• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Në zgjedhjet e 11 majit votojnë edhe 3063 të burgosur, ‘Dekriminalizimi’ ndalon të votojnë 1357 persona

03/02/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
Në zgjedhjet e 11 majit votojnë edhe 3063 të burgosur, ‘Dekriminalizimi’ ndalon të votojnë 1357 persona
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në 11 maj do të hapen qendra votimi edhe në paraburgimet dhe burgjet e vendit. Numri total i të burgosurve dhe të paraburgosurve me të drejtë vote është 3,036. Megjithëkëtë, ata mund të votojnë vetëm nëse kanë karta identiteti.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tha zyrtarisht se po vijon punën në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) për të garantuar pajisjen me dokumente identifikuese të vlefshme për të gjithë personat me të drejtë vote, duke iu mundësuar kështu ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese. 

Në këtë fazë, ata nuk ishin të gatshëm të tregonin se sa persona brenda IEVP-ve nuk kanë dokumente e rrjedhimisht rrezikojnë të mos votojnë. Ndërkohë, jo të gjithë ata që ndodhen të izoluar mund të votojnë.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara, numri i personave që u pezullohet përkohësisht e drejta e votës, në bazë të ligjit të dekriminalizimit, është 1,357 persona, prej të cilëve: 1,294 të dënuar dhe 63 të arrestuar.

Ligji jua ndalon të drejtën e votës personave që janë në burg për disa vepra të rënda, si: gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, vrasjet, torturat, marrëdhëniet seksuale me të mitur ose me dhunë, rrëmbimet, apo krimet zgjedhore. Ndërkohë, KQZ ende nuk ka miratuar rregullat e votimit brenda burgjeve, pasi PD po këmbëngul që të votojnë vetëm ata të burgosur apo të paraburgosur të cilët kanë gjendjen civile brenda atij qarku ku ndodhet burgu.

Vota e të të dënuarve me burg është bërë mollë sherri që nga zgjedhjet lokale të vitit 2023, kur socialistët me votat e tyre përmbysën rezultatin dhe fituan Rrogozhinën. Nëse do të zgjedhin të votojnë, më 11 maj, në burgje do të shprehin vullnetin edhe politikanët. Ervin Salianji nga burgu i Fierit, apo Erion Veliaj, Aldi Bllako, Jurgis Cyrbja dhe Ilir Beqaj nga burgu i Durrësit.

Në Tiranë, nga burgu 313 Ilir Meta do të ketë mundësi edhe të zgjedhë, edhe të zgjidhet. Partia e tij garon në koalicion me Berishën, ndërsa vetë Meta do të jetë deputet në një pozicion të sigurt brenda këtij koalicioni, edhe pse gjasat janë që kur të rizgjidhet anëtar i parlamentit, të jetë akoma në qeli.

Related

Tags: numrite burgosuritvotojne
Previous Post

Amber me akuza të forta: Gjesti e mban Eglin vetëm për artikulim

Next Post

‘Grupi i zjarrit’ në Lazarat/ Gjykata e Lartë lë në fuqi 2 burgime të përjetshme për vrasjen e specialit Basha!

Lajme të ngjashme

Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!

Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!

by redaktor2
06/14/2025
0

Java Kulturore Franceze këtë vit vjen me një edicion të veçantë në Korçë. Nga data 14 deri më 24 qershor,...

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

by redaktor2
06/14/2025
0

Gazetarja e njohur Manjola Arizaj Zeka ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të shprehur dashurinë dhe krenarinë për të...

Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt transformimit të arsimit

Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt transformimit të arsimit

by redaktor2
06/13/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një nga projektet...

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares

by redaktor2
06/13/2025
0

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë plenare ditën e hënë, më 16 qershor 2025, në orën 13:00,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
  • “20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”
  • Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt trans…
  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.