• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Perëndia i madhërishëm Pan”, botohet në shqip kryevepra klasike e misterit dhe horrorit

04/19/2025
in Sociale
“Perëndia i madhërishëm Pan”, botohet në shqip kryevepra klasike e misterit dhe horrorit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nëse keni dëgjuar për “Drakulën” e Bram Stokerit apo horrorin e botëve fantastike të H. P Lovecraft, duhet të dini se para tyre ka ekzistuar “Perëndia i madhërishëm Pan” – kryevepra e jashtëzakonshme e shkrimtarit anglez, Arthur Machen, e cila sot cilësohet si një gur themeli i horrorit modern, me ndikim të thellë në letërsi dhe kinematografi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

E botuar në vitin 1894, “Perëndia i Madhërishëm Pan” është një prej veprave më të frikshme dhe enigmatike të fund shekullit XIX. Ajo vjen për herë të parë në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Arka e Noes” dhe përkthimin e Renato Kalemit. Një roman i shkurtër për adhuruesit e letërsisë gotike dhe misterit të errët, autori i së cilës është paragjykuar për një kohë të gjatë për natyrën e tij të “pashpjegueshme”.

Kur frika vjen nga e padukshmja

Rrëfimi i pazakontë i Arthur Machen nis me një eksperiment “shkencor” nga një doktor jo edhe aq konvencional, i cili synon të hapë perceptimet e një gruaje ndaj botës shpirtërore, duke i lejuar asaj “të shohë Pan-in” – një simbol i lashtë i natyrës së egër, instinktit dhe fuqive të pavetëdijshme. Por, ky “shikim” hap një derë që nuk mbyllet më, duke nisur një zinxhir ngjarjesh të errëta që përfshijnë vetë Londrën e shek. XIX.

Arthur Machen krijon një atmosferë ku e mbinatyrshmja nuk është e largët, por gjendet gjithnjë pranë nesh, në një realitet paralel që e ndjejmë, por nuk mund ta përkufizojmë.

Nga tabutë viktoriane tek tmerri modern

Në kohën kur u botua, “Pan”-i u kritikua për “imoralitet” dhe “ekscentrizëm”. Megjithatë, ishte pikërisht kjo thyerje e tabuve që e bëri librin aq të fuqishëm. Machen sfidon besimin në racionalitetin absolut të epokës viktoriane dhe na vendos përballë një ideje tronditëse: ekzistojnë gjëra që nuk duhen ditur.

P Lovecraft, Stephen King dhe trashëgimia letrare

“Perëndia i madhërishëm Pan” u përqafua me admirim nga figura të mëdha të horrorit. H.P. Lovecraft, babai i horrorit kozmik, jo vetëm që u ndikua nga temat që trajton vepra, por edhe nga mënyra sesi Machen i la misteret të qëndronin të pazgjidhura – një teknikë që e bëri horrorin më psikologjik, më universal.

Legjenda e horrorit modern, Stephen King, e përmend Machen-in si një autor “shumë të nënvlerësuar” dhe e cilëson “Perëndinë e madhërishme Pan” si një vepër që ndikon në rrënjë, duke i zgjuar lexuesit frikën primitive ndaj së panjohurës. Ai e cilëson veprën si “një nga historitë më të mira të horrorit të shkruara ndonjëherë. Ndoshta më e mira në gjuhën angleze”.

Një frymëzim për kinemanë dhe kulturën moderne

Fuqia simbolike e Pan-it – si përfaqësues i natyrës së pakontrollueshme dhe të errët – ka lënë gjurmë të thella në kulturën popullore. Filma si “The ëicker Man”, “Midsommar”, “The Ritual”, si dhe seriale si “True Detective”, huazojnë atmosferën rituale dhe konceptin e “forcave të lashta që veprojnë në heshtje”. Për më tepër, tema e eksperimenteve mendore dhe hapjes së dyerve drejt të panjohurës është eksploruar në filmat “Flatliners”, “Jacob’s Ladder”, madje edhe në universin e serialit “Stranger Things”, duke treguar se ndikimi i Machen shkon përtej zhanrit letrar.

Pse është i rëndësishëm sot?

Në një botë ku e vërteta matet me logjikë dhe teknologji, Machen na kujton se ekziston një dimension tjetër i realitetit që nuk përmblidhet dot me shkencë. “Perëndia i madhërishëm Pan” është më shumë se një tregim horror; është një reflektim filozofik mbi dijen, të panjohurën dhe çmendurinë që vjen kur përpiqemi ta kontrollojmë.

Nëse doni një histori që ju mbërthen jo për shkak të gjakut, por për shkak të ideve dhe frikës ekzistenciale, atëherë ky libër është për ju. Siç paralajmëron Machen përmes rrëfimeve të errëta të personazheve të tij: nganjëherë, njohja është një barrë më e rëndë se injoranca.

Pjesë e shkëputur nga libri:

“Ishte një natë vere dhe lugina ngjasonte pak a shumë si tani. Po qëndroja këtu dhe, përpara meje, vështrova humnerën e paimagjinueshme, të papërshkrueshme me fjalë, që u hap midis dy botëve, botës së materies dhe botës së shpirtit. Pashë humbëtirën e thellë e të pafundme që zgjatej përpara meje dhe, në atë çast, një urë drite kërceu nga toka në bregun e së panjohurës dhe humnera u kapërcye.

Për një çast u gjend ballë për ballë me një prani, e cila nuk ishte as njeri, as kafshë, as e gjallë, as e vdekur, por të gjitha këto bashkë, forma e gjithçkaje e, megjithatë, e paformë. Dhe, në atë çast, kungata e trupit dhe e shpirtit u shkri dhe një zë u duk sikur klithi: “Eja, ikim që këtej”. E mandej, erdh’ errësira nga përtej yjeve, terri i përjetshëm.”

Titulli: Perëndia i madhërishëm Pan

Autori: Ardhur Machen

Përktheu: Renato Kalemi

Shtëpia botuese: Arka e Noes

Nr. Faqeve: 104

Related

Tags: “Perëndia i madhërishëm Pan”botohetLibrishqip
Previous Post

Butrint Imeri e tradhtoi, si modelja turke e “zhduku” nga jeta e saj pasi e zbuloi! Ndarja me sherr e konflikte e çiftit

Next Post

Abas Tafa, kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Tiranën periferike

Lajme të ngjashme

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

by redaktor2
07/03/2025
0

Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime...

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.