• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Titullarë apo në stol, ja “skaneri” i kuqezinjve! 4 futbollistë humbën vendin në formacionin e Shqipërisë

02/28/2025
in Sport
Titullarë apo në stol, ja “skaneri” i kuqezinjve! 4 futbollistë humbën vendin në formacionin e Shqipërisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Titullarë apo në stol. Një periudhë kohe, pak a shumë ky grup futbollistësh që po vesh fanellën e skuadrës kombëtare, ka hasur vështirësi me minutat në klubet e tyre.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Nëse më herët shumica e tyre nuk llogariteshin si zgjedhje e parë, tashmë me plot gojën mund të themi se situata ka ndryshuar. Pjesa më e madhe e kuqezinjve kanë zënë vend në ekipet e tyre dhe janë kthyer në pika të rëndësishme, pavarësisht kampionatit ku ata luajnë. Këtu mund të përmendim dy portierët Strakosha dhe Kastrati, ndërsa e njëjta gjë edhe për mbrojtësit Ismajli, Gjimshiti, Mihaj te Famalikao në Portugali, Kumbulla tek Espanjoli apo Mitaj në Arabinë Saudite.

Titullar i padiskutueshëm është edhe Arlind Ajeti në Turqi e, nëse kalojmë në mesfushë, kemi: Qazim Laçin, Amir Abrashin apo Adrion Pajazitin, i cili sapo u rikthye nga dëmtimi dhe po luan titullar me Goricën në Kroaci. Ndërkaq, sulmuesit që aktivizohen rregullisht me ekipet e tyre janë: Rei Manaj, Mirlind Daku, Taulant Seferi, Jasir Asani apo Myrto Uzuni, që la Granadën për t’u transferuar tek Ostin në SHBA.

HUMBËN VENDIN Lidhur me faktorë si: ndryshimi i skuadrës, preferenca e trajnerit apo edhe konkurrenca në skuadrës, ka edhe nga ata lojtarë të Kombëtares të cilët humbën vendin e tyre në formacionin bazë. Nëse Ernest Muçi ishte një titullar i padiskutuar në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, teksa u ble për një shifër 10 milionë euro, me ndryshimet te Beshiktashi, ai nuk u pa si titullar, pavarësisht se në Europë apo ndeshje kupe dhe kampionati, Muçi ka marrë minuta të konsiderueshme. Ivan Balliu kishte “blinduar” krahun e djathtë te Rajo Vajekano, por paraqitjet e mira të mbrojtësit tjetër rumun Ratiu, kanë bërë që shqiptari të luajë vetëm 7 ndeshje titullar nga 25 që janë zhvilluar në La Liga. Situatë e ngjashme edhe për Ramadanin, i cili po vendoste rekorde minutash në mesfushën e Leçes, por me ardhjen në stol të Xhampaolos, Ylberi e ka humbur vendin e tij dhe tashmë preferohet si zëvendësues. E njëjta situatë edhe për Nedim Bajramin i cili e nisi mirë sezonin me Rejnxhërsin në Skoci, por sakaq e ka humbur vendin e titullarit. Me ndryshimet e fundit në pankinën e klubit, mesfushori i Kombëtares shpreson të rikthehet sërish si titullar.

NË STOL Edhe pse luajti në disa ndeshje, ardhja e Kapriles e spostoi në stol Alen Sherrin te skuadra e Kaljarit. Pavarësisht kësaj, për portierin kuqezi do të thotë shumë edhe kjo arritje, pasi ndodhet në një klub të Serisë A, ndërsa një vit më parë luante në kampionatin shqiptar. Në vitin e tretë tek Interi, Kristjan Asllani sërish është një lojtar stoli. Konkurrenca e lartë, presioni, objektivat e të qenurit në një klub si Interi, e kanë penguar disi Asllanin.

fdgf

Megjithatë në këto vite është rritur goxha dhe në një klub më të vogël, mund të luante pa frikë titullar. Arbër Hoxha po përpiqet shumë që të zërë një vend në formacionin e Dinamo Zagrebit, edhe pse në shumicën e rasteve që aktivizohet në pjesën e dytë, bëhet protagonist duke shënuar apo asistuar. Edhe Indrit Tuci për momentin është një lojtar stoli te Sparta e Pragës, por sa herë i jepet mundësia për të luajtur, e shfrytëzon në maksimum. Ndërkohë, Arbnor Muja ende nuk ka arritur që të luajë rregullisht te Samsunspori në Turqi dhe Elesid Hysaj është rikthyer në listën e Lacios në Serinë A, por mbetet alternativë. Këtu mund të përmendim edhe lojtarë, si: Armando Broja apo Medon Berisha, të cilët kanë qenë të pafat këtë sezon dhe kanë vuajtur nga disa dëmtime të shpeshta.

Related

Tags: demtimetKombetarjandeshjet
Previous Post

MSHMS dhe UNFPA projekt të ri bashkëpunimi, Koçiu: Forcim i mekanizmave kundër dhunës dhe fuqizim i vajzave dhe grave në 9 Bashki

Next Post

365 milionë euro për 17 km rrugë, shtyhet për herë të dytë tenderi për koncesionin e Milot-Balldre

Lajme të ngjashme

Trajneri Deliallisi konfirmohet në krye të Korabit për sezonin 2025-2026

Trajneri Deliallisi konfirmohet në krye të Korabit për sezonin 2025-2026

by redaktor2
06/24/2025
0

Alfred Deliallisi do të vijojë të drejtojë ekipin e Korabit edhe në sezonin e ri futbollistik 2025-2026. Trajneri 32-vjeçar u...

E kërkon Uganda, në garë edhe Tirana për trajnerin Ditmar Bicaj

E kërkon Uganda, në garë edhe Tirana për trajnerin Ditmar Bicaj

by redaktor2
06/18/2025
0

Pas divorcit me Bledi Shkëmbin, hapen skenarë të rinj për trajnerin e ri që do të drejtojë bardheblutë. Në skenë...

E vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoron Brojën

E vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoron Brojën

by redaktor2
06/10/2025
0

Largimi i Armando Brojës nga Çelsi shikohet si diçka e sigurt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk shfaqet në planet e...

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë

by redaktor2
06/10/2025
0

Shqipëria luan këtë të martë transfertën e Letonisë. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë pas barazimit pa gola ndaj Serbisë dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.