• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ilirjan Alliu vlerësohet me titullin “Legjendë e Futbollit Shqiptar”

04/07/2025
in Aktuale, Slider, Sport
Ilirjan Alliu vlerësohet me titullin “Legjendë e Futbollit Shqiptar”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë personalitete nga fusha të ndryshme, Ilirjan Alliu, është vlerësuar me titullin “Legjendë e Futbollit Shqiptar” nga FSHF për kontributin e dhënë si futbollist, dhe tani analist në programin “Max Sport”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Hapat e parë në karrierë, Alliu i hodhi te Sopoti, ku në 1990 u bë pjesë e ekipit të parë.

Aty spikati si mbrojtës krahu ndërsa dha kontributin e tij për ta promovuar ekipin në elitën e futbollit shqiptar për herë të parë në histori duke fituar edhe titullin e Kategorisë së Parë.

Më pas karriera e tij njohu rritje, duke luajtur për ekipi si Tirana, Teuta, dhe Flamurtari, ndërsa, Elbasani, ishte stacioni i fundit, ku vari këpucët në gozhdë në vitin 2003.

Gjatë karrierës Alliu, fitoi titullin kampion në sezonin 1993-1994 dhe Kupën e Shqipërisë në 94-95 me një brez të shkëlqyer lojtarësh të Teutës së Durrësit.

Ndërkohë ishte anëtar i ekipit Shpresa nga viti 1993-1994 dhe nga 1994 deri në 1997 pjesëtar i ekipit kombëtar.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vlerësoi kontributin e Alliut, ndërsa evidentoi vitet e tij të arta tek Teuta, ku fitoi dy trofe.

Vetë Alliu nuk i fshehu emocionet për këtë vlerësim, ndërsa e quajti si një prej momenteve më të bukura të jetës së tij.

“Sot është një nga ato momente të veçanta në jetë, kur ndjej krenari, mirënjohje dhe emocion të jashtëzakonshëm. Të vlerësohesh me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar” është një nder i madh dhe një motivim i jashtëzakonshëm për gjithçka që kam dhënë dhe përfaqësuar në fushën e blertë.

Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që kanë besuar tek unë, që më kanë mbështetur dhe më kanë vlerësuar gjatë gjithë karrierës sime. Ky çmim nuk është vetëm i imi, por i të gjithë atyre që më kanë frymëzuar, më kanë qëndruar pranë dhe kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Një falënderim i veçantë shkon për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin Armand Duka, të cilët me këtë vlerësim më kanë dhuruar një nga momentet më të bukura të jetës sime. Mbështetja dhe përkushtimi juaj për futbollin shqiptar është një shtysë për çdo brez që vjen.

Faleminderit të gjithëve! Ky nuk është vetëm një çmim që më përket mua, por edhe gjithë tifozëve, bashkë lojtarëve dhe njerëzve që e duan futbollin shqiptar. Respekt dhe mirënjohje gjithmonë”, tha Alliu.

Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, së bashku me ish-portierin e kombëtares Perlat Musta dhe ish-futbollistin Besnik Kola, dhanë impresionet e tyre për Alliun si futbollist.

Related

Tags: “Legjendë e Futbollit Shqiptar”FSHFIlirjan AlliuTitull
Previous Post

Ceremonia për 105-vjetorin e lindjes së Ismet Elezit, presidenti Begaj: Profesori është vetë historia e gjallë e shkollës juridike shqiptare! Model i përkushtimit ndaj dijes dhe edukimit të brezave

Next Post

“Një mashtrues në fushatë”- Gazment Bardhi thirrje qytetarëve: Mos ia besoni votën Edi Ramës! Jeta juaj vlen më shumë!

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.