• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shehaj vazhdon turin me autobus në Durrës, jep mesazhin e fortë: Kush prek votat e ‘Mundësisë’ do të përgjigjet penalisht, do hapim çdo kuti!

04/11/2025
in Aktuale, Politikë
Shehaj vazhdon turin me autobus në Durrës, jep mesazhin e fortë: Kush prek votat e ‘Mundësisë’ do të përgjigjet penalisht, do hapim çdo kuti!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Turi me autobusin elektoral i Partisë Mundësia u ndal në Durrës, ku kryetari Agron Shehaj dhe ekipi i tij i kandidatëve u takuan me qytetarë të zakonshëm në rrugë, por u ndalën edhe në bizneset e vogla të cilat shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje më mungesën e vëmendjes dhe mbështetjes nga qeveria.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Shehaj dha një mesazh për numëruesit e votave në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se askush të mos mendojë se do mund të mashtrojë me votat për Partinë Mundësia, pasi do të përballen me pasojat që parashikon ligji. Shehaj paralajmëroi dhe hapjen e çdo kutie votimi nëse do ketë dyshime për mos numërim të saktë të votave.

“I bëj thirrje numëruesit e partive të vjetra, nëse mendojnë se mund të vjedhin vota të Partisë Mundësia. Çdo kuti do hapet dhe do çohet në prokurori, do mbajnë përgjegjësi penalisht për çdo votë, të mos numërosh votat do mbajnë përgjegjësi, do hapim çdo kuti nëse duhet” – u shpreh kreu i Partisë Mundësia.

Shehaj prezantoi kandidaten që kryeson listën në qarkun e Durrësit, Jonida Çeçe, për të cilën tha se “është një njeri i ndershem që mund t’ju përfaqësojë në Parlament”.

Në një biznes të vogël që shiste veshje, Agron Shehaj u takua me një qytetare e cila kërkoi zgjidhje për rritjen e pensioneve, për të cilin tha se nuk i mjafton. Kryetari i Mundësia i shpjegoi zonjës se në programin e partisë është e parashikuar rritje e pensioneve dhe ulja ne taksave për bizneset vetëm nga kursimi i parave që do të vijë nga shtrydhja e administratës, e cila sot është e tej fryrë, duke sjellë edhe shembullin e RTSH-së, në të cilën mund të kursehen 25 milionë euro që t’u kthehen qytetarëve.

Qytetarja: Icik dobët puna, po avash avash. Ndonjë gjë e re cfarë bëhet?

Agron Shehaj: E reja është Jonida, votoni ndryshimin që të ndryshojnë gjërat për mira.

Qytetarja: Ishalla o Zot faleminderit.

Agron Shehaj: Sa vite ke që punon këtu?

Qytetarja: Kam 4 vite e punësuar, ngaqë me vdiq im shoq dhe me pensionin nuk ia dilja. Vetëm këtë duam nga ju pensionin.

Agron Shehaj: Ne duam që të kursejmë paratë që shpërdorohen që të ulim taksat dhe të rrisim pensionet.

Qytetarja: Vetëm ato na boni.

Agron Shehaj: Kur thashë për RTSH-në që nga 30 milionë euro të kursjejmë 25 milionë euro, m’u versulën, më thanë Agroni do të mbyllë RTSH. Por të njëjtët që thonë duhen rritur pensionet të njëjtët thonë që të vijojmë të shpërdorojmë paratë publike.

Kreu i Partisë Mundësia deklaroi se edhe UKT-ja ishte një institucion që shpërdoronte dhe vidhte para dhe të cilin do ta reformonte duke shkurtuar kostot dhe duke i kthyer para qytetarëve.

“Dje isha te UKT dhe denoncova si shpërdorohen dhe vidhen paratë e qytetarëve, më shkruajti dikush që punonte tek UKT, më tha se 20% e punonjësve këtu unë nuk i njoh, nuk i kam parë ndonjëherë, janë punonjës të partisë jo të administratës.

E kur ne themi që kur të marrim besimin e qytetarëve do e shtrydhim administratën për të ndaluar shpërdorimin e parave publike nga këta patronazhistët e tua kthejmë shqiptarëve 1 miliardë euro, e nisa sa do marrim nga RTSH, te UKT e do ua kthejmë qytetarëve shqiptarë 1 miliardë euro”, theksoi Shehaj në fjalën e tij.

