi i pafajësisë

Lajme të ngjashme

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

by redaktor2
05/09/2025
0

Ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia u ka...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

by redaktor2
05/08/2025
0

Fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti feston sot ditëlindjen, dhe mes urimeve të shumta, ka marrë edhe një mesazh...

Parashikimi i motit për sot, 7 maj 2025

Parashikimi i motit për sot, 7 maj 2025

by redaktor2
05/08/2025
0

Sot, moti në Shqipëri do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë ditës, në disa zona të vendit do...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që…
  • Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri
  • Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje
  • Parashikimi i motit për sot, 7 maj 2025
  • Rrugët janë copë’, Rama-komentuesit: Si shpjegohet që Giro d’Italia do bëjë nisjen nga Shqipëria? Ap…
  • Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve me f…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.