• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Prokuroria nis hetimet për keqpërdorimin e burimeve shtetërore nga PS në Fier! Bardhi: Janë grup i strukturuar kriminal me në krye Belinda Ballukun. Hetimet të kryhen në kohë dhe nga SPAK

04/18/2025
in Politikë, Slider
Prokuroria nis hetimet për keqpërdorimin e burimeve shtetërore nga PS në Fier! Bardhi: Janë grup i strukturuar kriminal me në krye Belinda Ballukun. Hetimet të kryhen në kohë dhe nga SPAK
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

rokuroria ka nisur hetimet për keqpërdorimin e burimeve shtetërore nga Partia Socialiste në qarkun e Fierit, me dyshimet se janë përdorur për qëllime elektorale.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në reagimin e tij, drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi, e cilëson këtë një hap pozitiv, por të pamjaftueshëm. Ai akuzon PS-në e Fierit si një “grup të strukturuar kriminal” me në krye Belinda Ballukun dhe kërkon që çështja t’i kalojë SPAK-ut për hetim të thelluar dhe të shpejtë.

Postimi i drejtuesit të PD të qarkut të Fierit, Gazment Bardhi:

Nisja e hetimeve për keqpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë elektorale është pozitive dhe meriton vlerësim, por është e pamjaftueshme! Në hetimin e krimeve zgjedhore është domosdoshmëri shpejtësia në hetime dhe vënia në kohë para përgjegjësisë e shkelësve të ligjit.

Ne presim që ligji të veprojë ndaj bandës elektorale të Belinda Ballukut në qarkun Fier, dhe çështje të kësaj natyre duhet ti kalojnë për kompetencë SPAK për shkak se jemi përpara një grupi të strukturuar kriminal, me role të qarta dhe të mirëpërcaktuara, me në krye Belinda Ballukun. Faktet për këtë janë evidente, mjafton vullneti që prokurorët të bëjnë punën e tyre pa vonesa dhe pa hezitim!

Prej muajsh tashmë qindra punonjës të administratës publike nën varësinë e Belinda Ballukut kanë pushtuar si bandë qarkun e Fierit, duke braktisur detyrën shtetërore dhe duke ushtruar presion apo ofruar favore në këmbim të votave. Refuzimi masiv i qytetarëve i ka bërë edhe më arrogant, edhe më qesharak, edhe më të papërgjegjshëm, duke lënë gjurmë të krimeve të tyre kudo.

Një pjesë e tyre në mënyrë fiktive janë bërë edhe “banor” të qarkut Fier, në zonat që drejtuesja e bandës i ka lënë nën përgjegjësi. Janë këta individë endacak që i japin urdhrat e paligjshëm ndaj punonjësve të administratës në Fier, janë këta që urdhërojnë strukturat e PS të angazhohen në krime elektorale, janë këta individë që terrorizojnë bizneset.

Fatmirësisht ata janë të gjithë të identifikuar me emër e mbiemër si shkelës të ligjit, dhe qytetarët e qarkut Fier e kanë të qartë se si çdo endacak ato janë individë me kohë skadence në 11 Maj dhe në 12 në mëngjes kthehen në Tiranë për tu bërë gati për të shkuar atje ku e ka vendin çdo shkelës i ligjit.

Prandaj më 11 Maj qytetarët e qarkut Fier e kanë të qartë se çfarë do të bëjnë, nuk do t’i nënshtrohen presionit dhe do të votojnë për ndryshimin për mirë të Shqipërisë, duke mbështetur alternativën e shkëlqyër ekonomike të Partisë Demokratike. ✅1️⃣🇦🇱

Related

Tags: Belinda BallukuGazment BardhiProkuroria Fier
Previous Post

“Më dukej si demon, ishte i frikshëm”- Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, zbardhet dëshmia e nënës së Mark Samson: Kisha frikë mos më bënte gjë edhe mua! Më tha se krimin e kishte kryer sepse…

Next Post

Njihuni me Tedi Mulën, kandidatin e PSD, të riun energjik dhe vizionar që i duhet vendit

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.