Agron Shehaj shpjegoi edhe propozimin që Partia Mundësia ka në programin elektoral për adaptimin e euros në vendin tonë, njësoj si në Kosovë.

Shehaj theksoi se nga zhvlerësimi i euros, hyrja e parave të pista në vend dhe për shkak të korrupsionit, janë goditur më së shumti bizneset që eksportojnë produkte jashtë vendit.

“Sa i takon euros, shumë transaksione bëhen në euro, të gjithë ata që eksportojnë, që janë ndikuar nga zhvlerësimi i euros dhe që ka ardhur edhe nga futja e parave të pista dhe korrupsionit. Nëse më parë 100 euro vlenin 120 mijë lekë, tani nuk vlejnë as 100 mijë lekë, e dëmi që i kanë bërë bizneseve që eksportojnë është i jashtëzakonshëm. Jo vetëm që do ishte mirë, por është e domosdoshme për të dhënë më shumë siguri bizneseve.

Kjo na garanton më shumë stabilitet ekonomik dhe financiar, ka vetëm të mira. Kush ka në dorë politikat monetare në Shqipëri? Banka e Shqipërisë? Më mirë të jemi të mbrojtur nga pushteti i tyre, më mirë ta bëjë Banka Qendrore Evropiane politikën momentare në Shqipëri se sa Banka e Shqipërisë.

E para ta bëjmë taksimin sa më të thjeshtë e konkurues, e ne propozojmë ulje të taksave. Sipërmarrësit do investojnë më shumë. Kur taksën e ul, është incentim për të ngritur deklarimin, sa më e lartë do jetë taksa aq më shumë bizneset do fshihen pas informalitetit” – u shpreh Shehaj.

Kreu i partisë Mundësia u takua në një pikë të një dyqani telefonik të qytetit të Durrësit edhe me disa nga vajzat që punojnë aty dhe i thanë se po e ndiqnin live në Tik Tok nisjen e fushatës elektorale dhe shprehën pëlqimin për këtë risi të Partisë Mundësia.

Ndalesa e radhës i turit të Partisë Mundësia është në qytetin e Kavajës dhe rruga do të transmetohet live në të gjitha rrjetet sociale të kryetarit Agron Shehaj në Youtube, Facebook, Instagram dhe Tik Tok.

Related

Tags: Agron ShehajDurresMundesia
Previous Post

Hapja e fushatës/ Ilir Meta mesazh nga burgu: Asnjë izolim fizik sado ekstrem nuk do më ndalë! Sonte është fillimi i betejës finale! Fizikisht nuk do të jem, por…

Next Post

“Lakuriq gjithë ditën!”- Nuk kursehet Britney Spears, këngëtarja publikon sërish pozat e saj n*do

Lajme të ngjashme

Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulejman Pitarka” në lagjen 18

Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulejman Pitarka” në lagjen 18

by redaktor2
05/30/2025
0

Me vizionin për një Durrës më modern dhe më të aksesueshëm për të gjithë qytetarët, deputeti Arkend Balla, i zgjedhuri...

Noizy nesër koncert në kryeqytet me DJ të famshëm nga e gjithë bota, Anuela Ristani: “Mirëpresim në Tiranë një nga eventet më të mëdha të vitit”

Noizy nesër koncert në kryeqytet me DJ të famshëm nga e gjithë bota, Anuela Ristani: “Mirëpresim në Tiranë një nga eventet më të mëdha të vitit”

by redaktor2
05/30/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të përjetojë nesër një ndër eventet më të mëdha muzikore dhe artistike në vend. Një natë, ku...

Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë

Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë

by redaktor2
05/29/2025
0

Arkend Balla, deputeti më i ri i Partisë Socialiste në Durrës i cili rezulton edhe më i votuari në zgjedhjet...

Për ata që tallen me Zegjinenë…

Për ata që tallen me Zegjinenë…

by redaktor2
05/29/2025
0

Nga Klodian Kapllanaj Ju që talleni me Zegjinenë e Roskovecit, sillni ndër mend se në Kuvend para saj janë ulur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulej…
  • Noizy nesër koncert në kryeqytet me DJ të famshëm nga e gjithë bota, Anuela Ristani: “Mirëpres…
  • Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë
  • Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku me deklaratën: Ishte zgjedhje e imja, e quaj…
  • E vrarë nga ish-i dashuri i saj, babai i Ilaria Sulës: Jetojmë mes shtëpisë dhe varrezave, deri në f…
  • Për ata që tallen me Zegjinenë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.