• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

CulturaAlb – Ditët Shqiptare në Botë nisin nga Italia! Vendi jonë magjepsi botën e dizajnit në Fuorisalone 2025 me instalacion “Dying of Laughter”

04/22/2025
in Kulturë, Slider
CulturaAlb – Ditët Shqiptare në Botë nisin nga Italia! Vendi jonë magjepsi botën e dizajnit në Fuorisalone 2025 me instalacion “Dying of Laughter”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Milano, një nga kryeqendrat botërore të dizajnit dhe artit bashkëkohor, Shqipëria solli një zë të veçantë – të vetin, përmes nismës më të re të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, CulturaAlb. Me anë të kësaj platforme që ptritet të nise një kapitull i ri në diplomacinë kulturore të vendit tonë, synohet të prezantohet krijimtaria shqiptare në skenën ndërkombëtare.
CulturaAlb – Ditët Shqiptare në Botë u prezantua për herë të parë në Fuorisalone 2025, ku nga 7 deri më 13 prill, Shqipëria u bë pjesë e gjallë e programit kulturor të qytetit. Në qendër të javës shqiptare ishte instalacioni “Dying of Laughter”, një vepër që ndërthur humorin me tragjedinë, të realizuar nga arkitektët Marin Nikolla dhe Denis Muça, në bashkëpunim me mjeshtrin e qeramikës Vasil Kuka.
Projekti i Nikollës dhe Muçës ndërton një urë mes gjuhës, kujtesës kolektive dhe formës artistike. Duke u nisur nga një shprehje popullore, “vdiq nga e qeshura”, ata krijojnë një univers simbolik ku qeramika bëhet mediumi për të përçuar një histori të paprekshme, por të gjithënjohur. Siç theksojnë edhe vetë autorët në intervista të ndryshme, projekti trajton një ndërthurje të pazakontë mes epikes së të qeshurës dhe tragjikes së vdekjes, mes gëzimit dhe humbjes, një binom që gjen shprehje në qeramika të realizuara me mjeshtëri.
Në zemër të instalacionit është mjeshtri i qeramikës Vasil Kuka, një artizan nga zona e Zadrimës, që prodhon me dorë deri në 300 copë qeramike në ditë. Ai përfaqëson modelin e një artizani-industrial, që ruan teknikat tradicionale, por punon me një efikasitet bashkëkohor.
Krahas “Dying of Laughter”, publiku pati mundësinë të vizitojë edhe ekspozita të tjera si: vepra të Bib Frrokaj, artistit shqiptar që eksploron ndërthurjen e motiveve tradicionale me ato moderne. Gjithashtu e ekspozuar ishte edhe “Vatra”, një tavolinë xhami e dizajnuar me dorë nga arkitektja Joana Dhiamandi, që mbart simbolikën e ngrohtësisë së shtëpisë shqiptare.
Një tjetër moment i rëndësishëm i javës shqiptare në Milano ishte prezantimi i platformës Albchef, një rrjet ndërkombëtar i kuzhinierëve shqiptarë që synon promovimin e traditës kulinare në një nivel global. Pjesë e aktiviteteve ishin degustimet e produkteve të agroturizmit “Mrizi i Zanave” dhe prezenca e shefit Altin Prenga, një figurë kyçe në gastronominë shqiptare bashkëkohore.
Në kuadër të CulturAlb, nismë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u zhvilluan gjithashtu momente shoë-cooking, degustime të ushqimeve tipike dhe biseda mbi rëndësinë e etikës dhe qëndrueshmërisë në kuzhinë dhe dizajn, duke treguar se vlerat tradicionale shqiptare mund të kenë një ndikim të fortë në tregjet ndërkombëtare.
E qeshura, si motiv kryesor i instalacionit, nuk mungoi edhe në formatin e saj më të drejtpërdrejtë: stand-up comedy. Humoristi shqiptar Xhuliano Dule solli në skenë momente të spikatura ironie dhe reflektimi mbi realitetin shqiptar dhe atë të diasporës.
Po ashtu u shfaq dhe premiera e dokumentarit “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë”, me autorë Lorik Cana dhe Arber Agalliu, e cila rrëfen mbi lidhjet kulturore, gjuhësore dhe shpirtërore të shqiptarëve në rajon dhe diasporë.
CulturaAlb nuk ndalet në Milano. Ajo është një urë që bashkon shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, duke promovuar trashëgiminë tonë të gjallë në çdo cep të botës.
Një nga shembujt më të prekshëm të kësaj trashëgimie është Vallja arbëreshe, një festë pesëshekullore që zhvillohet çdo të martë pas Pashkëve në katundet arbëreshe të Italisë. Kjo festë përkujton fitoren e Gjergj Kastriot Skënderbeut në vitin 1467 dhe mishëron shpirtin e një populli që nuk i ka harruar rrënjët. Me këngë, valle dhe veshje tradicionale, Vallja është një kujtim i gjallë, një homazh ndaj identitetit dhe qëndresës arbërore – tashmë pjesë e rrëfimit të ri që CulturaAlb sjell para botës.
Megjithatë, këto aktivitete të organizuara në kuadër të nismës CulturaAlb – Ditët shqiptare në botë janë vetëm të parat, pasi ky program shumëdimensional kulturor i iniciuar nga Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës së vendit tonë, ka si synim promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në shumë shtete të tjera. Në thelb, CulturaAlb është një platformë e re diplomacie kulturore, e cila angazhon artistë, dizajnerë, muzikantë, kuzhinierë, krijues dhe komunitete shqiptare në diasporë për të sjellë zërin e Shqipërisë në qendrat më të mëdha kulturore të botës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: CulturaALBDita Shqiptare ne BoteItalia
Previous Post

FATURAT/ Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët : Ikni ankohuni në Angli po deshet!

Next Post

Artan Pogoni: Asambleja Zgjedhore e Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është e kundërligjshme. Presidenti i saj është zgjedhur ilegalisht

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
  • PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit…
  •  Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.