• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Mos përdorni makinën, ecni në këmbë”/ Bardhi publikon videon e Ballukut për çmimin e naftës: Kjo është zgjidhja që jep Belinda. PD do të heqë taksat për karburantin!

03/25/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
“Mos përdorni makinën, ecni në këmbë”/ Bardhi publikon videon e Ballukut për çmimin e naftës: Kjo është zgjidhja që jep Belinda. PD do të heqë taksat për karburantin!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka sulmuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, lidhur me çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas Bardhit, Balluku ka sugjeruar një zgjidhje absurde për qytetarët, duke i ftuar ata që të mos përdorin makinën dhe të ecin në këmbë, për t’u përballur me çmimet e larta të karburantit.

“Qeveria dhe Belinda Balluku kanë vetëm një zgjidhje për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri. “Mos përdorni makinën dhe ecni në këmbë” – është zgjidhja e tyre, sepse me makinë duhet të ecë vetëm Belinda dhe të ngjashmit e saj”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, Bardhi ka paraqitur planin e Partisë Demokratike për uljen e çmimit të karburantit, e cila mund të arrihet vetëm përmes heqjes së taksave të rritura gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

“Zgjidhja e Partisë Demokratike është tjetër: Heqjen nga çmimi i karburantit të taksave të rritura gjatë 12 viteve nga qeveria e Edi Ramës. Duke zhveshur çmimin nga taksat e shtuara dhe të panevojshme, çmimi arrin të jetë i njëjtë me vendet e tjera të Rajonit, përfshirë Kosovën, Malin e Zi apo Maqedoninë”, shkruan ai.

“Ky është ZOTIMI YNË”, përfundoi Bardhi, duke bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 11 majit, për koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Postimi i Gazment Bardhit:

ZOTIMI YNË: ULJA E ÇMIMIT TË KARBURANTIT!

Qeveria dhe Belinda Balluku kanë vetëm një zgjidhje për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri. “Mos përdorni makinën dhe ecni në këmbë” – është zgjidhja e tyre, sepse me makinë duhet të ecë vetëm Belinda dhe të ngjashmit e saj.

Zgjidhja e Partisë Demokratike është tjetër: Heqjen nga çmimi i karburantit të taksave të rritura gjatë 12 viteve nga qeveria e Edi Ramës. Duke zhveshur çmimin nga taksat e shtuara dhe të panevojshme, çmimi arrin të jetë i njëjtë me vendet e tjera të Rajonit, përfshirë Kosovën, Malin e Zi apo Maqedoninë.

Ulja e çmimit të karburantit reflekton ulje në të gjitha mallrat e konsumit të përditshëm për shkak të reduktimit të kostove të transportit. Ky është ZOTIMI YNË, për të lehtësuar sado pak jetën e qytetarëve.

Në 11 Maj, VOTO nr. 1 – “Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. 🇦🇱✌️

Related

Tags: akuzaBelinda BallukuGazmend Bardhi
Previous Post

Rama pritet me daulle në Lezhë, batuta me “qytetarin euroatlantik” dhe ironizon Bashën: Me ty Lul nuk shkohet në BE se të zë gjumi

Next Post

Gjylameti: Tirana lokomotiva e fitores së PS, 20 mandate është një objektiv i realizueshëm

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.