• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

U arrestuan në kuadër të operacionit “Shpirti”, GJKKO shpall fajtor dhe dënon me burg dy persona të akuzuar për trafik droge

03/19/2025
in Kronikë, Slider
U arrestuan në kuadër të operacionit “Shpirti”, GJKKO shpall fajtor dhe dënon me burg dy persona të akuzuar për trafik droge
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burg dy persona, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti” dhe që akuzohen për trafik droge.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Bëhet fjalë për shtetasit Jovan Memaj dhe Bernard Tahiraj, mbi të cilët rëndojnë disa vepra penale.

Njoftimi: 

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Jovan Memaj dhe Bernard Tahiraj”.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Matilda Llangozi, Taulant Banushi dhe Besjana Gerxanaj, me vendimin Nr. 27, datë 19.03.2025 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 284/1,28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
  6. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jovan Memaj për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 287/1, gërma “b”, të Kodit Penal për shkak se nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet.
  7. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve të dhëna, i pandehuri Jovan Memaj dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
  8. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masë së dënimit të dhënë dhe në përfundim dënimin e të pandehurit Jovan Memaj me 8 (tetë) vite burgim.
  9. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të kryhet në burgun e sigurisë së lartë.
  1. Pushimin e akuzës ndaj të pandehurit Bernard Tahiraj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bernard Tahiraj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
  3. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masë së dënimit të dhënë dhe në përfundim dënimin e të pandehurit Bernard Tahiraj me 2 (dy) vite burgim.
  4. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në Burg” për efekt të këtij procedimi penal dhe do të kryhet në burgun e sigurisë së lartë.
  5. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë, në mënyrë solidare.
  6. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi.
  7. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

Related

Tags: Bernard TahirajGJKKOJovan Memaj
Previous Post

Zbardhet skema e vjedhjes së energjisë elektrike në Gjirokastër, si funksiononte rrjeti i punonjësve të OSHEE

Next Post

Rrugëtimi i Shqipërisë dhe Kosovës, ekspertët e statistikave thonë fjalën e tyre për kualifikueset e Botërorit 2026

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.