• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Proda: Policimi në komunitet, efekte në rritjen e parametrave të sigurisë

03/12/2025
in Aktuale, Slider
Proda: Policimi në komunitet, efekte në rritjen e parametrave të sigurisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në kuadër të një konference të nivelit të lartë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një fjalim të rëndësishëm për rolin e policimit në komunitet dhe ndikimin e tij në rritjen e parametrave të sigurisë në Shqipëri.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Proda theksoi se kjo filozofi ka dhënë rezultate pozitive, duke përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet Policisë dhe qytetarëve dhe duke parandaluar krimin nëpërmjet një qasjeje proaktive dhe bashkëpunuese.

Ai theksoi se përmes partneritetit me institucionet lokale, grupet vullnetare dhe mbështetjes ndërkombëtare, Shqipëria ka arritur të bëhet një vend më i sigurt për vizitorët dhe turistët.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, mbajtur gjatë  Konferencës së Nivelit të Lartë për ”Policimin në Komunitet dhe Sigurinë në Komunitete”:

I nderuar z. Ministër i Brendshëm,

I nderuar përfaqësues i Ambasadës së Suedisë,

Të nderuar pjesëmarrës, të ftuar dhe përfaqësues të institucioneve,

Ky takim i sotëm është i një rëndësie të veçantë për punën e Policisë së Shtetit, pasi vë theksin në marrëdhënien tonë me qytetarët.

Policimi në komunitet, tashmë një filozofi që është pranuar dhe ka dhënë e po jep efekte pozitive në rritjen e parametrave të sigurisë në vend. Ky proces është një qasje proaktive dhe bashkëpunuese për të ndihmuar në parandalimin e krimit. Ai fokusohet në rritjen e përfshirjes së komunitetit, formimin e lidhjeve midis një komuniteti dhe zbatimit të ligjit. Mund të marr një shembull mes dhjetëra të tjerëve, por ky mu duk më domethënës:

Përgjatë dy viteve të fundit, shifra e turistëve dhe vizitorëve në Shqipërinë tonë i kaloi 10 milionët dhe incidentet në lidhje me këta ishin zero, dhe kjo jo vetëm për meritë të Policisë, por në veçanti për meritë të qytetarëve, të përfshirjes së tyre në shumë iniciativa për të parandaluar dhe luftuar krimin, të ndërmarra këto në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, por edhe në bashkëpunim me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare që na mbështesin.

Policimi në komunitet përbëhet nga tri elemente kryesore:

-Partneriteti ndërmjet Policisë së Shtetit dhe komunitetit gjerësisht i shprehur në faktin se gjatë hartimit e zbatimit të strategjive të policimit në komunitet, Policia e Shtetit ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me shkollat, pushtetin vendor, grupet vullnetare për të adresuar çështjet e komunitetit për zgjidhje.

-Elementi i dytë është zgjidhja proaktive e problemeve.

Nëpërmjet këtij komponenti të policimit në komunitet, Punonjësit e Policisë, me ndihmën e qytetarëve identifikojnë dhe zgjidhin në kohë problematikat, duke parandaluar përshkallëzimin e tyre në vend që të marrin një qasje reaguese dhe t’i përgjigjen krimit pasi ai të ketë ndodhur.

Elementi i tretë është ndryshimi organizativ.

Policimi i suksesshëm në komunitet varet gjithashtu nga gatishmëria e Policisë së Shtetit për të krijuar struktura efikase, duke përzgjedhur punonjës me integritet sa më të lartë, qasja pozitive e tyre në komunitet dhe menaxhimi profesional i këtyre strukturave. Implementimi me sukses i këtyre tri elementeve sjell padiskutim forcim  të besimit ndërmjet punonjësve të Policisë dhe qytetarëve.

Krijimi i besimit ka inkurajuar më shumë qytetarë që të raportojnë krimin dhe të iniciojë një nivel më të madh komunikimi ndërmjet Policisë dhe qytetarëve.

Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike janë një tjetër qasje pozitive për zgjidhjen efikase të problemeve dhe shqetësimeve të adresuara nga qytetarët.

Të gjitha këto iniciativa kanë në thelb rritjen e besimit të qytetarëve te

Policia, pasi besimi është vlera që qëndron në themel te marrëdhënies sonë. Falë punës dhe profesionalizmit, sot Policia e Shtetit është agjencia ligjzbatuese më e besueshme nga qytetarët, çka na obligon të gjithëve që të punojmë bashkërisht për të përmirësuar akoma më shumë këtë proces thelbësor që rrit parametrat e sigurisë dhe e shndërron Shqipërinë në një vend akoma më të sigurtë për vizorët dhe turistët nga mbarë bota.

Falënderoj organizatorët e këtij eventi, që na jep mundësinë jo vetëm të punojmë për të implementuar në komunitet një policim sa më efikas, por edhe të diskutojmë së bashku për një nga shtyllat kryesore të një shoqërie të sigurtë dhe demokratike.

Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet (SCPA) dhe ambasada suedeze kanë dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit. Me anë të këtij programi, policët janë trajnuar për qasje më efektive ndaj komunitetit, ku ka përfunduar trajnimi i 650 SPZ-ve në të gjithë vendin gjatë fazës së dytë të programit, ndërkohë që tashmë po vijohet me trajnimin Patrullave të Përgjithshme, me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më të afërt, cilësor e transparent me qytetarët.

Që prej marrjes së detyrës time si Drejtor i Përgjithshëm e kam pasur dhe kam prioritet ketë proces, nisur dhe nga përvoja si Drejtor i Drejtorisë së Policisë Elbasan, qytet ku u implementua për herë të parë ngritja e këshillave vendore apo këshillave të sigurisë. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një polici moderne dhe të orientuar drejt qytetarëve.

Ndaj gjej rastin të konfirmoj se Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për përmirësimin e mëtejshëm të punës së saj në shërbim të qytetarëve, të forcimit akoma më shumë të partneritetit me policitë homologe dhe agjencitë ligjzbatuese në luftën ndaj krimit, duke përmbushur sa më mirë misionin e përbashkët në të mirë e qytetarëve. Përfitoj nga rasti për të falënderuar qeverinë suedeze, për mbështetjen e ofruar në vite dhe shpresoj të vijojmë me bashkëpunimin shumë të mirë që kemi krijuar.

Ju faleminderit të gjithëve!

Related

Tags: Ilir ProdakomunitetPolicia
Previous Post

Qeveria emëron dy zëvendësministre të reja në Ministrinë e Financave

Next Post

E papritur! Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Lajme të ngjashme

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

by redaktor2
05/12/2025
0

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823...

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

by redaktor2
05/12/2025
0

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë. Rezultatet sipas partive:PS 3214 vota,PD- ASHM 1003 vota,

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

by redaktor2
05/11/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e PS-së në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në...

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.