• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Koçiu dhe Schillaci bashkëbisedim me stafin dhe studentë të Mjekësisë: Zgjerim i programeve të studimit, mundësi të reja për specializime dhe kërkim shkencor

03/11/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
Koçiu dhe Schillaci bashkëbisedim me stafin dhe studentë të Mjekësisë: Zgjerim i programeve të studimit, mundësi të reja për specializime dhe kërkim shkencor
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu dhe ministri italian i Shëndetësisë, Orazio Schillaci në përmbyllje të vizitës së tij në Tiranë, zhvilluan një bashkëbisedim me stafin akademik dhe studentë në auditorin e Universitetit të Mjekësisë.
Gjatë këtij takimi organizuar nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor si dhe konkretizimin e projekte të përbashkëta në fusha kyçe të shëndetësisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja Koçiu theksoi rëndësinë për zgjerimin e programeve të studimit dhe krijimit të mundësive të reja për specializime dhe kërkim shkencor.
Duke shprehur angazhimin për forcimin më tej të lidhjes mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e shëndetësisë, Koçiu foli për fushat konkrete të bashkëpunimit akademik dhe shkencor mes dy vendeve. “Konsolidimin e programeve të formimit profesional për studentët e mjekësisë, zhvillimin e projekteve kërkimore në fushën e shëndetësisë për të nxitur inovacionin dhe shkëmbimin e eksperiencave si dhe rritjen e mundësive për mobilitet akademik për studentët dhe pedagogët mes dy vendeve”, u shpreh ajo gjatë këtij takimi.
“Ne besojmë që bashkëpunimi me Italinë dhe specializimet afashkurtra apo afatgjata në fusha kyçe, janë të rëndësishme dhe sigurisht janë një vlerë e shtuar për sistemin shëndetësor të të dy vendeve. Janë shumë gjëra që ne kemi bërë së bashku dhe janë shumë të tjera për të cilat po diskutojmë për t’i realizuar në të ardhmen e afërt. Dhe sigurisht në të gjithë këto ide, në të gjithë këtë bashkëpunim që kemi ndërmarrë apo jemi në proces, të rinjtë luajnë një rol kyç”, deklaroi Koçiu.
Duke evidentuar rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave akademike, ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se një nga marrëveshjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar që Universiteti ka dhe po kërkon ta zgjasë, është ajo me Universitetin “Tor Vergata” të Romës.
Bashkëpunimi me universitetet e njohura në Itali në fushën e shëndetësisë do të mbështesë studentët dhe profesionistët e rinj të mjekësisë, duke u siguruar që ata të kenë mundësi të zhvillojnë njohuritë, aftësitë dhe të përgatiten për sfidat që sjell sektori i shëndetësisë.
Rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë e solli në vëmendje edhe ministri i Shëndetësisë të Italisë Orazio Schillaci, i cili në fjalën e tij theksoi se “lidhja midis Shqipërisë dhe Italisë është shumë e fortë, veçanërisht në këtë moment ku ne kemi shumë projekte bashkëpunimi në fusha të ndryshme të shëndetit të pacientëve dhe politikave në shëndetin publik”.
Me nënshkrimin edhe të Deklaratës së Mirëkuptimit, ky partneritet është hap tjetër i rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit në mjekësi, rritjes së kapaciteteve shkencore dhe përgatitjes së brezave të rinj të mjekëve.

Related

Tags: bashkebisedimMinsitrja KociuOrazio SchillacistudenteUniversiteti i Mjekesise
Previous Post

“Shtrëngoje pak”/ Momente intime mes Aldos dhe Rizartës?

Next Post

“Bashkë do flasim kur të dalim!”Ola kërcënon Gjestin?

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.