• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Parku Fotovoltaik “Blue 1” me kapacitet 50 MW/ Kryeministri Rama dhe zv. kryeministrja Balluku inspektojnë punimet në Fier

02/22/2025
in Politikë, Slider
Parku Fotovoltaik “Blue 1” me kapacitet 50 MW/ Kryeministri Rama dhe zv. kryeministrja Balluku inspektojnë punimet në Fier
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Parku Fotovoltaik “Blue 1”, në Fier, me kapacitet 50 MW është vënë në funksion të plotë që prej muajit maj të vitit të kaluar, në përmbushje të politikave të ndërmarra nga qeveria për diversifikimin e burimeve të rinovueshme.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ky rajon përfiton nga niveli i lartë i rrezatimit diellor, duke e bërë atë një vend ideal për prodhimin e energjisë diellore.

“Blue 1” është impianti më i madh fotovoltaik privat në rajon që shtrihet në një sipërfaqe prej 78 hektarësh dhe është i pajisur me teknologji diellore të avancuar: Panele Bifacial dual-glass monocrystalline (665W) dhe ”Trackers” me një bosht, të cilët lejojnë që paneli të ndjekë diellin ndërsa lëviz nga lindja në perëndim.

Që nga fillimi i funksionimit të tij në  maj 2024, deri më sot, impianti ka injektuar me sukses në rrjet 77 mijë MWh. Energjia e prodhuar tregtohet në treg të lirë nga vetë prodhuesi.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Fier, u ndal në këtë park për t’u njohur me ecurinë e impiantit, së bashku me Zv/Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

“Këtu jemi në parkun “Blue 1”, një projekt i financuar nga investitori privat prej 50 megavat MWh, i vendosur në një sipërfaqe 78 hektarë dhe në funksion të plotë, duke nisur nga maji i vitit 2024.  Nga 2024 dhe deri më sot ka prodhuar 77 mijë megavat MWh. Është një nga projektet më të mëdha edhe në rajon, përsa i përket projekteve të prodhimit energjitik diellor të vetëfinancuar dhe për të thënë të drejtën është kthyer në një nga projektet shembull për të gjithë sektorin energjitik shqiptar, duke qenë se pas këtij projekti ne kemi pasur shumë aplikime të tjera dhe një pjesë e tyre janë miratuar, një pjesë e mirë kanë nisur nga puna.

Ndërkohë, Kryeministër diçka shumë të rëndësishme që do të donim të rikujtonim, është gjithë pjesa  e shtimit të kapaciteteve në energjinë e rinovueshme në Republikën e Shqipërisë, bazuar në eficensën e energjisë, kështu që i kujtojmë të gjithë qytetarëve që kemi nisur fazën e dytë për aplikimet e paneleve diellore. Kemi 2000 njësi të disponueshme dhe ashtu siç patëm sukses në thirrjen e parë, shpresojmë shumë që këto 2000 njësi të ezaurohen sa më parë dhe të përdoren nga qytetarët për ngrohjen e ujit, duke ulur kështu 20-30% të faturave.” – shpjegoi zv/Kryeministrja e Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

”Blue 1” ka krijuar partneritete kyçe dhe ka nënshkruar marrëveshje me aktorë të rëndësishëm në tregun rajonal dhe ndërkombëtar të energjisë, të cilët zgjerojnë aksesin në treg.

Related

Tags: BallukuFIERRama
Previous Post

Administrata Trump dhe perspektiva e Kosovën dhe rajonin, midis globalizmit dhe konservatorizmit të djatht amerikan

Next Post

“Do shpëtojmë Shqipërinë në si vitin 1990”- PD takim me shqiptarët në Parma, Noka: Edi Ramës do t’i fluturojë karrigia më 11 maj!

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.