• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Vëllai i tij merr tendera nga Qeveria” – Agron Shehaj: Flamur Noka s’ka punuar një ditë, por ka makinë më të shtrenjtë se imja

04/25/2025
in Aktuale, Politikë
“Vëllai i tij merr tendera nga Qeveria” – Agron Shehaj: Flamur Noka s’ka punuar një ditë, por ka makinë më të shtrenjtë se imja
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në një takim në kryeqytet, Agron Shehaj i ka kthyer përgjigje deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, duke e akuzuar se është pasuruar në politikë vetëm në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Shehaj e nis fjalën e tij duke falënderuar Flamur Nokën, për të cilin thotë se po e ndihmon që të bëjë të thjeshtë për qytetarët kontrastin mes të dyve. 

“Unë falenderoj Flamur Nokën. Faleminderit se po më bën një nder të jashtëzakonshëm. Sa më shumë më sulmon ti Flamur aq më shumë pikë fitojmë ne, aq më shumë qytetarët kanë mundësi të kuptojnë diferencën. 

Flamur kam vetëm një kërkesë për ty, mos ndalo, vazhdo vazhdo, dhe thuaj gjithçka. Shumë pak Flamur më shumë ti mund të bësh më shumë, ti ke treguar që mund të bësh më shumë, shko përtej që jam i shitur, patericë, vëllai ka marrë tendera, të lutem vazhdo ngul këmbë.

Është e qartë, që po na sulmojnë, sepse duan të mbrojnë status quo-në, janë të trembur dhe ne do donim që mos na sulmonte vetëm Flamuri, por këta po tregojnë që këta janë të trembur për opozitën jo më për pushtetin.

Po shqetësohen nga fakti që ne jemi një alternativë e besueshme dhe kanë frikë se humbasin privilegjjet e tyre, kjo është arsyeja pse po na sulmojnë, sepse janë të trembur nga ndryshimi në opozitë, të trembur nga alternativa jonë. Pse ndihen kaq të kërcënuar? Thjesht duam ti japim Shqipërisë një qeveri të pakapur, të pakorruptuar. 

Çfarë problemi kanë? Pse janë kaq të shqetësuar nga ne? Se duan të mbajnë privilegjet e tyre. Kush na sulmon ne imagjinoni” – u shpreh Shehaj. Kreu i Mundësia solli si shembull të diferencës mes tij dhe Flamur Nokën, makinën që përdor deputeti i PD.

Duke komentuar deklaratat që Noka ka bërë gjatë fushatës për Agron Shehajn, kreu i “Mundësia” tha se bëhen pasi ata kanë frikë nga ndryshimi historik që do të sjellë kjo forcë e re politike pas 11 Majit. 

“E kuptoni që Flamur Noka e ka makinën më të shtrenjtë se makina që kam unë? Imagjinoni Flamuri s’ka punuar një ditë në jetën e vetë, makinën e kanë më të shtrenjtë se e imja. Ky është modeli i tyre.

Ia kanë dalë duke shfrytëzuar shtetin, duke u pasuruar me paratë tona. Ky është problem që ata kanë me ne. Ne dallojmë si nata me ditën me ata, dhe këto zgjedhje do jenë historike se për herë të parë një forcë politike e re pa mbështetjen e asnjë force të vjetër politike do hyjë në parlament me një numër deputetësh që do bëjë diferencën në Parlament. 

Kurrë nuk ka ndodhur në Shqipëri që deputetë të një force politike të pakapur të pakorruptueshme transparente me qytetarët në lidhje me financimet do hyjë në Parlament dhe askush nuk mund ti thotë asgjë, nuk mund ta mbajë peng se jemi njerëz të ndershëm nuk kemi pasur asnjë lidhje me pushtetin e nuk i kemi shtrirë dorën askujt, nuk kemi askënd nga pas që na financon fshehurazi kjo i tremb, kjo tremb opozitën por kjo tremb edhe mazhorancën” – deklaroi kreu i Partisë Mundësia.

Agron Shehaj u shpreh i bindur në fjalën e tij se ndryshimi që partitë e vjetra nuk duan të ndodhë, do të vijë në 11 maj dhe ftoi qytetarët që ta përdorin votën për ta bërë të mundur. 

“Ne jemi të vetëdijshëm që jemi në një luftë kjo është lufta për ndryshimin e këta do luftojnë përditë të gjithë bashkë për të ndaluar ndryshimin. Të gjithë, ky është vetëm fillimi se nuk kanë për ta lejuar ndryshimin, nuk e kanë me mua, e kanë me ndryshimin e kanë me ju me dëshirën tuaj për të ndryshuar.

Por ndryshimi nuk mund të vijë vete, secili të shkojë të votojë se ndryshimi nuk mund të ndalet, në 11 maj kemi mundësi të votojmë. Në media ata që janë kundër ndryshimit nxjerrin arsye pse ndryshimi është i pamundur, bëjnë listën, jo po s’ka ndodhur ndonjëherë që një parti e vogël t’ja dalë, thonë që nuk i lë Rama me kriminelët e paratë e korrupsionit, thonë që do vjedhin votat në kuti, kanë një qëllim të bindin qytetarët që ndryshimi nuk do vijë. Por ne jemi të bindur që  ndryshimi do vijë e ndryshimi do fillojë në datën 11 maj” – u shpreh Shehaj.

Related

Tags: Agron ShehajFlamur Nokareplika
Previous Post

Morën para për të lejuar ndërtimin pa leje, GJKKO dënon ish-kreun e IMT në Elbasan, Andri Mehja dhe punonjësin e INUV, Gentian Bako

Next Post

Rrëfimi i Andreas në ‘FermaVIP’: Kur mora vesh që ishte vajzë, i thash gruas të ikte

Lajme të ngjashme

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

by redaktor2
06/05/2025
0

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.