• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Debati në PD për listat/ Salianji mesazh nga qelia: Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

03/13/2025
in Aktuale, Politikë
Debati në PD për listat/ Salianji mesazh nga qelia: Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Demokrati Ervin Salianji, ka reaguar pasi partitë politike në vend zyrtarizuan listat e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit, duke shprehur zhgënjimin për pamundësinë e tij për të qenë pranë strukturave të PD-së.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai ka komentuar dhe listën e PD për deputetë, ku tha se listat emërore në çdo rast kanë objeksione dhe qëndrime e secili anëtar ka njerëzit e tij të preferuar, aq më tepër kjo në Partinë Demokrarike ku ka shumë karaktere e debate.

Sa i përket demokratëve të zgjënjyer që nuk u futën në lista, Salianji thotë se meritonin vleresim më të madh.

“Duke uruar ekipn fitues të kandidatëve, sot jam dhe e ndjej dhimbjen dhe pafuqinë njësoj si shumë miq që kanë dhënë e japin shumë për PD, të cilët meritonin vleresim më të madh”, shkruan ai, duke theksuar se “rrëzimi i qeverisë Rama është një mision kombëtar”.

“Lufta ndaj haremit të Gadaf Ramës dhe rrezimi i qeverisë më të kriminalizuar dhe korruptuar ne historine e Shqipërisë, është mision kombëtar. Kjo është më e madhe se secili nga ne, dhe një motivim i pashtershëm”, tha ai.

Reagimi i Salianjit

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar, secili mund te beje listen e vet. Aq më tepër kjo në Partinë Demokrarike që ka shumë karaktere, ka debate, ka qendrime, ndryshe nga kundërshtarët ku shumica kalon në një matricë nga ku dalin qofte që mendojnē si kryetari.

Edhe unë, kam objeksionet e kontestimet e mia të cilave do u kisha qendruar, nëse nuk do të isha izoluar përdhunshëm duke mu privuar liria fizike dhe pasioni i madh për politkën, shërbimin publik dhe marrëdheniet njerezore e miqesore duke me hequr mandatin dhe ndaluar 1 dite para shpalljes se listave edhe mundesine për rikandidim.

Qëndrimet e mia per vleresimet e kontributeve, sakrifikuesve, qendrestarëve, dhe mbështetje personalaliteteve dhe njerezve që janë kolona dhe energjia e demokrateve ne qender dhe baze, do t’i kisha dhënë në mbledhjet e strukturave.

Distanca e izolimi nuk më pengon ama të jem empatik. Prandaj  duke uruar ekipn fitues te kandidateve, sot jam dhe e ndjej dhimbjen dhe pafuqinë njësoj si shumë miq që kanë dhënë e japin shume per PD, të cilët meritonin vleresim me të madh.

Jam me ta, e jam i bindur, dhe do doja që kjo fjalë nga qelia 6 të ishte ngushëllim e garanci; asnje gram djerse e derdhur nuk do shkojë dem, asnjë kontribut nuk zhbehet, nuk zerohet. Politika është maratone e momentet kur duket sikur je fundosur apo padrejtesia të ka vene perfund, në fakt jane baza e fortë për forcim e ringritje. E kam provuar personalisht shumë herë e përherë jam ringritur me i fortë, betejat të forcojnë, askush nuk duhet të dorëzohet nëse do të ketë sukses.

Demokratët nuk harrojne sakrificat e askujt dhe busulla e tyre është më e sakta. Kjo është vetëm një etapë që u mbyll sot. Nga ky moment nuk na lejohet të shpenzojmë energji me brenga.

Duhet të gjithë bashkë të jemi motorrët e pandalshëm të fushatës. Me kreditet e me reputacionin e njerezve që kanë dhene pa marrë, te tregojmë që një Shqipëri më e mirë, normale, me sundim ligji, me meritokraci e barazi mundesish, me fokusin tek ekonomia dhe shqetësimet e hallet e çdo qytetari, është interesi që na udhëheq, e jo arritjet personale.

Lufta ndaj haremit të Gadaf Ramës dhe rrezimi i qeverise më të kriminalizuar dhe korruptuar ne historine e Shqipërisë, është mision kombetar. Kjo është më e madhe se secili nga ne, dhe një motivim i pashtershëm.

Bashkimi dhe lufta ndaj qeverise dhe mbeshtetja tek njeri-tjetri do e bëjë të mundur rotacionin jetik me 11 Maj.

Ju e dini mirë. Nëse do isha ne kushte te tjera do ju permendja me emer një për një e do ju çmoja nga fillimi në fund çdo kontribut. Sot ju dergoj perqafimet dhe ju them që ndjej siç ju ndjeni shansin e padhenë, mosrealizimin, ndalimin e një projekti apo aspirate. Por ketë herë duhet t’i japim mundesi Shqipërisë, me luftën për çdo votë për Partinë Demokratike dhe Opozitën.

Related

Tags: PDSalianji
Previous Post

Elisa Spiropali pret në takim Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos: Shqipëria, vendi kandidat më i shpejtë, më i vendosur, dhe më i merituar drejt anëtarësimit!

Next Post

Dita e Verës, policia plan masash për aktivitetet/ Ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë dhe Elbasan

Lajme të ngjashme

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

by redaktor2
07/15/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përfshirë operatorë të rinj në listën e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit....

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

by redaktor2
07/15/2025
0

Shumë prej jush mund të mos e njihni fare, por Antoneta Dhima e cila është deputete e Partisë Socialiste, është...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Bashkia Krujë/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive

Bashkia Krujë/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive

by redaktor2
07/15/2025
0

Edhe në Bashkinë e Krujës ashtu si në të gjitha Bashkitë e vendit është zbatuar ultimatumi i Kryeministrit Edi Rama, për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit
  • “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletsh…
  • Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa
  • Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë
  • Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit
  • Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçar…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.