• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Pogradecit, burgu i konvertohet në shërbim prove nga gjykimi i shkurtuar

02/27/2025
in Kronikë, Slider
GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Pogradecit, burgu i konvertohet në shërbim prove nga gjykimi i shkurtuar
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

GJKKO ka caktuar sot masën shërbim prove për një periudhë kohore 2 vite për ish-krye bashkiakun e Pogradecit, Eduartd Kapri.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

NJOFTIMI

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket
procedimit penal nr. 181, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Eduart Kapri, Besmira Niko dhe Besjan Meço, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 18, datë 27.02.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduart Kapri për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Eduart Kapri i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

– Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
me burgim dhe vënia e të pandehurit Eduart Kapri në provë, për një afat prove
prej 2 (dy) vjet, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e
provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
– Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri
që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra
penale.

– Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i
kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

– Heqjen e së drejtës të pandehurit Eduart Kapri për të ushtruar funksionepublike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të  K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij vendimi.

2. Deklarimin fajtore të të pandehurës Besmira Niko për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248
e 25 të K.Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

– Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurës Besmira Niko i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
me burgim dhe vënia e të pandehurës Besmira Niko në provë, për një afat prove  prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës e pandehura duhet të mbajë kontakte
me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

– Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet e pandehura që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra
penale.

– Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurës me shërbimin e provës.

– Heqjen e së drejtës të pandehurës Besmira Niko për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij vendimi.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besjan Meço për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

– Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Besjan Meço i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

– Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia e të pandehurit Besjan Meço në provë, për një afat prove
prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

– Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona tëdënuar për vepra penale.

– Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

– Heqjen e së drejtës të pandehurit Besjan Meço për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij vendimi.

Related

Tags: denonEduart KaprinGJKKO
Previous Post

U gjetën dhe u përjashtuan! Kaloi murin, rastet e ngjashme me të Gjestit në botë

Next Post

Vota e diasporës/ Parlamenti miraton me 76 vota pro zgjatjen e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave për zgjedhësit nga jashtë

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.