Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me shqetësimin e besimtarëve për moszbatimin e orarit të faljes së Namazit të Bajramit në Sheshin Skënderbej.
Në një reagim zyrtar, KMSH pranoi përgjegjësinë për vonesën, duke e cilësuar si një problem teknik komunikimi.
Në sqarimin e tij, KMSH thekson se raste të tilla kanë ndodhur edhe më parë në histori dhe se besimtarët që nuk arritën të falnin Namazin mund ta kryejnë atë individualisht ose me familjen e tyre, sipas traditës islame.
Institucioni fetar shprehu ndjesë për situatën dhe kërkoi mirëkuptimin e besimtarëve, ndërsa uroi sërish për festën e Fitër Bajramit.
Reagimi i plotë