• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Morën para për të lejuar ndërtimin pa leje, GJKKO dënon ish-kreun e IMT në Elbasan, Andri Mehja dhe punonjësin e INUV, Gentian Bako

04/25/2025
in Kronikë
Të përfshirë në grupe kriminale, Apeli i GJKKO pranon pjesërisht ankimin e tre punonjësve të policisë, dy prej tyre shefa krimesh
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 3 vite burg inspektorin e IMT Elbasan, Andri Mehja, i cili kishte shpërdorur detyrën duke marrë ryshfet, për të mos shembur një ndërtim pa leje. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u konvertua në shërbim prove për 4 vite.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ndërkohë, GJKKO për personin që tentoi të korruptonte Mehjan, Gentian Bakon, ka caktuar një dënim prej 3 vitesh burg, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar iu konvertua në shërbim prove

Kështu, u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Gentian Bako, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Elbasan.

Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 94, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Andri Mehja dhe Gentian Bako, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal”.

  1. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 32, datë 25.04.2025 vendosi:
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Andri Mehja, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  3. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
  4. Në aplikim të neneve 30/1, 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues, heqjen e së drejtës për të pandehurin Andri Mehja, për të ushtruar funksione publike, për 5 (pesë) vjet.
  5. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurin Andri Mehja, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Elbasan. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
  6. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a). T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b). Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.
  7. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin Nr. 53 datë 29.05.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal.
  8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Bako, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  9. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite burgim. 9. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Gentian Bako, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Elbasan. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
  10. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a). T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b). Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.
  11. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” caktuar me vendimin nr.111, datë 03.09.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  12. Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, 1 (një) Cd-DVD-R me mbishkrimin “Stop” datë 23.04.2024; CD-të, e dërguara nga Kompanitë Celulare”, mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor.
  13. Bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, provat materiale: 1 (një) pasaportë më numër ****, numër personal **** e Republikës së Shqipërisë, në emër të shtetasit Andri Mehja, lëshuar në datë ****, sekuestruar me procesverbal për sekuestrimin e sendeve datë 30.10.2024, ti kthehet të pandehurit, Andri Mehja;

1 (një) telefon i markës SAMSUNG GALAXY A7, viti 2018, me ngjyrë gold, me kapak ngjyrë të zi, mbajtës nr. Vodafon me numër ****, në pjesën mbrapa të shënuar IMEI ****, celulari ka Imei (slot 1) ****, IMEI (slot 2) ****, sekuestruar me procesverbal për sekuestrimin e sendeve datë 31.08.2024, ti kthehet të pandehurit Gentian Bako;

1(një) kapele ngjyrë si blu e errët, pa mbishkrim sipër, në të cilën ndodhet stema logo e Policisë së Shtetit, sekuestruar me procesverbal për sekuestrimin e sendeve datë 23.04.2024, të kalojë në favor të shtetit.

14. Bazuar në nenin 393 të Kodit të Procedurës Penale, shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 15. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Related

Tags: denonGJKKOIKMTinspektore
Previous Post

Begaj dhe Osmani homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, të pranishëm udhëheqësit e komuniteteve fetare dhe kardinali shqiptar, Ernest Simoni

Next Post

“Vëllai i tij merr tendera nga Qeveria” – Agron Shehaj: Flamur Noka s’ka punuar një ditë, por ka makinë më të shtrenjtë se imja

Lajme të ngjashme

E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

by redaktor2
07/17/2025
0

Një shtetase amerikane, me banim në Sarandë është gjetur pajetë paraditen e sotme në banesën e saj. 63 vjeçarja ëshrë...

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

by redaktor2
07/17/2025
0

Ata kishin krijuar një rrjet të dendur kriminal të dedikuar për prodhimin dhe trafikimin narkotikëve, si kokaina dhe marijuana, por puna e karabinierëve ka hedhur dritë mbi...

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

by redaktor2
07/15/2025
0

Një makinë e dyshimtë e çoi policinë në zbulimin e dy kutive që përmbanin kokainë, një armë të vjedhur dhe...

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Rrjedhje e sekretit shtetëror, korrupsion dhe…/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim ish-deputetin Çyrbja, Altin Hajrin dhe Ahmet Mashën

by redaktor2
07/15/2025
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një rast të rëndë të rrjedhjes...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.