• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Spiropali në Parlamentin Hollandez: Hollanda, mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë. Intensifikojmë dialogun politik, bashkëpunimin…

03/24/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
Spiropali në Parlamentin Hollandez: Hollanda, mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë. Intensifikojmë dialogun politik, bashkëpunimin…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit,  Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Parlamentin Hollandez, ku u prit në një takim të përbashkët nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Martin Bosma, dhe Kryetari i Senatit, Jan Anthonie Bruijn. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Vendet e Ulëta, Artur Kuko.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera intensive politike dypalëshe, shkëmbimet e vizitave të nivelit të lartë  dhe theksoi se ky momentum duhet ruajtur dhe bashkëpunimi duhet dhe mund të zgjerohet.

Pozita strategjike e Hollandës në Bashkimin Europian dhe roli i fuqishëm në organizatat ndërkombëtare përbëjnë një oportunitet për realizimin e ambicjeve tona për integrimin europian dhe kontributin në përballimin e sfidave globale.

Spiropali vlerësoi mbështetjen për transformimet demokratike, nëpërmjet programeve të ndihmës për reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Hollanda është ndër investitorët kryesorë në Shqipëri dhe znj. Spiropali shprehu interesimin për shtimin e investimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar si edhe bashkëpunimin në  nivelin lokal. Turizmi dhe sporti po afrojnë më shumë njerëzit e dy vendeve tona.

Kryetarja Spiropali nënvizoi se në kontekstin e zhvillimeve aktuale në marrëdheniet ndërkombëtare, bashkëpunimi mes dy vendeve mund të përfshijë edhe rivitalizimin e industrisë sonë ushtarake e mbrojtëse, në kuadrin e Programit për Riarmatimin e Europës.

Nxitja e bashkëpunimit parlamentar është thelbësor për marrëdhëniet mes dy vendeve. Znj. Spiropali nënvizoi vullnetin e Kuvendit për intensifikimin e shkëmbimeve me Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin në të gjitha nivelet, mes komisioneve, grupeve të miqësisë dhe deputetëve.

Spiropali vlerësoi mbështetjen e Hollandës për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe ndau me homologët objektivin kombëtar strategjik për përfundimin e negociatave teknike të anëtarësimit brenda brenda 2027 dhe anëtarësimin brenda vitit 2030, një objektiv ambicioz, por plotësisht i arritshëm, nëse mbajmë parasysh faktin se Shqipëria është aktualisht vendi kandidat që ecën më shpejt dhe  më vendosmërisht drejt anëtarësimit. Ne synojmë të zhvillojmë dy konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE në muajt prill dhe qershor, gjatë Presidencës Polake, dhe dy konferenca ndërqeveritare gjatë muajve tetor dhe dhjetor, gjatë Presidencës Daneze.

Spiropali vuri në dukje rolin aktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin, sigurinë e paqen në rajon, kontributin e Procesit të Berlinit në integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Planit të Rritjes si një mundësi që përshpejton  zhvillimin ekonomik dhe rrit mirëqenien e fuqizon kohezionin social në vendet e rajonit.

Kryetarja e Kuvendit Spiropali diskutoi me homologët holandezë edhe për bashkëpunimin  mes dy vendeve në kuadrin e  Komunitetit Politik Europian dhe organizimin e Samitit të Gjashtë të tij në Tiranë në 16 maj 2025.

Duke vlerëzuar bashkëpunimin mes dy vendeve si anëtarë dhe partnerë në NATO, znj. Spiropali vuri në dukje se mbështetja e palëkundur e Shqipërisë për Ukrainën do të vazhdojë.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ftoi Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Martin Bosma dhe Kryetarin e Senatit Jan Anthonie Bruijn për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë.

Related

Tags: parlamentin hollandezSpiropalivizite
Previous Post

Gazetari sportiv i ashpër me trajnerin e Kombëtares, Tufa: Pse e kritikoj Sylvinhon

Next Post

Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrim parafinancim! Marta Kos: Të nxitet zbatimi i reformave

Lajme të ngjashme

Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


by redaktor2
07/09/2025
0

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.