• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Njihuni me Tedi Mulën, kandidatin e PSD, të riun energjik dhe vizionar që i duhet vendit

04/18/2025
in Ekskluzive e jona, Politikë, Slider
Njihuni me Tedi Mulën, kandidatin e PSD, të riun energjik dhe vizionar që i duhet vendit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në një intervistë të veçantë, Tedi Mula, kandidati i Partisë Socialiste për Demokraci (PSD), ka ndarë mendimet e tij për angazhimin politik dhe vizionin e tij për Shqipërinë. Gjatë një bashkëbisedimi të hapur dhe të sinqertë me gazetarin Ermal Qori, Mula thekson rëndësinë e përkushtimit të çdo individi për të ndryshuar realitetin e vendit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai tregon se çdo fundjavë kalon kohë me familjen e tij jashtë Tiranës, duke u larguar nga zhurma dhe rremuja e qytetit për të shijuar paqen e fshatit.

Ndërsa diskuton për programin e tij politik, Mula nxjerr në pah sektorin e bujqësisë si një nga prioritetet më të rëndësishme, duke e parë atë si çelësin për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Tedi Mula: I gjithë grupi im shoqëror i kemi vënë qëllim njëri-tjetrit që çdo fundjavë do e kalojmë me fëmijët. Ne si shoqëri vijmë me familjet tona përherë në fshat, mundohemi t’ua shpjegojmë fëmijëve se çfarë do të thotë pjesa e fshatit, i tregojmë kafshët dhe mua më bëhet qejfi që vajza ime ka një dashuri të madhe për kafshët.

Ermal Qori: Ka një arsye gjithmonë pse një individ përfshihet në politikë, është një shprehje që thotë që nëse ti nuk merresh me politikë, politika merret me ty. E beson këtë gjë?

Tedi Mula: Absolutisht po.

Ermal Qori: Pse ti në politikë?

Tedi Mula: Shoh shumë njerëz që ankohen, janë të pakënaqur, shajnë, thonë këtu ka padrejtësi, s’duan kur vjen puna ditën e votimit, ndoshta nuk votojnë fare, ndaj këtyre lloj njerëzve nuk i vjen më e drejta të ankohen sepse diçka që ata kanë në dorë për ta bërë për vendin e vet ose ta bëjmë për veten e tyre në radhë të parë, ata nuk e bëjnë. Ndaj sa të rrimë nëpër kafene, të komentojmë problematikat e vendit, duhet të bëhemi pjesë aktive dhe kështu e kemi vetë në dorë fatin e jetës sonë.

Ermal Qori: Ti je i angazhuar me struktura apo jo?

Tedi Mula: Absolutisht po. Unë kam marrë pjesë në trajnime ndërkombëtare politike, edhe në trajnime që janë bërë brenda për brenda vendit, kam qenë pjesë aktive e politikës në fushata zgjedhore, por këtë herë është hera e parë që po kërkoj votëbesimin në emrin tim personal.

Ermal Qori: Teksa kërkon votëbesimin, ka disa parti politike që ofrojnë vende të lira për kandidatë të rinj, qofshin ato fiktive ose reale. Ti ke zgjedhur PSD, për shkak të angazhimit të viteve të fundit apo ishte një zgjedhje e menduar për një çast?

Tedi Mula: Kjo është absolutisht forca e duhur politike, por kryesorja për mua është se kjo forcë funksionon me meritokraci. Meritokracia është ajo që na bën të ecim para. Asnjëri prej nesh nuk mendon se po i hahet haku apo i cenohet dinjiteti, ndaj PSD ia ka ofruar gjithë kandidatëve këtë liri, ashtu siç kemi liri në tonet në media apo lirinë kudo të dalim nëpër emisione, të themi atë që mendojmë, siç e mendojmë ne, por gjithmonë duke mos cenuar programin tonë politik, ajo që është shtylla që na bën ne të ecim përpara dhe që do jetë garancia në zgjedhjet e 11 majit.

Ermal Qori: Çfarë numri je në listë?

Tedi Mula: Nuk jemi në numër. Partia jonë ka numrin 11, ndërsa renditja është sipas shkronjës së parë të mbiemrit. Mula, llogarite vetë me “M”.

Ermal Qori: Kur flasim për bujqësinë në programin tuaj duhet të jeni të mirëorganizuar me detaje. Më bind mua si qytetar, pse duhet t’ju votojmë juve? Çfarë përmban programi në sektorin e bujqësisë?

Tedi Mula: Një ndër katër pikat kryesore të programit tonë politik është edhe bujqësia. Është një sektor që vetëm 1% e buxhetit të shtetit shkon për bujqësinë, ndërsa Bashkimi Europian e ka 23.5% të buxhetit që shkon për bujqësinë. Të solla këtu në serë, të paktën. Buxhet s’kemi, por të hedhim fokusin. Ne kemi shumë pika që flasin për bujqësinë, ne flasim për më kryesoret. Në programin tonë kemi subvencionimin për çdo krerë dhe për çdo njësi prodhimi, për arsye se momentalisht ligji dhe skema na lejon vetëm për një numër të limituar. Nëse ti ke 250-300 krerë bagëti, do të shkosh në 400-500 bagëti, ti do subvencionohesh për një numër 250-300, nuk mund të kalosh më tepër. Kjo në programin tonë do bjerë poshtë, aq sa do kesh ti mundësi, do të shkosh 500, do marrësh 500 sepse kështu është skema e subvencionimit.

