• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

”Votat i ke, ky e boshatisi vendin!”/ Agron Shehaj vazhdon turin në Lezhë: Ndëshkoni korrupsionin me votë për ‘Mundësinë’

04/11/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
”Votat i ke, ky e boshatisi vendin!”/ Agron Shehaj vazhdon turin në Lezhë: Ndëshkoni korrupsionin me votë për ‘Mundësinë’
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pas çeljes së fushatës në Shkodër, edhe Lezha i rezervoi një pritje të ngrohtë Partisë “Mundësia”, në turin elektoral që këtë 11 Prill do të përshkojë Shqipërinë nga Veriu në Jug.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryetari i Partisë, Agron Shehaj takoi qytetarë të rastësishëm në qendër të qytetit, duke biseduar me ta dhe shpjeguar programin e partisë që ka në fokus krijimin e mundësisë për qytetarët për t’ja dalë me punë të ndershme dhe që shqiptarët të mos detyrohen të braktisin vendin e tyre për shkak të korrupsionit deri në nivele qeveritare.

Teksa ecte në rrugët e Lezhës, Shehaj shtrëngoi duart me qytetarë të shumtë të cilët i uruan suksese në këtë fushatë elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit.

“Votat tona i ke. Ky e boshatisi krejt vendin e ka mbajt ato palacot e vet aty”, tha një qytetar në takimin me Shehajn.

Ndërsa shqetësimit të një zonje për korrupsionin qeveritar, Shehaj iu përgjigj se “korrupsioni është kanceri i shoqërisë. Duke hequr të korruptuarit, me votë”.

Një shqetësim tjetër me të cilin u përball Shehaj gjatë takimit me qytetarë në Lezhë, ishte revolta e një qytetari për sorollatjen me vite në dyert e shtetit për pronat. Shehaj u shpreh se me pronat është kryer një nga padrejtësitë më të mëdha dhe qytetarit që ia ngriti si shqetësim, Shehaj iu përgjigj duke thënë se do shohë ndryshim për pronat nëse voton partinë Mundësia.

“Një nga padrejtësitë më të mëdha lidhet me pronat, kanë vjedhur pronat e qytetarëve shqiptarë, kanë 35 vjet që i gënjejnë dhe vazhdojnë i gënjenjë, shiko si vjen vërdallë, i sorrollasin kot me letra. Ja 7 vjet imagjino. Duhet një shtet që punon për qyetarët dhe jo pushtetarë që punojnë për veten e tyre. Atë që nuk ke parë në këto 83 vite jetë, do e shohësh nëse vendos të votosh për ndryshimin, për Partinë Mundësia”.

Duke prezantuar kandidatin e Partisë Mundësia që kryeson listën në qarkun e Lezhës, Nok Markaj, Shehaj tha se ai është “një sipërmarrës i ri që ia ka dalë me punë, i papërlyer, deputeti për të cilin ka nevojë Shqipëria”.

Kandidati i Partisë Mundësia, Nok Markaj i bëri thirrje të rinjve që të bindin prindërit që në këto zgjedhje të votojnë për ndryshimin dhe jo më partitë e vjetra.

“Këtë vend e ndryshojnë vetëm njerëzit e punës, besoj te puna te Agron Shehaj te Partia Mundësia, tek të gjithë të rinjtë që janë. Ka ardhur koha që dhe prindërit të na ndjekin të shkëputen nga e vjetra. Duhet të na mbështesin dhe të na besojnë”.

Në një risi për fushatën elektorale, kryetari i partisë Agron Shehaj së bashku me kandidatët dhe të gjithë ekipin janë live në të gjitha rrjetet sociale, Youtube, Facebook, Instagram dhe Tik Tok, nga ku pret pyetje prej qytetarëve dhe u përgjigjet atyre live gjatë rrugës nga njëri qytet në tjetrin.
Rrugës për në Lezhë, kreu i “Mundësia” Agron Shehaj tha se “të gjithë trarët që ka vendosur kjo qeveri, në Kukës, Thumanë-Kashar, janë aferat më të mëdha dhe që do hiqen”.

Në përgjigje të interesit të qytetarëve, Agron Shehaj mohoi mundësinë e një koalicioni me parti të tjera, duke premtuar ndryshim të qeverisjes dhe jo rotacion.

Shehaj tha se pas zgjedhjeve të 11 Majit, “Mundësia” do të përfaqësohet me një grup deputetësh që do të denoncojnë aferat korruptive në Parlament.

“Ne nuk jemi parti pazaresh, të vjetrit e kanë mendjen te koalicionet ne e kemi te plani te vizioni ynë, ky është një projekt afatgjatë ne do i qendrojmë besnik planit tonë e jo të bëjmë pazare e të diskutojmë të marrim deputetë e të bëjmë marrëveshje. Ne jemi të bindur që do maksimalizojmë votat tona, të marrim një grup deputetësh në Parlamentin e ardhshëm. Ata që më kanë parë si kam luftuar unë në parlament, ajo nuk do jetë gjë fare se çfarë do bëjmë ne në Parlamentin e ardhshëm’.

Shehaj i bëri thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm në këtë fushatë elektorale, pasi sot vendoset fati i vendit.

“Fushata elektorale është momenti kur duhet të merresh me politikë, para zgjedhjeve. Mendoj që shoqëria shqiptare merret shumë me politikë por merret gjatë katët viteve, por në demokracitë e konsoliduara, qytetarët merren gjatë zgjedhjeve me politikë se aty vendoset fati i vendit”.

Ndalesa e radhës e turit të Partisë Mundësia është në qytetin e Durrësit dhe rruga do të transmetohet live në të gjitha rrjetet sociale të kryetarit Agron Shehaj në Youtube, Facebook, Instagram dhe Tik Tok.

Related

Tags: Agron Shehajfushatalezhe
Previous Post

Mirditë/ Gjashtë ditë pa kontakte, 65-vjeçari denoncon humbjen e djalit të tij në Gjermani: Asnjë informacion, emigroi në muajin tetor 2024

Next Post

Anija “Libra” niset nga Brindisi për në Gjader me 40 emigrantë në bord

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.