• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Takim brezash” për barazinë gjinore, Koçiu: Forcojmë më tej angazhimin tonë për fuqizimin e grave dhe vajzave

03/07/2025
in Slider, Sociale
“Takim brezash” për barazinë gjinore, Koçiu: Forcojmë më tej angazhimin tonë për fuqizimin e grave dhe vajzave
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në prag të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Gruas, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Un Women organizuan aktivitetin “Takim Brezash: Tre dekada ndryshimi për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Me pjesëmarrjen e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, zv. Ambasadorit të ri të Suedisë dhe Kreu i Agjencisë Suedeze për Zhvillim, Erik Illes, përfaqësueses së Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney si dhe nga shoqëria civile, fokusi u vu te progresi i bërë deri tani dhe avancimi më tej i të drejtave të grave, fuqizimi ekonomik dhe mbrojtja nga dhuna si çelësi për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe standardeve të anëtarësimit në BE.

Në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit, ministrja Koçiu tha se baza që kemi ndërtuar është një pikënisje shumë e fortë për hapat e mëtejshëm duke vënë në dukje se “sot, kemi më shumë gra në politikë, diplomaci, sipërmarrje dhe në profesione dikur të paimagjinueshme për to”.

Koçiu vuri në dukje progresin në disa fusha që nga korniza ligjore ku ofrohet ndihma juridike falas për gratë dhe vajzat. “Ky kuadër përfshin, ndër të tjera, dispozita si ndihma juridike falas për gratë dhe vajzat, në të gjithë diversitetin e tyre dhe veçanërisht për ato nga grupet më të margjinalizuara”, nënvizoi ajo.
Ministrja solli në vëmendje angazhimet e ndërmarra duke fuqizuar mekanizmat e mbrojtjes dhe mbështetjes në nivel lokal si, trajtimin e rasteve të dhunës në të 61 bashkitë përmes Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKRs), zgjerimin e shërbime të kujdesit social nga 14 në 39 shërbime për gratë dhe vajzat si dhe trefishimin e mbështetjes ekonomike për të mbijetuarit e dhunës në familje.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënvizoi se “modeli shqiptar i buxhetimit të përgjithshëm gjinor është një histori suksesi që vazhdon të evoluojë. Kemi rritur ndjeshëm përqindjen e shpenzimeve totale të buxhetit në Programet Buxhetore Afatmesme për çështjet gjinore”.
“Jam padyshim besimplote që po të jemi bashkë në një aleancë të fuqishme do të arrijmë mësë miri të gjithë këtyre përpjekjeve dhe do vazhdojmë të jemi akoma më krenar për arritjet që kemi bërë dhe që do vazhdojmë të bëjmë së bashku”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu .

Related

Tags: barazia gjinorebrezashMinistrja Kociutakim
Previous Post

Fatbardha Qatja,drejtoresha që fitoi projektin e rikonstruksionit të spitalit të Librazhdit “shpërblehet” me shkarkim nga puna pa arsye

Next Post

Zgjedhjet e 11 majit, Rama zbardh detajet: Nëse keni qenë një herë deputet, nuk do të jeni në listat e mbyllura! Nëse nuk jeni dakord…

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.