Pika e dytë kryesore, momentalisht skema e rimbursimit të TVSH është 6%, pra 210 milionë euro që i shkojnë fermerëve mbrapsht nga skema e rimbursimit. Ne në programin tonë do e çojmë në 8%, është 70 milionë euro më tepër, do shkojë 280 milionë euro. Duhet t’i hedhim sytë dhe të rrisim financimet për këtë sektor. Qëllimi ynë nuk është të shajmë asnjë parti, qëllimi ynë është të jemi afër qytetarëve dhe t’ju zgjidhim hallet. Një ndër problematikat kryesore për mua janë skemat e IPARD-it që kanë ardhur në Shqipëri të investimeve të BE-së. Këto skema kanë ardhur për infrastrukturën, gjë që është shumë e mirë, por unë i bëj thirrje që jo i gjithë buxheti të shkojë për infrastrukturën. Një pjesë e buxhetit duhet të shkojë për trajnimin e burimeve njerëzore sepse ka shumë të rinj që kur emigrojnë shkojnë prapë jashtë vendit në vendet mesdhetare, Itali, Greqi, Spanjë dhe punojnë në sektorin e bujqësisë. Ata i japin vlerë produktit vendas, bëjnë trajnimet e duhura për njerëzit dhe nëse i ke këto të dyja, ti i shikon edhe si biznes pastaj.

Ermal Qori: Pse një njeri si ty flet për bujqësinë dhe pse na solle këtu? Je i vendosur për këtë pikë?

Tedi Mula: Unë kam pasur një pikë grumbullimi për agrumet. Në programin tonë politik do të hapim 50 pika grumbullimi. Çdo produkt që ne e merrnim në Lushnje, Fier, Shkodër, i merrnim nga Shkodra, i sillnim, i magazinonim dhe në Tiranë vinte po ai tregtar nga Shkodra, nga Fieri apo Lushnja, e blinte dhe e shiste po në Fier apo Shkodër. Kjo është rritja e çmimit sepse ti do paguash naftë për të ardhur, do paguash dritat dhe magazinimin në Tiranë. Tirana ka tjetër lloj çmimi magazinimi me vendet ku prodhohet, se ti derisa t’ia sjellësh produktin nga një vend i largët deri në Tiranë, ti ke kosto. Ndërsa sistemi që ne kemi po hapim pika grumbullimi aty ku do jenë pikat e prodhimit dhe ul kostot. Ulja e kostos është direkt në favor të qytetarëve sepse do e blesh një produkt më të lirë sepse nuk do e paguash naftën dy herë, s’do e paguash magazinimin dy herë, por një herë, dhe kështu ulen çmimet e agrumeve.

Related

Tags: A-TIMESErmal QoriPSDTedi Mula
Previous Post

Prokuroria nis hetimet për keqpërdorimin e burimeve shtetërore nga PS në Fier! Bardhi: Janë grup i strukturuar kriminal me në krye Belinda Ballukun. Hetimet të kryhen në kohë dhe nga SPAK

Next Post

Lefter Maliqi njeriu i surprizave, sfidon të majtë e të djathtë në Berat

Lajme të ngjashme

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

by redaktor2
05/09/2025
0

Ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia u ka...

Rrugët janë copë’, Rama-komentuesit: Si shpjegohet që Giro d’Italia do bëjë nisjen nga Shqipëria? Apo thuaj patronazhistët nga Italia..

Rrugët janë copë’, Rama-komentuesit: Si shpjegohet që Giro d’Italia do bëjë nisjen nga Shqipëria? Apo thuaj patronazhistët nga Italia..

by redaktor2
05/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një komentuesi që i shkruante se rrugët janë “copë”.  Rama përmendi Giro d’Italia, garën...

Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit! ‘Digjen’ nëse nuk tërhiqen deri në darkë

Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit! ‘Digjen’ nëse nuk tërhiqen deri në darkë

by redaktor2
05/08/2025
0

Këtë të enjte kanë mbërritur 12 375 vota nga diaspora, duke e çuar numrin në total në mbi 160 mijë. ...

Sarandë/ U kap me kokainë, lirohet nga qelia kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Sarandë/ U kap me kokainë, lirohet nga qelia kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

by redaktor2
05/08/2025
0

SARANDË- Kandidati për deputet i Nismës Shqipëria Bëhet që u arrestua një ditë më parë pasi u kap me kokainë, mësohet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që…
  • Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri
  • Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje
  • Parashikimi i motit për sot, 7 maj 2025
  • Rrugët janë copë’, Rama-komentuesit: Si shpjegohet që Giro d’Italia do bëjë nisjen nga Shqipëria? Ap…
  • Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve me f…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.