• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar vizitë urimi Kryepeshkopit të ri, liderët fetare përgëzojnë Fortlumturi Joanin

04/07/2025
in Aktuale, Slider, Sociale
Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar vizitë urimi Kryepeshkopit të ri, liderët fetare përgëzojnë Fortlumturi Joanin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ditën e sotme Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë zhvilloi një vizitë urimi Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturi Joani, i zgjedhur së fundmi në krye të KOASH-it.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Vizita u zhvillua në ambientet e Kryepeshkopatës, ku morën pjesë anëtarët e Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, njëkohësisht udhëheqës të të gjitha komuniteteve fetare në vend, Mons. Gjergj Meta, Kryetar i KNFSH-së (2025) dhe President i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë; H. Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë; H. Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve; Pastor Ergest Biti, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë; Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH-së dhe President i Religions for Peace Europe, si dhe znj. Sheldiana Jano, juriste dhe financiare pranë Këshillit Ndërfetar.

Të gjithë liderët fetarë shprehën urimet dhe përgëzimet e tyre më të përzemërta për Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Joan, për zgjedhjen e merituar në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ata shprehën bindjen e plotë se ai do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e dialogut ndërfetar, jo vetëm si një përgjegjësi kombëtare, por edhe si një mision për edukimin e brezave të rinj dhe përballimin e sfidave të përbashkëta të shoqërisë shqiptare.

Në përputhje me statutin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, çdo kryetar i një komuniteti fetar është anëtar i Bordit të Presidencës dhe me rotacion, secili prej tyre merr drejtimin e KNFSH për një periudhë njëvjeçare kalendarike. Në këtë kuadër, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joani, është edhe anëtari më i ri i këtij Bordi.

Kjo vizitë përbën një dëshmi të traditës shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, të trashëguar brez pas brezi dhe të kultivuar ndër shekuj nga udhëheqësit fetarë të vendit, si shprehje e frymës së dialogut, mirëkuptimit dhe unitetit në shoqërinë shqiptare.

Related

Tags: Bordi i Presidencës së Këshillit NdërfetarKryepeshkopit Joanurim
Previous Post

“Një mashtrues në fushatë”- Gazment Bardhi thirrje qytetarëve: Mos ia besoni votën Edi Ramës! Jeta juaj vlen më shumë!

Next Post

Historia me Aldon, flet Rizarta: Kam parë shumë gjëra qëkur kam dalë…

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.