Dashi
Jeta juaj në çift, në përgjithësi do jetë e mbrojtur nga planetët. Do kaloni momente shume të këndshme edhe pse pa shumë pasion. Plutoni do jetë ai që do iu mbështesë më tepër. Beqarët do pushtohen nga një valë sensualiteti. Do jetë edhe një ditë me shumë takime të papritura. Shfrytëzojini mundësitë! Të ardhurat tuaja do fillojnë të marrin tatëpjetën. Kujdes me shpenzimet!
Demi
Mjedisi yjor do ua bëjë jetën në çift edhe më të bukur sot. Secili prej jush do mundohet si ta bëjë sa më të lumtur tjetrin dhe përfundimi do jetë ai që prisnit. Nëse jeni vetëm, gjithçka është e mundur. Disa do ia kalojnë mirë nën praninë e miqve, por disa do takojnë edhe dashurinë e shumëpritur. Merrni masa të rrepta në planin financiar sepse më vonë do iu lindin shumë probleme.
Binjakët
Nuk do keni fare sens humori sot dhe do reagoni keq pas çdo kritike që mund t’iu bëjë partneri. Mundohuni të flisni më shumë me të që gjërat të shkojnë mirë. Dita e sotme për beqarët do jetë shumë e favorshme. Dëshirat që keni pasur për një dashuri të veçantë do të realizohen. Edhe pse financat do jenë pak të dobëta, yjet do iu ndihmojnë ta kaloni mirë ditën. Përfitoni nga këto mundësi!
Gaforrja
Nuk do jeni aq romantike dhe ëndërrimtare sa zakonisht, por Jupiteri do iu krijojë një marrëdhënie me të ngrohtë dhe sensuale. Beqarët duhet te tregohen të vëmendshëm sepse do kenë shume mundësi të takojnë një person të veçantë. Nuk do keni asnjë problem me financat sepse dikush do iu mbështesë mjaft. Nga ana tjetër do tregoheni edhe të matur me shpenzimet.
Luani
Atmosfera për çiftet do jetë konfliktuale. Ka shumë mundësi qe ju të debatoni me partnerin për gjëra te parëndësishme. Kujdes, mos i tejkaloni limitet! Beqarët do të ndihmohen shumë nga Urani, i cili mund të sjellë edhe një dashuri shumë të bukur. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Në planin financiar do keni shumë probleme dhe të gjitha këto falë pakujdesisë suaj. Merrni masa!
Virgjëresha
Keni nevoje për intensitet në lidhjen tuaj dhe partneri do jetë në gjendje ta arrijë këtë. Ambienti në përgjithësi do jetë i mirë për të gjithë. Edhe demat beqarët do e ndiejnë shume peshën e të qenit vetëm. Kësaj here do takoni personin ideal në një moment të papritur. Përgatituni! Shmangni shpenzimet e panevojshme, përndryshe do keni probleme të mëdha me financat.
Peshorja
Jeta juaj në çift do jetë harmonike falë mbështetjes së Venusit. Ky planet do të rizgjojë sensualitetin dhe do iu ndihmojë të vendosni dialog me njëri-tjetrin. Beqarët do jenë më të hapur për të njohur persona të rinj. Klima do jetë pozitive dhe ju do ndiheni mirë. Financat do jenë të qëndrueshme. Mundohuni të mos rrezikoni shumë para se të merrni një vendim të rëndësishëm.
Akrepi
Jeta ne çift do jete e tensionuar. Do mundoheni te impononi mendimet tuaja për gjithçka dhe kjo nuk do i pëlqejë partnerit tuaj. Ndryshoni taktike sepse do keni probleme me te mëdha. Beqarët do jenë shumë joshës, por përsëri nuk do kenë me shumë sesa një aventurë. Për sa iu përket financave, nuk duhet te merrni sot asnjë vendim të rëndësishëm. Tregohuni me vigjilente se më parë.
Shigjetari
Marsi do te sjelle për disa nga ata qe janë ne çift, një takim eksploziv. Kujdes sepse pasojat mund te jene shume te renda. Beqaret edhe pse ende nuk e dine mire nëse ekziston apo jo dashuria e vërtetë do kërkojnë te krijojnë një lidhje. Do keni fat dhe një takim interesant. Financat nuk do kenë ndonjë ndryshim te madh. Mundohuni të gjeni mënyrën për t’i rritur.
Bricjapi
Te dashuruarit nuk do kenë një dite te qëndrueshme. Edhe pse do e lini veten te udhëhiqeni nga ndjenjat dhe emocionet, përsëri nuk do e dini mire se çfarë doni. Beqaret do jene sensuale. Vendosmëria për të gjetur personin ideal do iu bëjë të arrini atje ku doni. Ne sektorin financiar duhet të jeni strategë gjate kësaj dite ne mënyrë qe buxheti të përmirësohet.
Ujori
Do jeni shume sentimentaliste sot. Nga ane tjetër xhelozia do jete me e theksuar se me pare, çka mund te shkaktoje edhe probleme. Beqaret do jene mjaft sharmante dhe do tërheqin vëmendjen e te gjithëve. Përfitoni nga kjo dite për te bere për vete atë qe doni! Dielli dhe Merkuri do e përmirësojnë mjaft buxhetin tuaj. Çdo gjë do jetë në ekuilibër dhe ju do jeni të qetë.
Peshqit
Edhe pse do jeni paksa të shqetësuar për diçka në lidhjen tuaj, gjërat do shkojnë mire. Mund të filloni edhe projekte për të ardhmen. Për beqarët, atmosfera do jetë e mbushur me pasion. Për disa mund te ketë edhe një dashuri me shikim të parë. Duhet te jeni të vëmendshëm në çdo moment. Me financat do tregoheni të kujdesshëm.