• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Sipas UNICEF 47% e fëmijëve vuajnë nga kequshqyerja, kjo nuk e shqetëson Ramën”, Këlliçi: Zgjidhja është te programi i PD

04/09/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
“Sipas UNICEF 47% e fëmijëve vuajnë nga kequshqyerja, kjo nuk e shqetëson Ramën”, Këlliçi: Zgjidhja është te programi i PD
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Konventën Rajonale të Kujdesit ndaj Fëmijëve, duke e akuzuar atë për neglizhencë ndaj varfërisë dhe problemeve të thella që prekin fëmijët shqiptarë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas Këlliçit, Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje konkrete për situatën e fëmijëve në Shqipëri, por në vend të kësaj shfaqi pritshmëri të mbështetjes financiare nga Bashkimi Europian. Ai solli në vëmendje raportin e UNICEF, sipas të cilit 47% e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kequshqyerja – një statistikë shqetësuese që, sipas tij, nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga qeveria.

Këlliçi përmendi me emra raste tragjike të fëmijëve si Kristi Maze, Ardit Gjoklaj dhe Martin Cani, duke theksuar se nëse qeveria do kishte prioritet shëndetësinë dhe arsimin e fëmijëve po aq sa shpenzon për luksin dhe udhëtimet, këto jetë mund të ishin shpëtuar.

Në këtë kuadër, ai paraqiti programin e Partisë Demokratike si alternativën e vetme për ndryshim real, që sipas tij vendos fëmijët në qendër të qeverisjes. Sipas PD, do të ofrohet një pagesë mujore prej 60 eurosh për fëmijën e parë deri në moshën 18 vjeç, 70 euro për të dytin, dhe mbështetje shtetërore për fëmijën e tretë deri në moshën 23 vjeç.

Programi përfshin gjithashtu futjen e ushqimit në shkolla, rritjen e cilësisë arsimore të mbështetur në meritokraci dhe dyfishimin e buxhetit për arsimin.

“Shqipëria Madhështore fillon nga fëmijët! Si janë fëmijët sot, do të jetë Shqipëria nesër,” përmbylli deklaratën e tij Belind Këlliçi.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Edi Rama pret që problemin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë të fëmijëve shqiptarë t’ia zgjidhë Bashkimi Evropian.

Këtë kishte në fokus fjala e tij në Konventën rajonale të Kujdesit ndaj Fëmijëve.

Rama la të kuptohej qartë se në lidhje me këtë çështje nuk ka asnjë zgjidhje, por pret financimet e Bashkimit Europian, në një kohë që sipas Raporteve të UNICEF, të realizuara edhe nga Linda Rama, raporti i bërë publik vitin e kaluar, thuhet se 47% e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kequshqyerja. Por kjo nuk e shqetëson shumë Edi Ramën.

Në rast se Rama do shqetësohej për shëndetësinë, varfërinë apo arsimin aq sa shqetësohet për Kopshtin e Edenit në Kryeministri, për shishen e verës 33 mijë euro, për udhëtimet me charter privat, për ekspozitat e tij private në metropolet e botës, vogëlushin Kristi Maze që ndërroi jetë në pritje të një transplanti, 17 vjeçarin Ardit Gjoklaj që varfëria e çoi të punonte në Landfillin e Sharrës, apo 14 vjeçarin Martin Canin që u vra në derë të shkollës, do ishin mes të gjallëve dhe me të afërmit e tyre.

Zgjidhja për reduktimin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë tek fëmijët mund të gjendet vetëm tek programi qeverisës i Partisë Demokratike.

Për fëmijën e parë deri në moshën 18 vjeç do ketë një pagë prej 60 eurosh në muaj, për fëmijën e dytë 70 euro në muaj dhe fëmija i tretë do të merret përsipër nga shteti deri në moshën 23 vjeçare.

Futja e ushqimit në shkolla, rritja e cilësisë arsimore duke e mbështetur tek merita dhe jo militantizmi, apo dyfishimi i buxhetit është ajo çka ofron Partia Demokratike në qeverisjen e saj.

Ky në fakt duhet të jetë detyrim i çdo qeverie të përgjegjshme.

Shqipëria Madhështore fillon nga fëmijët!

Si janë fëmijët sot do të jetë Shqipëria nesër!

Related

Tags: Belind KelliciPDUNICEF
Previous Post

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 ish-zyrtarët! Blenë vota në këmbim të lejeve të legalizimit në zgjedhjet e 2019-ës

Next Post

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon kryeprokurorin e Lezhës, Erjon Shehaj

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.