• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Kriza në sektorin fason sjell 13.1% më pak të punësuar”- Denoncimi i Jorida Tabakut: Nuk ka mbështetje nga qeveria

03/05/2025
in Politikë, Slider
“Kriza në sektorin fason sjell 13.1% më pak të punësuar”- Denoncimi i Jorida Tabakut: Nuk ka mbështetje nga qeveria
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se industria prodhuese në Shqipëri po përballet me një rënie të ndjeshme të punësimit, ku sektori fason është ai që ka pësuar goditjen më të madhe. Sipas të dhënave më të fundit, ka 13.1% më pak të punësuar në këtë sektor, një situatë që opozita e ka paralajmëruar prej kohësh.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Tabaku, ka denoncuar mungesën e mbështetjes nga qeveria, e cila sipas saj ka çuar në shpunësime masive dhe vështirësi të mëdha për kompanitë prodhuese.

Ajo vuri në dukje se zhvlerësimi i euros ka bërë që produktet shqiptare të bëhen të pashitshme në tregjet rajonale dhe europiane, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë e vendit.

“Prej disa vitesh dhe çdo tremujor kemi paralajmëruar qeverinë se sektori fason po lëngon. Rënia e punësimit në këtë sektor është një fakt që vjen nga shpunësimet masive që kanë ndodhur për shkak të mungesës së një sistemi të qartë fiskal dhe mbështetjes reale për eksportet,” u shpreh Tabaku.

Sipas saj, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete për të ndihmuar këtë sektor jetik për ekonominë shqiptare. Ajo propozon një zgjidhje të qartë dhe të realizueshme: krijimin e një agjencie për eksportet, ngritjen e një fondi subvencionesh për ata që duan të shesin produktet shqiptare në tregjet ndërkombëtare dhe një sistem taksash që mbështet dhe nxit prodhimin.

“Zgjidhja nuk kërkon shpikjen e rrotës apo ndonjë mrekulli. Duhet vetëm një prioritet i qartë për të mbështetur produktet shqiptare dhe një ekonomi reale, larg informalitetit dhe parasë së pistë që zhvlerëson euron,” shtoi deputetja demokrate.

Në përfundim, Tabaku theksoi se kjo krizë në sektorin fason është një tjetër arsye pse qytetarët duhet të mbështesin Partinë Demokratike dhe programin e saj ekonomik, që synon një ekonomi më të qëndrueshme dhe të bazuar në prodhimin e vërtetë.

Jorida Tabaku:

13.1% më pak të punësuar në sektorin prodhues në Shqipëri. E gjitha kjo vjen nga rënia e punësimit në sektorin fason.

Sa vite kemi, sa tre-mujorë kemi që i themi qeverisë që sektori fason po lëngon? Zhvlerësimi i euros i ka bërë produktet shqiptare të pashitshme, si në tregjet rajonale ashtu edhe në tregjet europiane.

Mungesa e mbështetjes nga qeveria, mungesa e një sistemi fiskal dhe taksash që ta mbështesë këtë sektor, mungesa e një mbështetjeje reale për eksportet – të gjitha këto kanë munguar.

Dhe sot, fakti është që 13.1% e rënies së punësimit vjen nga shpunësimet masive që kanë ndodhur në sektorin fason.

Cila është zgjidhja? Nuk ka nevojë as të shpikim rrotën dhe as të bëjmë ndonjë mrekulli. Zgjidhja është e thjeshtë.

Së pari, vendosja e një prioriteti të qartë për të mbështetur produktet shqiptare. Së dyti, krijimi i një agjencie për eksportet dhe një fond subvencionesh për këdo që do të shesë produktet shqiptare jashtë në tregjet ndërkombëtare. Së treti, një sistem taksash që mbështet dhe nxit prodhimin.

E gjitha kjo, sigurisht, duhet të vijë nga një ekonomi reale dhe jo nga një ekonomi informale. Duhet të vijë nga një ekonomi që nuk bazohet te paraja e pistë, e cila zhvlerëson euron.

Këto elementë bazë mund ta kishin ndihmuar sektorin fason. Por sot është vonë, shpunësimet kanë ndodhur.

Unë besoj se kjo është një arsye shtesë për të mbështetur Partinë Demokratike dhe programin e saj ekonomik.

Related

Tags: Jorida Tabakukrizasektori fason
Previous Post

“Fati” i mandatit të Vullnet Sinajt! PD i dërgon kërkesë GJK: Detyroni Kuvendin të nisë shqyrtimin e çështjes së deputetit socialist

Next Post

La mbrëmjen e djeshme shtëpinë e “BBV”, Danja bën deklaratën e papritur për G Banin!

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.