• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Mimoza Hajdarmataj shpall kandidaturën në primare për deputete në qarkun e Tiranës

02/23/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
Mimoza Hajdarmataj shpall kandidaturën në primare për deputete në qarkun e Tiranës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj do të jetë pjesë pjesë e garës së primareve të Partisë Demokratike për Tiranën dhe kërkon besimin e demokratëve të këtij qarku.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Me anë të një postimi në rrjetin e saj social, Hajdarmataj thekson se ky nuk është thjesht një angazhim politik, por një betejë për të rikthyer fuqinë dhe dinjitetin e Partisë Demokratike si forca e vetme që mund të çojë Shqipërinë drejt zhvillimit dhe ndryshimit të vërtetë.

Postimi i Hajdarmataj:

Të dashur demokratë, bashkëudhëtarë të rrugëtimit tonë të gjatë politik!

Në këtë moment vendimtar për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë, jam bërë edhe unë pjesë e garës së primareve të PD për Tiranën.

Për mua ky nuk është thjesht një angazhim politik, por një betejë për të rikthyer fuqinë dhe dinjitetin e Partisë Demokratike si forca e vetme që mund të çojë Shqipërinë drejt zhvillimit dhe ndryshimit të vërtetë.

Unë nuk jam një emër i ri në këtë betejë.

Kam qenë pjesë e saj që nga fillimi, që nga Lëvizja e Dhjetorit ’90, kur si studente firmosa për Themelimin e Partisë Demokratike, duke besuar se kjo parti do të ishte zëri i lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.

Gjatë këtyre dekadave, jam angazhuar pa lëkundje në strukturat e PD-së, duke filluar nga anëtare e thjeshtë, disa herë anëtare e Këshillit Kombëtar, deputete në vitet 2015-2017, anëtare e Komisionit të Rithemelimit, aktualisht anëtare e Kryesisë së PD- së, qëndrestare në çdo betejë opozitare.

Kam qenë krah për krah me ju demokratët e vërtetë, në ditët më të vështira, kur PD u tradhtua, u përça dhe u sulmua nga brenda e nga jashtë.

Por mbi të gjitha, kam qenë dhe mbetem besnike ndaj Liderit historik të Partisë Demokratike, dr.prof. Sali Berisha !

Në kohët kur shumëkush u largua, unë, si shumë prej jush, qëndrova.

Sepse besimi në ideale, në betejat e drejta dhe në një lidership që nuk shitet dhe nuk dorëzohet, nuk është çështje interesi, por parimi.

E kam konsideruar gjithmonë këtë një detyrim moral dhe politik ndaj demokratëve dhe ndaj së vërtetës!

Pse kandidoj?

Sepse PD po ringrihet, më e fortë dhe më e pastër se kurrë.

Sepse Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë.

Sepse ky është momenti për të çuar përpara një betejë që kemi nisur bashkë dhe për të ndërtuar një të ardhme ku PD të jetë sërish forca qeverisëse që vendi meriton.

Demokratë dhe demokrate!

Nga përzgjedhja që do të bëjmë, në 1 Mars, në primare, varet fitorja e PD-së në 11 Maj!

Le të zgjedhim ata që kanë qëndruar, që kanë luftuar dhe që mund ta udhëheqin këtë betejë drejt fitores!

Së bashku mund ta bëjmë këtë rrugëtim fitues!

Kërkoj mbështetjen tuaj që të jem një ndër ata që do tju përfaqësojë me dinjitet dhe përulje!

Related

Tags: Mimoza HajdarmatajPDPrimareTirane
Previous Post

Veliaj publikon videon nga beteja për këndet e lodrave: Nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e Tiranës

Next Post

Manjola Koni Luku shpall kandidaturën për primaret në Durrës: “Koha për ndryshim!”

Lajme të ngjashme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

by redaktor2
06/25/2025
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik,...

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

by redaktor2
06/25/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në policin Fatbardh Kuçana, pjesë e policisë së Tropojës. Sipas njoftimit të AMP-së, Kuçana...

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Në Tiranë u diplomuan pjesëmarrësit e kursit dyditor “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, i organizuar nga Ambasada e SHBA në kuadër...

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Kroçera “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.