• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

E lanë në stol se zgjodhi Shqipërinë, Malisheva nuk pranon që trajneri të dalë në median shqiptare

03/17/2025
in Slider, Sport
E lanë në stol se zgjodhi Shqipërinë, Malisheva nuk pranon që trajneri të dalë në median shqiptare
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një situatë e pazakontë ka ndodhur me Etnik Brrutin në Kosovë. Lojtari ka përjetuar një presion të madh nga ambienti i futbollit në vend pasi zgjodhi që të linte Kosovën U-21 dhe të kalonte te Shqipëria. 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ndërkohë babai i tij, i cili ka qenë pjesë e UCK, në ëndrrën e bashkimit kombëtar është aq patriot i madh aq sa edhe djalit të tij i vendosi emrin Etnik, ndërsa i shkoi kësaj çmendurie deri në fund. Duket qesharake sesi mund të quhet një çmenduri një kalim i tillë që duhej të ishte fare normal, por e tillë është. Menjëherë pasi Brruti kaloi te Shqipërai, Malisheva e la në stol këtë futbollist për një ndeshje vendimtare kundër Gjilanit. 

Imagjinoni për një moment që Silvinjo të admirojë kaq shumë një lojtar që sipas Malishevës meriton të qëndrojë në stol kundër Gjilanit, ndërsa Brruti tani do të luajë në krahë të Kristjan Asllanit të Interit. Vetëm kaq për të kuptuar se një vendim i tillë nuk ishte aspak teknik dhe ndodhte rrallë që Brruti të mbetej në stol, këtë herë ndodhi menjëherë pasi ai doli te Shqipëria. Por pasi e gjitha kjo doli në skenë dhe pati një presion të madh mediatik, Malisheva e riktheu Brrutin në fushë. Për të kuptuar edhe njerëzit më qartë se çfarë ndodh realisht në prapaskenë, mjafton t’i hedhim një sy reagimit të Malishevës pasi Brruti doli zyrtarisht në listën e Shqipërisë.

“Etnik Brruti i ftuar në Kombëtaren “A” të Shqipërisë! Me krenari njoftojmë se lojtari jonë, Etnik Brruti, është ftuar nga Kombëtarja “A” e Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të “FIFA Ëorld Cup 2026 – European Qualifier”!

Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për Etnikun, por edhe për klubin tonë.  Si kosovar, Etniku ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat kuq e zi, duke treguar se “shqiptarët kanë vetëm një atdhe, vetëm një komb”. Shqipëria është si shpirti dhe sporti është ura që na bashkon, duke forcuar shpirtin kombëtar dhe krenarinë tonë të përbashkët. Urime, Etnik! Jemi krenarë për ty dhe të urojmë suksese me fanellën Kuq e Zi”, shkruan Malisheva.

Pra një reagim ideal i mënyrës sesi duhej të ishte ky kalim i Brrutit te Shqipëria. Por duket qartë se ky reagim i Malishevës ishte vetëm që publiku dhe njerëzit të mos e kuptonin të vërtetën sesi u trajtua mesfushori pasi erdhi te Shqipëria. Moderatori Altin Sulce që drejton emisionin Max Sport në EuroNews, u shpreh se kishte arritur një marrëveshje për të marrë në emision trajnerin e Malishevës për ta pyetur atë në lidhje me Brrutin. Por në momentin e fundit, trajneri i Malishevës është shprehur se klubi nuk e lejon atë që të dalë në emision. 

Pyetja është, nëse ky kalim është kaq normal, kur Malisheva ndihet kaq krenare që një lojtar i saj është pjesë e Shqipërisë, përse do t’i mbyll gojën trajnerit dhe nuk e lejon atë që të dalë në një media të Shqipërisë dhe të flas për lojtarin e tij? Në një rast normal, kjo duhej të ishte një krenari dhe të gjithë te Malisheva duhej të nxitonin që të flisnin se një lojtar i tyre, do të ishte pjesë e Shqipërisë. Por duket qartë se në këtë situatë, Brruti ka marrë një presion të madh dhe mënyra sesi po serviret në publik, nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën.

“Kishim trajnerin e Malishevës sot në emision që do të ishte prezent. Në momentin e fundit, trajneri nuk pranon të dalë në emision. Ai thotë se se klubi nuk e lejoi për të dalë në intervistë për mediat shqiptare. Përse? Djali është shqiptar, ne themi se jemi një komb, kemi një flamur, një abetare. Historia ka qenë e pamëshirshme për ne dhe prandaj jemi të ndarë në dy shtete, por nuk kemi dy Kombëtare, nuk jemi dy Kombe. Mund të kishin edhe përfaqësuese të Laberisë dhe të Camërisë. Kombëtarja është një dhe Malisheva nuk e lë trajnerin të flasi. Ne donim të dinim vetëm cilësitë e Brutit, nëse godiste mirë me kokë, nëse kishte pasim horizontal të mirë, pra një cilësi të tijën”, tha Altin Sulce. 

Related

Tags: Altin SulceEtnik BrutinMax Sport
Previous Post

Zgjedhjet e 11 Majit! Rama ironizon nga Lushnja kundërshtarët e tij: Parti të re me kushërinjtë dhe me babanë në krye të listës mund të bëjë çdo kush! Ja pse PS është opsioni më i mire

Next Post

Rama inspekton punimet në kinoteatrin “Vaçe Zela” në Lushnje: Do të gjallërojë jetën kulturore dhe artistike të qytetit

Lajme të ngjashme

Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


by redaktor2
07/09/2025
0

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.