• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ceremonia për 105-vjetorin e lindjes së Ismet Elezit, presidenti Begaj: Profesori është vetë historia e gjallë e shkollës juridike shqiptare! Model i përkushtimit ndaj dijes dhe edukimit të brezave

04/07/2025
in Aktuale, Slider
Ceremonia për 105-vjetorin e lindjes së Ismet Elezit, presidenti Begaj: Profesori është vetë historia e gjallë e shkollës juridike shqiptare! Model i përkushtimit ndaj dijes dhe edukimit të brezave
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sot, me rastin e 105-vjetorit të lindjes së profesorit të së Drejtës Penale, Ismet Elezi, në një ceremoni të organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e vlerësoi atë si një figurë mbresëlënëse të shkencës juridike, duke përcjellë edhe disa mesazhe për drejtësinë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në nderim të profesor Elezit për kontributin e tij në ndërtimin e të Drejtës Penale në shtetin modern shqiptar dhe në edukimin e brezave të studentëve, Kreu i Shtetit nënvizoi se modele të tilla marrin një peshë edhe më të madhe në një kohë kur drejtësia e re shqiptare po kalon procesin më të rëndësishëm të transformimit në epokën e demokracisë: “Profesor Ismeti është vetë historia e gjallë e shkollës juridike shqiptare. Ai ka qenë model në përkushtimin ndaj dijes dhe edukimit të brezave të rinj”.

Presidenti Begaj u shpreh: “Drejtësia e re ka, gjithashtu, nevojë për gurët e vet kilometrikë, për modele dhe shembuj të integritetit e profesionalizmit”.

Duke iu referuar procesit të transformimit të këtij sistemi në Shqipëri, Presidenti i Republikës vlerësoi arritjet e deritanishme:

“Në 10 vitet e fundit vendi ka njohur reformën në drejtësi që,për nga përmasa, ndikimi, transformimi e, mbi të gjitha, nga pritshmëritë ndaj saj, është një nga sipërmarrjet më të fuqishme të kryera në këto 3 dekada”.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e kulturës së një hetimi profesional, të paanshëm e të pavarur si një tjetër gur kilometrik.

“Çrrënjosja e pandëshkueshmërisë dhe instalimi i kulturës së shtetarit si administrator i përgjegjshëm i interesit publik është një gur kilometrik. Zhvillimin sasior të saj e dallojmë nga numri i rasteve që ndiqen penalisht. Zhvillimin cilësor e dallojmë kur me kurajë, vendosmëri dhe drejtësi zbatohet ligji ndaj të fuqishmëve apo atyre që janë të paprekshëm. Kultura e hetimit profesional, të paanshëm dhe të pavarur është, gjithashtu, një gur kilometrik”.

Presidenti i Republikës vlerësoi rëndësinë e ruajtjes të pastër të sistemit të drejtësisë: “Vetingu permanent, kontrolli i brendshëm dhe vetëpastrimi zënë vend të rëndësishëm në gurët kilometrikë të drejtësisë së re. Drejtësia e re nuk mund të jetë e re nëse shfaq simptomat e drejtësisë së vjetër, si korrupsionin, klientelizminapo korporativizmin.  Ajo duhet të shfaqë imunitet të padiskutueshëm dhe të jetë e padepërtueshme nga sëmundjet e vjetra. Drejtësia e re ka identitetin dhe moralin e njerëzve që e bëjnë dhe përbëjnë atë.”

Ndërsa u shpreh i sigurt për suksesin gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit apeloi: “Drejtësia e re duhet pranuar si thirrje dhe kontributi për të duhet kuptuar si premtim solemn. Rruga është ende e gjatë, por suksesi është shfaqur në horizont. Mbështetja ime ndaj jush është e palëkundur. Mbështes pavarësinë, transparencën dhe zbatimin e standardeve. Me përkushtimin tuaj, jam i sigurt që suksesi do të jetë i arritshëm”.

Këto mesazhe Presidenti i Republikës i përcolli në prani të personaliteteve të fushës së drejtësisë, përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore, akademikëve dhe studentëve të drejtësisë të cilëve u garantoi mbështetjen e tij të palëkundur në këtë rrugëtim.

Related

Tags: Bajram BegajIsmet Elezi
Previous Post

Afera e inceneratorëve, zbulohet data kur do të merret vendimi i GJKKO për të pandehurit

Next Post

Ilirjan Alliu vlerësohet me titullin “Legjendë e Futbollit Shqiptar”

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.