• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Jam në politikë për të sjellë ndryshimin”- Takimet në biznese me qytetarët, Shehaj: Flas me ata që duan t’ia dalin me punë të ndershme!

04/03/2025
in Aktuale, Politikë
“Jam në politikë për të sjellë ndryshimin”- Takimet në biznese me qytetarët, Shehaj: Flas me ata që duan t’ia dalin me punë të ndershme!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, deklaroi si ai dhe Partia Mundësia do të vijojnë ta luftojnë korrupsionin, njësoj siç ka bërë ai që prej ditës së parë që është futur në politikë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

I pyetur në një intervistë televizive për mënyrën se si po bën fushatën, duke i takuar qytetarët në vendet e tyre të punës, Shehaj tha se kërkon të gjejë një mënyrë për të folur me ta, duke u njohur me problemet e tyre të përditshme.

“Unë nuk shkoj atje për t’u shitur si kamarier, por unë kam punuar për shumë vite kamarier. Kam bërë shumë profesione për të mbajtur veten, pasi unë nuk kam lindur milioner, por ia kam dalë me punë, nga hiçi. Unë shkoj atje sepse zgjedh të shkoj atje të qëndroj në krah të atyre që duan t’ia dalin me punë të ndershme. Impakti ka qenë shumë pozitiv.

Më bën përshtypje që qytetarët që unë takoj, nuk e kanë hallin se çfarë ka thënë Berisha apo Adriatiku për mua, por kanë hallet e tyre të përditshme. Një zonjë mu ankua që para 10 muajsh i kishin mbyllur biznesin nga hiçi. Një biznes me të cilin kishin jetuar 15 vitet e fundit. Kjo është arsyeja pse unë kërkoj të gjej një mënyrë për të folur me qytetarët”, tha Agron Shehaj.

Pyetjes “ngacmuese” të gazetares, “a keni shokë nga e shkuara”, Shehaj iu përgjigj:

“E di cilët janë shokët e mi nga e shkuara? Barbara Doda, një vajzë e re, që ishte brenda PD-së, dhe doli nga ajo parti për t’i sjellë Shqipërisë një ndryshim. Është Erald Kapri, historian, edhe ai ka qenë prej vitesh në politikë si aktivist. Janë me mijëra të tjerë në të gjithë Shqipërinë, që i janë bashkuar thirrjes. Njerëz që unë nuk i njihja, por na janë afruar sepse besojnë ata që ne po bëjmë”– u shpreh Agron Shehaj.

Ai tha Partia Mundësia nuk bën pazare, është një projekt afatgjatë për ta kthyer Shqipërinë në një vend të mundësive.

“Për mua nuk është posti i rëndësishëm, është vizioni. Unë nuk kam asnjë hall. Unë jam në politikë jo për të sjellë rotacionin, por për të sjellë ndryshimin. Unë kam qenë brenda PD-së, më ka dhënë mundësi dhe kam patur një mbështetje shumë të madhe nga votuesit, dhe për këtë u jam mirënjohës dhe kam respekt të jashtëzakonshëm. Fatkeqësisht PD nuk ndryshoi mjaftueshëm për të bërë dallimin me korrupsionin e Edi Ramës dhe kjo është arsyeja që unë kam dal nga Partia Demokratike.

Unë jam këtu për të folur për të ardhmen dhe kjo është rruga e duhur. Ne nuk duhet të dorëzohemi dhe nuk duhet të biem pre e pazareve. Shikojmë gjithë të tjerët, kanë bërë koalicione me PD e me PS”, u shpreh kreu i “Mundësisë”.

Related

Tags: Agron ShehajfushataMundesia
Previous Post

Programi për Bujqësinë, Berisha: Fermeri shqiptar sot subvencionohet 1 euro. PD do ta rritë 5 herë më shumë, aq sa Kosova dhe Maqedonia

Next Post

“Nuk pranon që askush t’i qaset…”/ Vserlo për Eglin: Ka nevojë për terapi

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.