• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Javës së Parasë 2025, Guvernatori i BSH, Gent Sejko: E ardhmja financiare e Shqipërisë fillon me vendimet që marrim për të rinjtë, ata janë protagonistët kryesorë!

03/17/2025
in Ekonomi, Slider
Javës së Parasë 2025, Guvernatori i BSH, Gent Sejko: E ardhmja financiare e Shqipërisë fillon me vendimet që marrim për të rinjtë, ata janë protagonistët kryesorë!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u çel Java Globale e Parasë, gjatë së cilës do të organizohen aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese dhe edukative.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kjo Javë është një festë mbarëbotërore e parasë, e cila bashkon institucione publike dhe private, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, por mbi të gjitha, bashkon nevojën dhe angazhimin e përbashkët për edukimin financiar të brezave të rinj.

Aktivitetin çelës të Javës së Parasë 2025 e përshëndetën, Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë, me bashkëpunimin e Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe falë mbështetjes tepër të vyer të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe partnerëve të tjerë, ka organizuar ndër vite aktivitete edukative dhe ndërgjegjësuese për grup-moshat e nxënësve të arsimit parauniversitar dhe atij universitar.

Guvernatori shtoi se viti 2025 përkon me një moment historik për Shqipërinë, 100-vjetorin e krijimit të Bankës së Shqipërisë, një moment i papërsëritshëm për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë ekonomik dhe financiar.

sejko vendimet bsh

Themelimi i Bankës Kombëtare të Shqipnis në vitin 1925 shënoi fillimin e një epoke të re në sistemin financiar shqiptar, duke vendosur bazat e parasë kombëtare dhe ofruar stabilitet në kryerjen e pagesave.

Kuptimi i saktë i historisë financiare të vendit tonë dhe Bankës së Shqipërisë nga të rinjtë do ti ndihmojë ata të marrin vendime të mençura në menaxhimin e financave të tyre dhe të jenë qytetarë aktivë në ndërtimin e një ekonomie më të mirë kombëtare.

“Ju inkurajoj të gjithëve të përfshiheni aktivisht, të mësoni, të sfidoni veten dhe të mendoni për të ardhmen tuaj financiare. Njohuritë që do të fitoni sot mund të jenë themeli i sigurisë dhe suksesit tuaj nesër. E ardhmja financiare e Shqipërisë fillon me vendimet që marrim sot, dhe ju, të rinjtë, jeni protagonistët kryesorë të saj.” – përfundoi Guvernatori Sejko.

sejko BSH

FJALA E PLOTE E GENT SEJKOS

Kam nderin dhe kënaqësinë të hap sot Javën Globale të Parasë 2025, një nismë që bashkon institucione publike dhe private, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, por mbi të gjitha, bashkon nevojën dhe angazhimin tonë të përbashkët për edukimin financiar të brezave të rinj.

Viti 2025 përkon me një moment historik për Shqipërinë, 100-vjetorin e krijimit të Bankës së Shqipërisë, një moment i papërsëritshëm për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë ekonomik dhe financiar.

Java Globale e Parasë, e organizuar në mbarë botën nga OECD-INFE, ka si objektiv të ndihmojë fëmijët dhe të rinjtë të zhvillojnë një mendësi të shëndoshë financiare. Tema e këtij viti, “Think before you follow, wise money tomorrow”, është një thirrje për reflektim dhe qasje kritike ndaj burimeve të informacionit financiar, duke pasur parasysh ndikimin e madh të rrjeteve sociale dhe të teknologjisë në vendimmarrjen financiare të të rinjve. Ndaj, slogani ynë kombëtar “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri! – 100 vjet bankë qendrore në Shqipëri!”, shpreh domosdoshmërinë e marrjes së vendimeve financiare të zgjuara për një të ardhme të qëndrueshme.

Të dashur të rinj,

Njohja e historisë së Bankës Qendrore përfaqëson një dritare të rëndësishme për të kuptuar sesi institucionet financiare ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë monetare të vendit. Themelimi i Bankës Kombëtare të Shqipnis në vitin 1925 shënoi fillimin e një epoke të re në sistemin financiar shqiptar, duke vendosur bazat e parasë kombëtare dhe ofruar stabilitet në kryerjen e pagesave. Gjatë këtyre 100 viteve, sistemi i pagesave ka kaluar nga modelet tradicionale, ku dominonin metalet e çmuara dhe kartëmonedhat, drejt epokës moderne të pagesave digjitale dhe sistemeve të avancuara të shlyerjes.

Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimin e sistemeve të pagesave, nga reformat e para të pas viteve ’90, te krijimi i Sistemit Shqiptar të Pagesave Ndërbankare (AIPS), si një nga sistemet më avangard të kohës në nivel rajoni dhe më gjerë, sa i përket operimit të tij. Ky sistem mundësoi qarkullimin e shpejtë dhe efikas të parasë të emetuar nga Banka e Shqipërisë në ekonomi dhe krijoi bërthamën për zhvillimin e tregjeve të parasë dhe atyre të kapitalit, si dhe implementimin efikas të politikës monetare. Në ditët e sotme, ai proceson një total pagesash rreth 5 herë më të lartë se Prodhimi i Brendshëm Bruto, dëshmi e qartë e rëndësisë së tij për tregjet financiare dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Krahas rolit klasik të bankave qendrore për operimin e sistemeve të pagesave me vlerë të madhe, Banka e Shqipërisë është përfshirë edhe në operimin e sistemeve të pagesave me vlerë të vogël. Në këtë drejtim, kemi krijuar Sistemin e Pagesave me Vlerë të Vogël (AECH) dhe, së fundmi, edhe atë AIPS EURO. Falë politikave të Bankës së Shqipërisë për rregullimin e komisioneve, ky evolucion ka gjeneruar kursime të konsiderueshme. Kështu, vetëm nga zerimi i komisioneve për pagesat deri në 20,000 lekë, u janë kursyer konsumatorëve dhe bizneseve përafërsisht 700 milionë lekë, që prej vitit 2020. Nga ana tjetër, operimi i sistemit AIPS Euro ka gjeneruar kursime të konsiderueshme, të cilat përllogariten të jenë rreth 100 milionë euro. Ndërkohë, impakti jo-monetar vlerësohet të jetë shumëfish më i lartë, nëpërmjet promovimit të pagesave elektronike të cilat reduktojnë përdorimin e cash-it dhe rrisin formalizimin e ekonomisë.

Së fundmi, ka nisur projekti për krijimin e pagesave të shpejta në bashkëpunim me Bankën e Italisë dhe bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor. Ne do prezantojmë një mënyrë të thjeshtë të kryerjes së pagesave nga celulari. Përtej inovacionit që do të promovojë ky sistem, ai pritet të ketë një impakt të konsiderueshëm si në kursimet e gjeneruara ashtu edhe në përfshirjen dhe familjarizimin e publikut me shërbimet inovative financiare.

Të rinjtë duhet të kuptojnë se stabiliteti monetar dhe zhvillimi i infrastrukturave moderne financiare janë rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimit të institucioneve publike dhe sektorit privat. Kuptimi i saktë i historisë financiare të vendit tonë do të ndihmojë të rinjtë të marrin vendime të mençura në menaxhimin e financave të tyre dhe të jenë qytetarë aktivë në ndërtimin e një ekonomie më të mirë kombëtare.

Një aspekt thelbësor i edukimit financiar është gjithashtu aftësimi për të dalluar informacionin e besueshëm nga ai i rremë. Historia na tregon raste të shumta kur mungesa e informacionit të saktë dhe mashtrimet financiare kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme për qytetarët. Po ashtu, në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi dhe ndikimi i mediave sociale është i madh, është e lehtë të biesh pre e këshillave të paverifikuara financiare. Investimet dhe vendimet financiare duhen bazuar në analiza të mirëfillta dhe burime të besueshme, për të shmangur humbjet dhe pasojat e rënda ekonomike.

Për të gjitha këto është e domosdoshme që qytetarët, veçanërisht të rinjtë, të mbështeten te burime të sigurta informacioni, si Banka Qendrore, institucionet financiare, shoqatat që punojnë në fushën e edukimit financiar, institucionet e dijes etj.

Të dashur miq,

Java Globale e Parasë nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin e institucioneve publike, sektorit bankar dhe partnerëve tanë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Falënderimi im i sinqertë shkon për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Shoqatën Shqiptare të Bankave, Bankën Botërore, bankat tregtare dhe të gjitha institucionet e tjera që po ndihmojnë në këtë nismë kaq të rëndësishme dhe zbatimin e Strategjisë së Bankës së Shqipërisë për Edukim dhe Përfshirje Financiare.

Në çelje të kësaj javë, ju inkurajoj të gjithëve të përfshiheni aktivisht, të mësoni, të sfidoni veten dhe të mendoni për të ardhmen tuaj financiare. Njohuritë që do të fitoni sot mund të jenë themeli i sigurisë dhe suksesit tuaj nesër. E ardhmja financiare e Shqipërisë fillon me vendimet që marrim sot, dhe ju, të rinjtë, jeni protagonistët kryesorë të saj.

Related

Tags: Gent SejkoJavës së Parasë 2025
Previous Post

Tifozët anglezë flasin për Euronews: “E mundim Shqipërinë, shënon Kane dopietë”

Next Post

Zgjedhjet e 11 Majit! Rama ironizon nga Lushnja kundërshtarët e tij: Parti të re me kushërinjtë dhe me babanë në krye të listës mund të bëjë çdo kush! Ja pse PS është opsioni më i mire

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.