• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

‘Grupi i zjarrit’ në Lazarat/ Gjykata e Lartë lë në fuqi 2 burgime të përjetshme për vrasjen e specialit Basha!

03/02/2025
in Kronikë
‘Grupi i zjarrit’ në Lazarat/ Gjykata e Lartë lë në fuqi 2 burgime të përjetshme për vrasjen e specialit Basha!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtësia i vë ‘kapak’ dosjes së ‘grupit të zjarrit’ në Lazarat. Gjykata e Lartë ka shpallur vendimin e saj për rekursin e 11 të pandehurve të çështjes së përfunduar në Apelin e Krimeve të Rënda më 20 Nëntor 2018 dhe të ankimuar në shkallën e tretë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Albion Aliko dhe Bajram Boçi do të vuajnë dënim me burgim të përjetshëm për sulmin ndaj forcave Speciale RENEA më 2015, ku u vra efektivi Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë. Gjykata e Lartë la në fuqi vendimet, ndërsa uli dënimet për dy të akuzuar të tjerë, duke marrë parasysh ligjin për të miturit. Vendimi është marrë më 27 shkurt.

Ndërkohë 5 të dënuar të tjerë do të rigjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që lidhen me fashikullin e dytë të dosjes.

Gykata e Lartë nuk ka ndryshuar dënimin ndaj Albion Alikos dhe Bajram Boçit, të akuzuar si anëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” në Lazarat, që sulmoi forcat speciale RENEA gjatë një operacioni ku mbeti i vdekur efektivi Ibrahim Basha, në qershor të vitit 2015.

Shkalla e tretë e gjyqësorit ka ndryshuar dënimet vetëm për Alban Alikon dhe Elson Kasmën, që po ashtu ishin të përfshirë në ngjarje, sipas akuzës, duke dhënë 12 vite izolim. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Lartë përcaktoi se ata do të vuajnë nga 12 vite burg, dhe jo nga 20 dhe 18 vjet heqje lirie që ishin dënuar me parë.

Rreth dy muaj më parë, po kjo gjykatë ka vendosur të rigjykojë atë që njihet si dosja e parë Lazarati, ku nën akuzë janë Arbjon Aliko, Gërgu dhe Enrik Skënderi, Alfred Proko dhe Beqo Brahimi. Këta persona u dënuan me 52 vite burg në total, por Gjykata e Lartë ka gjetur shkelje proceduriale në vendimin e apelit dhe në zbardhje e tij.

Në mesnatën e datës 24 qershor 2015, forcat e policisë nisën operacion në zonën e Lazaratit, pasi po qëllohej me armë nga qëndra e fshatit. Në momentin që furgoni po afrohej drejt zonës së zjarrit, ndaj tij është qëlluar me armë nga një largësi rreth 200 metra, pasi grupi kishte ngritur një pritë të organizuar.

Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Më pas procedimi u nda në dy fraksione, ku tashmë të ashtuquajturit ‘grupi i zjarrit’ i Lazaratit, u njohën me vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e vrasjes së efektivit të policisë, plagosjen e dy të tjerëve dhe armëmbajtjen pa leje.

Related

Tags: GJLgrupiLazaratit
Previous Post

Në zgjedhjet e 11 majit votojnë edhe 3063 të burgosur, ‘Dekriminalizimi’ ndalon të votojnë 1357 persona

Next Post

Procesi i primareve, PD me njoftim zyrtar: Kanë votuar 50,854 anëtarë! Ja kur do të publikohen rezultatet finale

Lajme të ngjashme

Vrau me thikë kushëririn – Hazbi Velsula “kyç” gojën, gjykata jep ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin

Vrau me thikë kushëririn – Hazbi Velsula “kyç” gojën, gjykata jep ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin

by redaktor2
06/13/2025
0

Hazbi Velsula, 31 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së kushëririt të tij, Selim Velsula, ka dalë sot para...

Lekë Ndreshaj ka humbur, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Lekë Ndreshaj ka humbur, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

by redaktor2
06/13/2025
0

Një 78-vjeçar nga Lezha ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme. Lekë Ndreshaj, ditën e djeshme ka...

Shqiptarët postojnë hapur në rrjetet sociale trafikimin për në Mbretërinë e Bashkuar, “The Telegraph”: 4 mijë paund me ID italiane nga Irlanda dhe më pas në Angli

Shqiptarët postojnë hapur në rrjetet sociale trafikimin për në Mbretërinë e Bashkuar, “The Telegraph”: 4 mijë paund me ID italiane nga Irlanda dhe më pas në Angli

by redaktor2
06/10/2025
0

Trafikantët e qënieve njerëzore po shfrytëzojnë kufirin e butë midis Britanisë dhe Irlandës për të sjellë emigrantë të paligjshëm në...

KPA shkarkon nga detyra prokuroren, Marsida Frashëri

KPA shkarkon nga detyra prokuroren, Marsida Frashëri

by redaktor2
06/10/2025
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA , shkarkoi sot nga detyra prokuroren e Shkodrës Marsida Frashëri. Kolegji i Posaçëm i Apelimit,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
  • “20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”
  • Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt trans…
  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.