• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Jep dorëheqjen Esmeralda Demiraj/ Reagon PL: Vendosi kusht të ishte kandidate në Fier

03/12/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
Jep dorëheqjen Esmeralda Demiraj/ Reagon PL: Vendosi kusht të ishte kandidate në Fier
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Njëra prej anëtareve të Partisë së Lirisë, Esmeralda Demiraj, e cila ka mbajtur edhe detyra të tjera në këtë parti, ka njoftuar sot se jep dorëheqjen nga të gjitha angazhimet.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një postim në rrjetet sociale, Demiraj shkruan se ka marrë vendimin të heqë dorë nga partia, pjesë e së cilës ka qenë për rreth 14 vite.

“Të nderuar miq, mbështetës dhe simpatizantë që më keni shoqëruar në shumë beteja e sfida elektorale që prej anëtarësimit tim dhe angazhimit të hershëm në ish-LSI dhe Partinë e Lirisë sot,

Ndjej detyrimin moral të ndaj sot me ju vendimmarrjen time për dorëheqjen nga kjo parti, duke hequr dorë nga çdo funksion që kam mbajtur deri më sot, si:

1. Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë për Shqipërinë,

2. Anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe e Kryesisë Ekzekutive,

3. Anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar,

4. Nënkryetare e Komisionit të Organizimit të Tiranës,

5. E deleguar politike në Njësinë Administrative Nr. 4, Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Gjatë 14 viteve të mia në parti, kam pasur privilegjin të kontribuoj në disa pozita kyçe dhe në fushata të ndryshme elektorale për zgjedhjet parlamentare (kandidate në vitin 2021) dhe zgjedhjet lokale (kandidate në vitin 2023). Angazhimi im ka pasur një qëllim të vetëm: të jem zëri i atyre që besuan tek unë, të përfaqësoj shqetësimet, shpresat dhe nevojat e qytetarëve me përkushtim dhe ndershmëri”,- shkruan ndër të tjera Demiraj.

Pak minuta më vonë, ka ardhur edhe një reagim nga Partia e Lirisë, përmes zëdhënëses Jasmira Memelli.

Sipas PL-së, Esmeralda Demiraj dha dorëheqjen pasi vendos kusht të ishte kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit. Në reagim, PL lë të nënkuptuar që kërkesa mund të ketë qenë për listën e Fierit, aty ku thotë se në emër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të kandidojë në listë të mbyllur, Brunilda Haxhiun, Zv/Sekretare e Përgjithshme.

Related

Tags: Esmeralda DemirajPL
Previous Post

E papritur! Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Next Post

Aleati iu largua për t’u bashkuar me PS, Berisha: Sa është i vjetër njeriu është edhe tradhtia

Lajme të ngjashme

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e dorëheqjes! Akti para se të niste numërimi

Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e dorëheqjes! Akti para se të niste numërimi

by redaktor2
07/17/2025
0

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon që KQZ-ja të...

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

by redaktor2
07/17/2025
0

Ata kishin krijuar një rrjet të dendur kriminal të dedikuar për prodhimin dhe trafikimin narkotikëve, si kokaina dhe marijuana, por puna e karabinierëve ka hedhur dritë mbi...

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

by redaktor2
07/17/2025
0

Në zonën e Mëzezit në Tiranë po ngrihet një institut i ri i specializuar për edukimin dhe rehabilitimin e të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.