• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Fond për të mbrojtur fermerët nga fatkeqësitë natyrore”- Berisha premton: Shteti do përballojë 80% të interesit të kredive që do të marrin bujqit

04/03/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
“Fond për të mbrojtur fermerët nga fatkeqësitë natyrore”- Berisha premton: Shteti do përballojë 80% të interesit të kredive që do të marrin bujqit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me banorët në Baldushk premtoi shumë lehtësira për fermerët.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e tij, teksa prezantoi programin e PD për bujqësinë, ish kryeministri tha se do të krijohet një fond për të mbrojtur fermerët nga fatkeqësitë natyrore.

Po ashtu, Berisha tha se shteti do të  përballojë 80% të interesit të kredive që fermerët do të marrin.

“Ne do marrim përsipër zbutjen maksimale të interesave, shteti do përballojë 80% të interesit të kredive që do marrin fermerët për fermat e tyre. E gjykojmë të domosdoshme. Kjo do të jetë nga banka e zhvillimit, por ju garantoj se do përballojmë 80% të interesit të kredive që ju do merrni. Ne do krijojmë një fond që t’ju mbrojë ju nga fatkeqësitë natyrore, nga stoku i prodhimit. Ky fond do të këtë për bazë çmimin bazë me të cilin ne do ti përgjigjemi fermerëve që ata të mos dalin të falimentuar, jo për shkak të tyre, por për shkaqe natyrore. Ne do ofrojmë shërbimin falas fermerëve me këshillat dhe udhëzimet që duan. Për ata që përpunojnë produktet bujqësore, aty ka një tvsh të njëanshme, me këtë taksë i leverdis prodhuesit të blejë mallrat e importuara sesa mallrat tuaja. TVSH do vendoset si në blerje dhe në shitje. Në këtë mënyrë grumbulluese detyrohet ti kthejë prodhuesit tvsh. Këtu është një padrejtësi, kjo është taksë armiqësore ndaj fermerit”, tha nder te tjera Berisha.

Pjese nga fjala e Berishes 

Së pari, ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe shpreh nderimin tim më të madh për secilin prej jush, për fermerët shqiptarë kudo që janë, burra, gra, të rinj, që me djersën dhe mundin e tyre, në kushte të vështira përballojnë jetesën e tyre. Jo vetëm përballojnë jetesën e tyre, por japin një ndihmesë shumë të çmuar në jetesën në tërësi të vendit.

Në zonën rurale punësohen rreth 500 mijë shqiptarë dhe kjo zonë jep rreth 19% të prodhimit të përgjithshëm të vendit.

Në këtë aspekt, asnjë sektor nuk është më i rëndësishëm se sa sektori i bujqësisë në Shqipëri.

Përveç kësaj, Shqipëria është e vërtetë që ka tokë pak, kjo është e njohur. Por, Shqipëria ka tokë pak në rast se marrim parasysh fushën, ultësirën bregdetare dhe fushën. Por në qoftë se, kemi parasysh që toka e Shqipërisë në të gjithë territorin e saj është një tokë shumë pjellore, është një tokë tërësi plot ujë, është një tokë që prodhon dhe vetëm injorimi i saj ka bërë që të dalin sipërfaqe tokë pafund.

Nuk ka tokë më pjellore se toka e këtij vendi.

Ndaj dhe, për ne sektori i Bujqësisë dhe Bujqësia. Siç e shihni, kjo qeveri e ka harruar fare fjalën bujqësi, se kjo nuk e përmend fare, është një përparësi shumë e madhe.

Bujqësia gjatë këtyre viteve pësoi një rrokullsje të vërtetë. Rrokullisja e saj erdhi sepse, qeveria në vend se të shtonte nga viti në vit subvencionet për fermerët. Çdo vend, që mendon dhe dëshiron të zhvillojë bujqësinë, pa përjashtim çdo vend, subvencionon fermerin, mbron fermerin, i jep atij mundësinë të ketë sukses në punën e tij.

Related

Tags: Baldushkfermeretsali berisha
Previous Post

‘Për të arritur 1000 vajza, thjesht aksion!’/ Jozi: Unë i fus njerëzit në shinë

Next Post

Skandali me mishin e pulës me Salmonelë, AKU aksion të befasishëm në disa supermarkete në Vlorë

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.