• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Shqipëria në hartën botërore të sportit”, Manastirliu shpall objektivat për Sportin 2030

04/16/2025
in Aktuale, Politikë
“Shqipëria në hartën botërore të sportit”, Manastirliu shpall objektivat për Sportin 2030
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Atmosferë, energji rinore dhe talente që spikasin karakterizuan aktivitetin e sotëm të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku sportistë elitarë dhe të rinj nga mundja, peshëngritja, atletika, arte marciale futboll, etj., demonstruan aftësitë e tyre, në një takim që kishte në qendër sportin si frymëzim dhe motor zhvillimi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, Rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa, drejtues të Federatave sportive, sportistë elitarë, kampionë kombëgtare dhe ndërkombëtarë, si dhe trajnerë e koordinatorë nga programet sportive në shkolla dhe akademitë sportive.

Ministrja Manastirliu prezantoi vizionin “Sporti 2030”, një qasje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e sportit si pjesë e rëndësishme e jetës sociale, arsimore dhe ndërkombëtare të vendit.

“Në gjithë këto vite ia kemi dalë të kthejmë sportin në vëmendje për të rritur kulturën sportive dhe gjithashtu për të promovuar jetesën e shëndetshme duke filluar nga shkolla dhe duke vijuar me infrastrukturën sportive për ta kthyer sportin në një motor zhvillimi ekonomik për vendin.”, u shpreh Manastirliu.

Duke vënë theksin te puna me të rinjtë dhe masivizimi i sportit në sistemin parauniversitar, Ministrja Manastirliu theksoi:

“Dua të ndalem te disa nga projektet e rëndësishme që kanë sjellë përfitime të mëdha në jetesën e shëndetshme, aktivitetin fizik dhe kulturën sportive te të gjitha moshat. Një prej programeve të rëndësishme që kemi iniciuar në shkollat tona është programi i Ekipeve Sportive në Shkolla, që përmes bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me KOKSH-in dhe federatat e basketbollit dhe volejbollit, kanë arritur të angazhojnë më shumë se 12 mijë fëmijë, 800 ekipe të basketbollit dhe volejbollit për vajza dhe djem, dhe më shumë se 400 mësues të edukimit fizik të përfshirë në këtë program jashtëshkollor.”

Në drejtim të infrastrukturës, Ministrja nënvizoi progresin e arritur dhe planet për të ardhmen:
“Falë investimeve që kemi bërë në infrastrukturën shkollore, falë investimeve që kemi bërë në palestra, terrene sportive në 450 shkolla, 200 terrene sportive dhe palestra të reja të investuara nga qeveria shqiptare kemi bërë të mundur që programi i ekipeve sportive të zhvillohet dhe synojmë që brenda vitit 2030 çdo shkollë të ketë infrastrukturë moderne nga palestra, terrenet sportive edhe më shumë disiplina të përfshira në programin e ekipeve sportive. Infrastruktura sportive ka qenë pjesë e prioriteteve tona strategjike duke filluar nga investimet për parqet olimpike si Parku Olimpik i Tiranës apo stadiumi Air Albania, i Shkodrës, Elbasan Arena dhe deri në 2030 do të vijojmë investimet për stadiumin e Vlorës, Durrësit, Korçës dhe stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, ku ne po punojmë.”

Ministrja u ndal dhe te modelet që po krijohen në partneritet me sportiste dhe ekipe ndërkombëtare në Shqipëri duke u ndalur te shkolla e futbollit Durrës City, në bashkëpunim me Manchester City.

“Nëse ka një model të ri që kemi krijuar është modeli me Durrës City që kemi krijuar me fondacionin Durrës City. Dhe vërtet jemi shumë krenarë që tashmë akademia Durrës City me partnerët e Manchester City ka filluar shkollën e futbollit për fëmijët dhe janë mbi 200 fëmijë të regjistruar, ndërkohë që investimi në Durrës ka filluar dhe do të shohim shumë shpejt këtë program të jetësohet. Gjithashtu si me akademinë Rafael Nadal që shumë shpejt do të bëhet realitet për ata që janë pasionantë në tenis.”

Pjesë e rëndësishme e këtij vizioni është edhe mbështetja për sportistët elitarë dhe gjithëpërfshirja në sport. Ministrja u ndal te arritjet e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare.
“Një gjë që na ka bërë gjithmonë krenarë janë arritjet t sportistëve tanë elitarë, ku në vitin 2024 Shqipëria mori medalje olimpike dhe falë sportistëve tanë elitarë kemi marrë medalje në disiplina të tjera si atletikë dhe peshëngritje. Nuk do të mungojë mbështetja për sportistë. Gjithëpërfshirja në sport për ne është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe jemi krenarë që në Lojërat Olimpike Dimërore të Torinos ne arritëm që të kemi 8 medalje olimpike për fëmijët me aftësi speciale, ku tashmë, falë ndryshimeve që kemi propozuar për sportin, do të kemi dhe Komitetin Olimpik Special.” tha Manastirliu.

Shqipëria po pozicionohet fuqishëm në hartën e eventeve të mëdha ndërkombëtar dhe këtu Ministrja u ndal te eventet e mëdha ndërkombëtare që organizohen në vendin tonë.
“Në maj presim një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare sikurse Giro d’Italia dhe më tej një tjetër kampionat të rëndësishëm, atë të Kampionatit Europian të Futbollit për 17-vjeç dhe në 2027 atë për moshat nën 21 vjeç që do të zhvillohet sërish në Shqipëri dhe që është një nga aktivitetet më të mëdha të futbollit europian..”

Aktiviteti ishte një pasqyrë e qartë e punës së bërë dhe e vizionit ambicioz për sportin shqiptar, që përfshin edukimin, infrastrukturën, financimin dhe përfaqësimin dinjitoz të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare.

Related

Tags: ManastirliuSporti 2030
Previous Post

“Tre stadiume do të ndërtohen me PPP”- Rama: Do rrisim buxhetin për Komitetin Olimpik! Ka ardhur koha të mbyllim edhe ligjin e sponsorizimeve

Next Post

“Një forcë lind çdo ditë brenda meje!”- Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Ajo është arsyeja ime për të qëndruar e drejtë! Falë saj…

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.