• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

OSBE/ODIHR nis punën, 300 vëzhgues për zgjedhjet e 11 majit! Zannier: Monitorim edhe fushatës në rrjetet sociale

04/02/2025
in Aktuale, Politikë
OSBE/ODIHR nis punën, 300 vëzhgues për zgjedhjet e 11 majit! Zannier: Monitorim edhe fushatës në rrjetet sociale
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

TIRANË– Misioni i OSBE/ODIHR ka nisur zyrtarisht punën për monitorimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Kreu i misionit,  Lamberto, gjatë konferencës për mediat në Tiranë, bëri me dije se për monitorimin e procesit zgjedhor të 11 majit do të angazhohen 300 vëzhgues afatshkurtër dhe 26 vëzhgues afatgjatë, që do të shpërndahen në 12 qarqet në Shqipëri.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Sot hapim zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE-ODIHR. Për ditën e zgjedhjeve do të kërkojmë 300 mbikëqyrës afat shkurtër që do të vijnë në Shqipëri pak para zgjedhjeve. Në ditën e zgjedhjeve do të ketë një komponent më të gjerë të vëzhguesve, vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE, Asambleja Parlamentare e KiE dhe Parlamenti Evropian. Qëllimi i këtij misioni do të jetë vlerësimi i kryerjes së këtij procesi, nëse do të jenë në përputhje me angazhimet e Shqipërisë ndaj OSBE-së dhe detyrime të tjera të Shqipërisë, si edhe përputhja me legjislacionin vendas”, theksoi Zannier.

Sipas Zannier, vëzhgimi i OSBE/ODIHR do të shtrihet në të gjitha aspektet, nga kuadri ligjor, fushata elektorale, mbulimi mediatik dhe puna e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet. Zannier theksoi se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga ODIHR në proceset e mëparshme zgjedhore, si dhe monitorimit të fushatës në rrjetet sociale.

“Do të monitorojmë nga afër të gjitha aspektet e zgjedhjeve, si kuadri ligjor, zbatimi i fushatës edhe në rrjetet sociale, puna e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, mosmarrëveshjet dhe mbulimi mediatik në përgjithësi. Si pjesë e këtij procesi do të jenë edhe takime me përfaqësues të shtetit, partive politike, shoqërisë civile, medias dhe faktorit ndërkombëtar”, u shpreh Zannier.

I pyetur mbi planin e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mundësinë e bashkëpunimit për raportimin e shkeljeve,  Zannier u shpreh se misioni do të ndjekë metodologjinë e tij të vëzhgimit dhe çdo gjetje do të bëhet publike përmes raporteve zyrtare.

“Bashkëpunimi me autoritetet është i rëndësishëm, por gjetjet tona do të ndahen përmes raporteve zyrtare,” tha Zannier.

Një ditë pas zgjedhjeve, OSBE/ODIHR do të publikojë një raport paraprak me gjetjet kryesore të procesit, ndërsa raporti përfundimtar, me një vlerësim të detajuar të zgjedhjeve, pritet të publikohet disa javë më pas.

“Një ditë pas zgjedhjeve do kemi gjetjet dhe përfundimet paraprake të misionit që do prezantohen ditën pas zgjedhjeve dhe në fund një vlerësimin tërësi i të gjithë procesit të zgjedhjeve që do bëhet me raportin përfundimtar”, tha ai.

I pyetur mbi rekomandimet e OSBE-ODHIR që ende nuk janë zbatuar, Zannier tha “Puna jonë të monitorojmë ku jemi me rekomandimet në kuadrin ligjor dhe rregullator. Ne diskutuam edhe me aktorët kryesorë në vend dhe dimë se puna për zbatimin e rekomandimeve vazhdon. Do thoja që për rekomandimet, puna vazhdon në disa mënyra, prezencës së OSBE këtu në Shqipëri. Puna jonë këtu është të ngremë problemet që shohim, të tregojmë se ku jemi përmes raporteve tona.”

Monitorimi i OSBE/ODIHR do të vijojë deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

Related

Previous Post

E zhdukur prej disa ditësh, gjendet e vrarë e reja shqiptare në Itali! Trupi u gjet brenda një valixheje! Studente e ‘La Sapienza’

Next Post

U la në arrest shtëpie, biznesmeni i dosjes “Veliaj”, Elman Abule paraqitet në GJKKO

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.