• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Maqedonia e Veriut për herë të parë pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare! Ja çfarë do të ndodhë nga data 23 deri më 30 prill

04/22/2025
in Kulturë
Maqedonia e Veriut për herë të parë pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare! Ja çfarë do të ndodhë nga data 23 deri më 30 prill
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Maqedonia e Veriut, një vend me një histori të pasur kulturore dhe identitet të larmishëm, do të jetë për herë të parë pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, me një program gjithëpërfshirës që do të zhvillohet nga data 23 deri më 30 prill, në Tiranë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut sjell një mozaik ngjarjesh që pasqyrojnë shpirtin artistik dhe trashëgiminë e thellë kulturore të këtij vendi ballkanik. Nëpërmjet muzikës, traditave popullore, verës dhe teatrit bashkëkohor, publiku shqiptar do të ketë mundësinë të përjetojë thellësisht kulturën e shtetit fqinj në të gjitha dimensionet e saj.

Programi do të hapet më 23 prill, ora 20:00, në Katedralen Ortodokse në Tiranë, me koncertin novator “Eyes to the Future”, një bashkëpunim i veçantë mes pianistes së njohur maqedonase Ema Popivoda dhe DJ-së shqiptare me famë ndërkombëtare Rea Lemnusha. Ky projekt muzikor përfaqëson bashkimin mes traditës klasike dhe rrymave moderne elektronike, duke simbolizuar vizionin dhe shpresën për një të ardhme kulturore europiane.

Nga data 25 deri më 30 prill, në Qendrën e Informacionit Kulturor të Maqedonisë së Veriut në Tiranë, do të qëndrojë e hapur Ekspozita e pikturave të Kostumeve Tradicionale të Maqedonisë së Veriut. Pjesë e këtij aktiviteti do të jetë edhe promovimi i librit “Monografia e Kostumeve Popullore të Maqedonisë së Veriut” i profesor Vladimir Janevski. Ky aktivitet vjen si një homazh për trashëgiminë e pasur veshjeve popullore nga të gjitha rajonet e Maqedonisë.

Më 26 prill, ora 16:00–18:30, te Hyrja e Piramidës, do të mbahet eventi “Promovimi i Verës së Maqedonisë së Veriut dhe Turizmit të Verës”, ku 12 kantina të njohura maqedonase do të prezantojnë verëra autentike të tyre. Ky aktivitet synon të përçojë aromën dhe shijen unike të verës maqedonase, si dhe potencialin e madh të vendit për zhvillimin e turizmit të verës.

Java do të mbyllet më 30 prill, ora 19:00, në ArTurbina, me shfaqjen teatrale “8%?” nga Teatri i Artit Bashkëkohor në Bitola, me regji të Jovan Ristovski. E bazuar në histori të vërteta të diskriminimit në Ballkan, kjo shfaqje sjell një reflektim të thellë mbi bashkëjetesën, identitetin dhe të drejtat e njeriut, dhe do të prezantohet me titra në shqip për publikun vendas.

https://www.facebook.com/share/r/12GJRp4ddv4

Related

Tags: 23-30 prillJava KulturoreMaqedonia e Veriut
Previous Post

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Sali Berishës për heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”

Next Post

Rozana Radi pas finales së BBVA: Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup

Lajme të ngjashme

Pse Muzeu i Pogradecit duhet vizituar

Pse Muzeu i Pogradecit duhet vizituar

by redaktor2
07/17/2025
0

"Senduku i Shqiponjës Dykrenare" (sqarim: Legjenda që do lexoni më poshtë është krijimtari e pa mbështetur në histori dokumentare, për...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

by redaktor2
07/01/2025
0

Prej nëntë vitesh, magjia e filmit udhëton nëpër Shqipëri, duke ndalur në qytete të mëdha e të vogla, duke sjellë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.